Formular ankese                                 Bëj një ankesë!

Enti Rregullator i Energjise njofton se Mbledhja e Bordit te Komisionereve te ERE-s e dates 11.11.2011 do te shtyhet.

Enti Rregullator i Energjise njofton se Mbledhja e Bordit te Komisionereve te ERE-s e dates 11.11.2011, nuk do te zhvillohet per arsye te impenjimeve nderinstitucionale te anetareve te Bordit dhe ne pamundesi te realizimit te saj ne kete date, ajo shtyhet per ne daten 16.11.2011 ora 10.00.

Permbajtja e Rendit te Dites te kesaj mbledhjeje eshte si vijon:

1.      Mbi kërkesën e shoqërisë “ALBANIAN CHROME” sh.p.k për marrjen e statusit të Klientit Tarifor, 2.      Mbi kërkesën e shoqërisë “DITEKO” sh.p.k për kualifikimin e impiantit prodhues si burim i rinovueshëm energjie, 3.      Mbi kërkesën e shoqërisë “DITEKO” sh.p.k, për liçensim në aktivitetin e Prodhimit të energjisë elektrike, 4.      Mbi kërkesën e shoqërisë “DITEKO” sh.p.k, për liçensim në aktivitetin e Tregtimit të energjisë elektrike. 

Njoftim per vendimet e miratuaranga bordi i komisionereve ne mbledhjen e bordit te dates 17.10.2011

 

ERE njofton se Bordi i Komisionereve ne mbledhjen e tij  te dates 17.10.2011 vendosi te  miratoj si vijon:

1.      Disa shtesa dhe ndryshime në Rregullat e Praktikës dhe Proçedurave të ERE-s,   2.      Kërkesën e shoqërisë “HP OSTROVICA ENERGY” sh.p.k, për kualifikimin e impianteve prodhues (Hec – Faqekuq 1 dhe Faqekuq 2) si burime të rinovueshëm Energjie,   3.      Kërkesën e shoqërisë “SELCA ENERGY” sh.p.k, për transferim të asetit “Hec – Selca”,   4.      Kërkesën e shoqërisë “ERMA MP” sh.p.k, për liçensim në aktivitetin e Prodhimit të Energjisë Elektrike nga Hec “Çarshovë”,   5.      Kërkesën e shoqërisë “ERMA MP” sh.p.k, për liçensim në aktivitetin e Tregtimit të Energjisë Elektrike,     Ndërsa për  kërkesën e shoqërisë “UNION EOLICA ALBANIA” sh.p.k, për shtyerjen e afateve të liçensës Nr.62, Seria NPM08P, për shkak te pamundësise se vazhdimit te mbledhjes për arsye teknike, do te trajtohet ne mbledhjen me te afërt te Bordit te Komisionerëve.

Shtyhet orari per mbledhjen e Bordit, date 30.09.2011

 

Ju komunikoj se mbledhja e Bordit e dates 30.09.2011 do te shtyhet ne oren 13.20, date 30.09.2011.

Njoftim per Lidhjet e Reja date 01.06.2011

Enti Rregullator i Energjisë në mbeshtetje të nenit 25, të Rregullave të Praktikes dhe Procedurave te ERE-s, te miratuara me vendimin e Bordit te Komisionereve te ERE-s, nr.21, datë 18.03.2009 është në fazën e miratimit të “Rregullores për Lidhjet e Reja në Sistemin e Shpërndarjes”, “Marrëveshjes për Lidhjen e Re” dhe “Formularit të Aplikimit për Lidhje të Re” të dërguara në ERE nga CEZ Shpërndarje sh.a. Të gjithë personat, shoqatat, institucionet, që mendojnë se kanë interes për t`u njohur me këtë draft, ftohen të shprehin opinionet dhe komentet e tyre me shkrim brenda 15 ditëve nga dita e publikimit të njoftimit. Me këtë draft mund të njiheni në zyrat e ERE-s (në Drejtorite Juridike dhe Mbrojtjes se Konsumatorit  dhe ate te Liçensimit & Monitorimit te Tregut) në adresën: Bulevardi “Gjergj Fishta ” Nr.10, pranë Qendrës Gjeofizike, Kati III,  Tiranë, si dhe në faqen tonë të web-it:  Rregullore për Lidhjet e Reja në Sistemin e Shpërndarjes Marreveshja per Lidhje te Re Formulari Aplikimit per Lidhje te Re

DPM,_Për shërbimin e kontrollit fillestar dhe periodik të matësve të energjisë elektrike_.DRAFT KONTRATE

 
Ne zbatim te ligjit nr.10362, date 16.12.2010 " Per disa ndryshime ne ligjin nr.9072, date 22.5.2003 " Per sektorin e energjise elektrike", te ndryshuar, autorizohet ERE-ja te miratoje kontraten tip per sherbimin e kontrollit fillestar dhe atij periodik te aparateve mates te propozuar nga DPM. Para se ERE-ja te finalizoje procesin e miratimit te ketij akti vlereson me mjaft interes komentet apo sugjerimet nga palet e interesuara deri ne daten 26.4.2011. DPM, per sherbimin e kontrollit fillestar dhe periodik te matesve te energjise elektrike, DRAFT KONTRATE

 
 

10 Vjetori i Konferences se Investimeve per Energjine dhe Rregullimet

 
organizohet nga ERRA (Shoqata rajonale e Rregullimit te Energjise)  http://www.erranet.org/

Njoftim per marrje mendimi nga palet e interesuara ne lidhje me Rregullat dhe Procedurat Standarte per Faturimin e Demit Ekonomik

 
Njoftim per marrje mendimi nga palet e interesuara ne lidhje me Rregullat dhe Procedurat Standarte per Faturimin e Demit Ekonomik Rregullat dhe Procedurat Standarte per Faturimin e Demit Ekonomik    
 
 

Njoftim per kontraten e furnizimit me energji elektrike ndermjet konsumatoreve tarifor dhe Kompanise qe kryen aktivitetin e furnizimit me energji elektrike

 
Enti Rregullator i Energjise ka detyrimin ligjor  te miratoje kontraten e furnizimit me energji elektrike ndermjet konsumatoreve tarifor dhe Kompanise qe kryen aktivitetin e furnizimit me energji elektrike. Per kete ne daten 11.02.2011, ora 10:00 , prane ERE-es do te zhvillohet nje takim me perfaqesuesit e paleve te interesuara, qe kane depozituar prane ERE-es komentet dhe verejtjet e tyre , per te cilat propozojne te konsiderohen ne permbajtjen e kontrates. Per te realizuar  nje proces publik, transparent dhe gjithperfshires takimi do te jete i hapur ku do te mirpritet cdo koment dhe sugjerim nga pjesmarresit . 

Anullimi perfundimtar i te gjitha faturave me emertimin “dem ekonomik” apo “energji e pamatur”.

 

Deklaratë për Shtyp Enti Rregullator i Energjise, u ben me dije te gjithe konsumatoreve se:       1.      Kompania CEZ Shperndarje ka kryer anullimim e te gjitha faturimeve te kryera konsumatoreve me emertimin “dem ekonomik” apo “energji e pamatur”.   2.      Ftohen te gjithe konsumatoret qe te konsultojne web site-in e CEZ Shperndarje, ne adresen:http://www.cez.al/al/media/lajmet-e-fundit/, per te verifikuar kontratat per te cilat eshte kryer  anullimi.  

ERE do te monitorojë te gjithe veprimet e CEZ Shpërndarje Sh.a. për zgjidhjen e këtij problemi.

Njoftim per marrje mendimi nga palet e interesuara ne lidhje me Rregullat e Alokimit te Kapaciteteve te Interkonjeksionitit

 
E RENDESISHME : JANE TE FTUAR TE GJITHA PALET E INTERESUARA TE SHPREHIN KOMENTET E TYRE  BRENDA 10 DITEVE.    OST sh.a me shkresën nr. 1792/2, datë 22.07.2010, në zbatim të Kapitullit X të vendimit nr. 68, datë 23.06.2008 të ERE-s “Rregullat e Tregut Shqiptar të Energjisë Elektrike”, i ndryshuar, ka paraqitur për miratim në ERE, draftin për “Rregullat për Alokimin e Kapaciteteve të Interkonjeksioneve.”    Për sa sipër, Enti Rregullator i Energjisë në mbeshtetje të nenit 25, të Rregullave të Praktikes dhe Procedurave te ERE-s, te miratuara me vendimin e Bordit te Komisionereve te ERE-s, nr.21, datë 18.03.2009 ka përgatitur draftin e ripunuar me sugjerimet e palëve të interesuara dhe është në fazën e miratimit të tij.    Të gjithë personat, shoqatat, institucionet, që mendojnë se kanë interes për t`u njohur me këtë draft, ftohen të shprehin opinionet dhe komentet e tyre me shkrim brenda 10 ditëve nga dita e publikimit të njoftimit.    Draft, Rregullat per Alokimin e Kapaciteteve te Interkonjeksioneve
 
 

Mbi fillimin e procedurave nga ERE per miratimin e Rregullores per Cilesine e Sherbimit te Shperndarjes dhe Shitjes se Energjise Elekt. dhe Kushtet e Pergjith. te Kontrates se Furnizimit me Energji Elek. per Klientet Familjare dhe Jofamiljare

 
E RENDESISHME : JANE TE FTUAR TE GJITHA PALET E INTERESUARA TE SHPREHIN KOMENTET E TYRE NE LIDHJE ME MATERIALET E PARAQITURA BRENDA DATES 31 JANAR 2011.   Bordi i Komisionereve te Enti Rregullator i Energjise, ne mbledhjen e tij te dates 27.12.2010, vendosi te filloje procedurat per miratimin e:    1-   Rregullores per Cilesine e Sherbimit te Shperndarjes dhe Shitjes se Energjise Elektrike;    2-  Kushtet e Pergjithshme te Kontrates se Furnizimit me energji elektrike per klientet tarifore familjare dhe jofamiljare.   Rregullorja per Cilesine e Sherbimit te Shperndarjes dhe Shitjes se Energjise Elektrike, ka per qellim te krijoje kushtet e nje sherbimi te garantuar per furnizim te panderprere me energji elektrike, te konsumatoreve ne sistemin e shperndarjes se energjise elektrike dhe te percaktoje treguesit e cilesise se furnizimit me energji elektrike te tyre ne perputhje me kerkesat e kesaj rregulloreje. Gjithashtu per here te pare ne kete Rregullore jane percaktuar rregullat dhe detyrimet e ndersjellta ne rastet e mosrespektimit te detyrimeve te furnizuesit me energji elektrike dhe perfituesit te sherbimit, sipas kerkesave te kesaj rregulloreje.             Kjo Draft Rregullore eshte e ndare ne tre pjese:     -                             Rregullat e vazhdueshmerise se Furnizimit;    -                             Rregullat per cilesine tregtare te Sherbimit;    -                             Rregullat per cilesine e Tensionit     Ne kushtet aktuale, pas procesit te privatizimit te Operatorit te Sistemit te Shperndarjes, duke marre ne konsiderate detyrimin sipas Deklarates Rregullatore per miratimin e kushteve te reja te cilesise se sherbimit te furnizimit me energji elektrike te konsumatorit, ERE e vlereson te nevojshme rishikimin e kontrates aktuale te Furnizimit me Energji Elektrike te Klienteve Fundore Familjare dhe Jofamiljare. Nderhyrja ne te ka qellim permiresimin dhe pershtatjen e saj me standartet e reja qe pritet te miratohen duke garantuar nje mbrojtje me te plote te konsumatorit ne marredhenien e tij me kompanine. Kjo kontrate u hartua duke marre parasysh ekulibrimin sa me mire te te drejtave dhe detyrime reciproke midis paleve (konsumator – kompani) si dhe duke u konsultuar me eksperiencat e vendeve europiane (kontrata te vendeve te ndryshme).     Nisur nga rendesia e madhe qe kane per konsumatoret dhe mbare opinionin publik Rregullorja per Cilesine e Sherbimit te Shperndarjes dhe Shitjes se Energjise Elektrike dhe Kontrata e Furnizimit me Energji Elektrike, ERE njofton te gjithe konsumatoret se miratimi i ketyre dokumentave do te behet nepermjet procedurave transparente dhe gjitheperfshirese.      Keto procedura konsistojne ne publikimin online (ne website e ERE-s dhe mediatik te ketyre dokumentave. Pas kesaj do te kete nje proces te konsultimit me Kompanine CEZ Shperndarje Sh.a dhe opinionit publik, nepermjet organizimit te seancave teknike dhe seancave degjimore publike, ku te jene te ftuar te gjithe grupet e interesit. Keto dokumente do te jene te hapura per konsultim me publikun deri ne 31 janar 2011.       Pas perfundimit te ketij afati, ERE konform Rregullores se Praktikes Procedurave, do te shqyrtoje te gjitha komentet e bera nga palet e interesuara dhe do te procedoje me miratimin e tyre.   Rregullore e Cilesise se Sherbimit te Shperndarjes dhe Shitjes se Energjise Elektrike Tabelat per Cilesine e Sherbimit Draft Kontrata e Furnizimit me Energji Elektrike te Klienteve Tarifor

Njoftim per shtyp date 12.11.2010

 
Kryetari i ERE-s pergenjeshtron krejtesisht si te pa vertete deklarimin ne titullin e nje te perditeshme te dites se sotme, se gjoja ai ne intervisten dhene kesaj gazete ka thene: “Do te kemi rritje tjeter te cmimit te energjise me 2011-n”.   Kryetari i ERE-s shpreh keqardhjen qe nje gazetar i specializuar i rubrikes ekonomike te kesaj gazete, te formuloje ne menyre aspak te ndershme dhe profesionale nje deklarate te pavertete e cila dizinformon ne menyre tendencioze opinionin e gjere publik ne nje nga ndjeshmerite e tij me te medha sic eshte cmimi i energjise elektrike.   Kryetari i ERE-s ne menyre transparente dhe profesionale ka spjeguar  ne intervisten e tije se cilet jane faktoret qe ndikojne ne cmimin e energjise elektrike dhe cilat jane procedurat dhe aplikimet per caktimin e cmimeve dhe tarifave te energjise elektrike, ndersa deklarimi se gjoja do te kete rritje te cmimit te energjise elektrike eshte vetem nje sajese e kesaj te perditeshme

Hidrocentrali i Bishnices nje veper bashkekohore elektroenergjetike

 
  Ne daten 4 Nentor 2010,  Kryetari i ERE-s Z. Bujar Nepravishta, se bashku me drejtues te tjere te ERE-s beri nje vizite pune ne Hidrocentralin e Bishnices, ne rrethin e Pogradecit, i cili eshte HEC-i me i ri i futur ne shfrytezim, si investim privat, mbi bazen e nje kontrate koncensionare. HEC-i i Bishnices eshte ndertuar ne fshatin Bishnice,  mbi rjedhen e nje dege te lumit Shkumbin dhe ka nje fuqi te instaluar prej 2500 kW dhe nje prodhim vjetor te energjise elektrike 10 – 15 milion kWh ne vit.  Ky  HEC, nga pikpamja e zgjidhjes konstruktive, perfaqson misherimin me te plote te konceptit klasik te nje HEC-i me derivacion,  mbasi perbehet nga vepra e marrjes, nje dige me lartesi 10 m dhe nje ujembledhesi ne formen e nje liqeni te vogel, kanalit te derivacionit prej betoni me gjatesi 3.5 km, i cili eshte pjeserisht i mbuluar, dekantuesit, tubacionit prej celiku me presion 35 Bar, godines se centralit ku jane instaluar 2 agregat me turbina tip “Pelton” dhe  me gjeneratore sinkron me fuqi te instaluar 1250 KW seicili, n/stacionit ngrites elektrik 10/110 kV me dy transformatore fuqie nga 2500 kVA seicili, si dhe nje linje elektrike ajrore transmetimi me tension 110 kV.  Nga pikpamja teknologjike, ky HEC perfaqson standartet me te larta bashkekohore te realizimit te objekteve te kesaj natyre ne bote. Ai eshte krejtesisht i automatizuar, kontrollohet dhe komandohet ne distance, ne saje te komunikimit me internet, dhe mund te shfrytezohet pa personel shfrytezimi. Pajisjet hidromekanike, elektroenergjetike dhe te kontroll-komandimit jane prodhime te firmave me te njohura perendimore.  Ne programet per te arthmen, investitori, Z. Refat Mustafaraj  shprehet se ne kompozimin e centralit dhe nenobjekteve te tije eshte parashikuar edhe shtimi se shpejti i kapacitetit prodhues me 30%, nepermjet instalimit te nje agregati te trete turbine- gjenerator me fuqi 1250 kW.  Ne fotot bashkelidhur paraqiten pamje te centralit dhe gjithe nenobjekteve te tije.  Gjate rruges per ne HEC-in e Bishnices, perfaqsuesit e ERE-s, pane me shume kenaqesi, shkallen teper te te avancuar te punimeve per ndertimin e HEC-it te Sllabinjes mbi lumin Shkumbin, me fuqi te instaluar 9500 kW , gjithashtu nje investim privat, qe realizohet nga investitor shqiptar, mbi bazen e nje marveshjeje koncensionare dhe qe parashikohet te vihet ne shfrytezim, sipas nje teknologjie bashkekohore, ne 6 mujorin e pare te vitit 2011.   Nga kjo vizite pune, perfaqsuesit e ERE-s krijuan bindjen, se HEC-et e rinj te Tervolit, Dishnices, Lubonjes  dhe Bishnices, te futur tashme ne shfrytezim, me nje fuqi totale te instaluar prej 15,500 kW si dhe HEC-i ne ndertim i Sllabinjes, me kapacitet 9,500 kW, i cili vihet ne shfrytezim ne vitin 2011 dhe e shpije kapacitetin e instaluar nga keta 5 HEC-e te rinj, te dhen me koncension ne 25,000 kW, me nje  prodhimtari vjetore nga 100 – 125 milion kWh ne vit, perfaqsojne nje garanci te sigurte, ne suksesin e politikes se shfrytezimit te rezerves se madhe hidroenergjetike te vendit nepermjet investimeve private te realizuara me kontrata koncensionare. ERE veren me kenaqesi, se ne procesin e ndertimit te HEC-eve te rinj te dhen me koncension po vazhdojne punimet ne shkalle te ndryshme avancimi, ne mbi 20 hidrocentrale.                   

Mbi Konferencen Nderkombetare me teme ”Sektori Shqiptar i Energjise, Sfidat dhe Roli Rregullator”.

Enti Rregullator i Energjise,me rastin e 15 vjetorit te krijimit te ketij Institucioni, ne daten 7 Tetor 2010, organizoi Konferencen Nderkombetare me teme ”Sektori Shqiptar i Energjise, Sfidat dhe Roli Rregullator”. Ne  kete Konference moren pjese Zv/ Kryeministri dhe Ministri i Ekonomise Tregtise dhe Energjitikes Z. Ilir Meta, Zv/Ministra te fushes, autoritete te shquara nderkombetare si: Presidenti i NARUC- Shoqata e Rregullatoreve te Amerikes, Kryetari i Sekretariatit te Komunitetit te Energjise ne Vjene,Kryetari i ERRA-s - Shoqata e Rregullatoreve te Europes Juglindore dhe EuroAzise, 25 Kryetare te Autoriteteve Rregullatore te Energjise nga Europa Juglindore, Zv/Kryetar i MEDREG -  Shoqata e Rregullatoreve te Mesdheut, i cili eshte njekohesisht Kryetari i Autoritetit Rregullator te Italise,si dhekompanite e fuqishme qe operojne ne sektorin e energjise si KESH, OSSH, OST dhe pjesetare te tjere te tregut te energjise ne vendin tone. Ne Konference u trajtuan dhe diskutua lidhur me ceshtje te rendesishme lidhur me rolin rregullator per sektorin e energjise elektrike ne Shqiperi, arritjet e tij dhe sfidat per te ardhmen e ketij sektori. Ky diskutim u perfshi ne kater Sesione.   Sesioni i I -- Siguria e furnizimit me energji dhe aspektet rregullatore – me moderator Z. Slavche Neikov, Kryetar i Sekretariatit te Komunitetit te Energjise te Europes Juglindore; Prezantimet e sesionit te I :                              Fadil Ismajli "KOST"  Nina Grall "ECRB"                      Olsi Karapici "Energy Ashta" Girolamo Caruso "Moncada Energy Group"   Sesioni i II – Eficenca ne prodhimin dhe konsumin e energjisie dhe roli rrgullator–me moderator Z. Gabor Szerenei, Kryetar i ERRA-s. Prezantimet e sesionit te II:                             Engjell Zeqo "KESh" Josef Hejsek "CEZ Shperndarje" Price Waterhouse Coopers David Coen "NARUC" Marija S.Velkovski "TAP"   Sesioni i III – Kuadri Rregullator ne sektorin e energjise ne Shqiperi -me moderator Zj. Entela Shehaj–Komisionere ne ERE. Prezantimet e sesionit te III:                                 Zija Kamberi "AEAI Inc." Besim Islami - Energy Consultant Shkelqim Bozgo - Komisioner ERE William Robb - Konsulent Abaz Aliko - Komisioner ERE Brahim Nouicer "Algerian Energy Regulator"   Sesioni i IV – Standartet e sherbimit te furnizimit me energji elektrike dhe mbrojtja e konsumatorit - me moderator Z. Aleksander Ortis,Kryetar i Autoritetit Rregullator te Italise. Prezantimet e sesionit te IV:                         Eduard Elezi - Drejtor ERE Ilda Bozo - MPÇSociale Entela Sheha - Komisonere ERE Lavdie Konjari - Shef sektori ERE
Ne mbyllje te Konferences,pasi u evidentua eksperienca 15- vjecare e Entit Rregullator dhe arritjet eketij institucioni ne zhvillimin e sektorit te energjise elektrike, u theksua se ecja perpara e reformave ne kete sektor vendos sfida te reja ne sigurimin dhe permiresimin e cilesise se sherbimit te furnizimit me energji elektrike te konsumatoreve si dhe ne plotesimin e kuadrit rregullator i cili do te ndihmoje zhvillimin dhe transformimin e vazhdueshem te ketij sektori nepermjet funksionimit eficent te tregut te energjise elektrike dhe zhvillimit te konkurrences ne kete sektor. Gjithashtu si nje detyre paresore perpara ERE-se, shtrohet krijimi i kuadrit rregullator për zhvillimin dhe rregullimin e sektorit të gazit natyror në Republikën e Shqipërisë, për të mundësuar një treg konkurrues dhe të integruar me tregjet rajonale dhe europiane dhe terheqjen e investimeve ne kete sektor.

Mbi viziten e ERE-s ne HEC-in e Fierzes ne date 18 Qershor 2010

 
  Prej disa vitesh ERE ka ndjekur praktiken e njohjes se stafit te saj me objektet me te rendesishme te licensuarve ne sektorin e energjise elektrike.  Ne kete kuader ne date 18 Qershor 2010 u organizua nje vizite nga Enti Rregullator i Energjise ne HEC-in e Fierzes per tu njohur me nga afer  mbi ecurine e punes ne kete objekt, sidomos ne lidhje me efektivitetin e invetimeve te kryera ne vitet e fundit per reabilitmin e pajisjejeve elektro-mekanike te ketij centrali.  Ne kete vizite moren pjese Bordi i ERE-s dhe stafi teknik i saj.  Gjate vizites ne central ata u priten nga Drejtori i ketij HEC Z. Rame Halili dhe kryeinxhinjeri, te cilet i informuan lidhur me operimin e HEC Fierze sidomos gjate periudhes se muajve te pare te vitit 2010, ku prurjet ne lumin Drin ishin shume te larta, si dhe me situaten aktuale hidroenergjike ne kete HEC.  Ata gjithashtu bene nje panorame te te gjitha investimeve qe ishin realizuar ne central perpara vitit 2010 te cilat kishin bere te mundur operimin e kater agregateve pa nderpreje gjate te gjithe periudhes se punes central, duke treguar efikasitetin e ketyre investimeve.  Grupi i perfaeqesuesve te ERE-s vizitoi edhe sallen e komandes, pervec asaj te turbinave, dhe u njoh me disa prej procedurave dhe menyren e komandimit te agregateve si dhe te bashkepunimit te centralit me Qendren Kombetare Dispecer.  Nga ana e drejtueseve te HEC-it Fierze u ngrit si shqetesim per nje zgjidhje me te mire per evadimin e prurjeve te medha vecanerisht nevoja per investime ne uren prane centralit ne momentet e shkarkimit te plotave te medha qe ky HEC u detyrua te beje gjate muajve te pare te vitit 2010.  Perfaqesuesit e ERE-s shprehen vleresimin e tyre per punen e mire te bere ne menaxhimin me eficience dhe efikasitet te rezerves ujore ne rezervuarin e liqenit te Fierzes ne vecanti, dhe te te gjithe kaskades se Drinit ne pergjithesi, e demonstruar kjo me nje prodhim rekord gjate 5 mujave te pare te ketij viti.  Nga ana tjeter ERE i garantoi drejtuesit e ketij HEC se nga ana e ERE-s do te shqyrtohet me kompetence dhe korrektese cdo investim i nevojshem qe do te propozohet nga ana e KESH per vitet ne vazhdim, sidomos lidhur me sigurine e digave, duke reflektuar kostot e ketyre investimeve eventuale ne tarifat e gjenerimit sipas metodologjive perkatese.

Informacion ne lidhje me Asamblene e 9 te MedReg

 
Asambleja e 9-te e pergjitheshme e MEDREG   Ne 28 Maj 2010 u zhvillua ne Malte mbledhja e Asamblese se Pergjithshme e 9-te e MEDREG-ut (Shoqates se Rregullatoreve te Mesdheut per Energjine dhe Gazin). Ne kete takim morren pjese Kryetari i ERE-s, z. Bujar Nepravishta, dhe komisionerja, znj. Entela Shehaj. Hapja e asamblese u be nga Ministri i Burimeve dhe Bujqesise i Maltes, z. George Pullicino e cila u pasu nga fjalet e mireseradhjes te presidentit te MEDREG-ut z. Alessandro Ortis. Ne takim merte pjese edhe znj. Marie-Christine Jalabert si perfaqesuese e Komisionit Europian qe eshte bashkefinancues i aktiviteteve te MEDREG-ut.    Kater grupet Ad Hoc te MedReg-ut paraqiten rezultatet e deritanishme te aktiviteteve te tyre. Grupi i punes per Ceshtjet Institucionale paraqiti nje vleresim paraprak ne lidhje me ”Mbrojtjen e konsumatoreve ne sektoret e elektricitetit dhe gazit ne Rajonin e Mesdheut”. Nga grupi i punes per elektricitetin u paraqit nje raport ne lidhje me integrimin e tregut te elektricitetit ne Rajonin e Mesdheut ndersa nga grupi i gazit u paraqiten informacione ne lidhje me studimin per statusin dhe zhvillimin e tregut te gazit ne Rajonin e Mesdheut. Grupi ambjentit, energjive te rinovueshme dhe eficences se energjise paraqiti mekanzimat legjislative dhe rregullatore te perdorur per te nxitur prodhimin e nergjise nga burime te rinovueshme dhe eficencen e energjise ne Rajonin e Mesdheut.    Ne kete Asamble githashtu u paraqiten informacione ne lidhje me punen e Konfederates Nderkombetare te Regullatoreve te Energjise (IECR), ku vemendje te vecante ju kushtua grupit Virtual te Punes per Sigurine e Furnizimit i cili drejtohet nga MEDREG-u, si edhe nformacion ne lidhje me bashkepunimin me Banken Europiane per Investime (EIB).    Nje vend te vecante ne Asamblene e 9-te te MedReg-ut zuri percaktimi i buxhetit dhe zgjedhjet e presidentit, dhe kryetareve te grupeve te punes. Presidenti i ri i MEDREG-ut u zgjodh z. Nadjib Otmane nga regullatori Algerian. Zevendespresident u zgjodhen kryetari i rragullatorit te Spanjes dhe kryetari i rregullatorit te Italise.

Rimbursimi

 
Enti Rregullator i Energjise (ERE) i ben me dije te gjithe konsumatoreve te energjise elektrike se ne zbatim te detyrave te vendosura nga ana e ERE-se,OSSH Sha, duke filluar nga fatura e energjise elektrike e muajit prill 2010,ka nisur te kryeje rimbursimin e te gjithe konsumatoreve ndaj te cileve ne faturen e energjise elektrike jane regjistruar mbifaturime te konsumit te energjise elektrike te pa bazuara ne ligj. Kompensimi, per transparence ndaj konsumatoreve, eshte paraqitur ne faturen mujore te energjise elektrike me nje zë te vecante me emertimin “Rimbursimi”.  

Hidrocentrali Tervolit

Ne 12 Maj 2010, Kryetari i ERE-s Z.Bujar Nepravishta se bashku me komisioneret Zj. Entela Shehaj, Z.Abaz Aliko dhe Z. Shkelqim Bozgo ben nje vizite ne Hidrocentralin e Ri te  Tervolit ne rrethin e Gramshit.              Kjo veper e re dhe moderne hidroenergjetike, me fuqi te instaluar 12.5 MW dhe nje prodhim vjetor energjie elektrike prej rreth 50 Milion kWh perfaqson nje investim te sukseseshem privat prej rreth 7 milion Euro, nga investitoret shqiptar.             HEC-i eshte ndertuar ne lumin Holta dhe vepra hidroteknike perfaqson nje central me derivacion, me basenin e marrjes, me nje tunel me gjatesi 3 km dhe nje tubacion metalik me diameter 2.6m  dhe gjatesi rreth200 m. Objekti shfrytezon nje renie prej 198 m.            Ne godinen e Centralit jane instaluar 2 turbina Frensis nga 5 MW seicila dhe nje turbine Pelton me kapacitet 2.5 MW, si dhe impjanti shperndares i tensionit te mesem 6kV dhe salla e komandes. Agregatet e centralit jane te pajisur me rregullatore automatik te fuqise dhe te tensionit.Sistemi i matjes dhe kontrollit eshte i digitalizuar            Nenstacioni 6/35 kV eshte ndertuar ne krah te godines se centralit dhe nepermjet nje linje ajrore 35 kV, me gjatesi rreth 15 km lidhet me sistemin unik energjetik te vendit.            Kjo veper e rendesishme hidroenergjetike eshte ndertuar ne nje terren te veshtire,  brenda 2 vjeteve, ne baze te mareveshjes koncensionare te tipit BOT qe shoqeria “HEC-i Tervolit” ka nenshkruar me Qeverine Shqiptare.            ERE e vlereson kete HEC si nje model suksesi ne strategjine e Qeverise per rritjen e sigurise se furnizimit te vendit me energji elektrike duke shfrytezuar ne radhe te pare potencialet e pasura hidroenergjetike te vendit me pjesmarrjen e kapitalit privat, vendas dhe te huaj.                               

Njoftim mbi perfundimin e afatit te faturimit afrofe

Enti Rregullator i Energjise ben me dije te gjithe konsumatoret e energjise elektrike se ne zbatim te Vendimit te Bordit te Komisionereve te ERE-s Nr.104, Date 22.12.2009 "Per percaktimin e kohezgjatjes per faturimin afrofe per klientet familjare pa mates te energjise elektrike", afati i faturimit afrofe te energjise elektrike ka perfunduar ne daten 30.04.2010. Ne perputhje me vendimin e siperpermenduar, nga data 1.05.2010 nga ana e OSSh Sh.a nuk do te aplikohet me faturim afrofe i energjise elektrike per klientet familjare. Cdo faturim afrofe i energjise elektrike tej ketij afati, do te konsiderohet i jashteligjshem.

Pjesemarrja e Kryetarit te ERE-s ne Takimin e Asamblese se Pergjithshme te ERRA-s ne Budapest date 21 Prill 2010

Ne date 21 Prill 2010 u zhvillua ne Budapest Takimi i Asamblese se Pergjithshme te ERRA-s (Shoqata e Enteve Rregullatore per Evropen Juglindore) me pjesemarrjen e Kryetareve te Vendeve Anetare ku aderon dhe Enti Rregullator shqiptar (ERE), si vend anetar me te drejta te plota.

Kryetaret e Enteve Rregullatore te Vendeve Anetare votuan mbi Planin e Punes dhe Buxhetin e ERRA-s, zgjedhjen e dy anetareve te Presidiumit dhe anetaresimet e vendeve te reja ne ERRA, si dhe mbi anetaresimin e ERRA-s ne Konfederaten Nderkombetare te Rregullatoreve (ICER).

Ne sesionin e pasdites u zhvillua takimi i Kryetareve te ERRA-s ku u diskutua mbi rolin dhe perfshirjen e rregullatorit ne procesin e privatizimit.

Ne kete sesion Z. Nepravishta mbajti nje prezantim me teme: Privatizimi i sukseshem i OSSH, sfida e sektorit te energjise elektrike. Ky prezantim u prit me mjaft interes nga te pranishmit dhe u pasua nga pyetje dhe diskutime mbi eksperiencen shqiptare dhe ato te vendeve te tjera.

Gjithashtu mbi kete teme u mbajt nje prezantim mjaft interesant dhe nga Kryetari i Entit Rregullator te Sllovakise z. Jozef Holjencik qe ngjalli mjaft diskutime mbi aspektet pozitive dhe negative te privatizimit ne Sllovaki dhe ne vendet e tjera.

Kryetari i Entit Rregullator te Bullgarise Z. Angel Semerdjiev u perqendrua ne kontrollin e investimeve nga ana e rregullatorit dhe trajtimin e ceshtjeve gjygjesore te rregullatorit me kompanite. Z. Gabor Szorenyi, Kryetar i ERRA-s, diskutoi mbi eksperiencen e privatizimit ne Hungari. Ai theksoi rolin i qe duhet te luaje Rregullatori ne trajtimin e ankesave te konsumatoreve si dhe ne transparencen me publikun.

Si konkluzion i rendesishem nga pjesemarresit u shpreh fakti se cdo vend perpara procesit te privatizimit se pari duhet te beje ristrukturim te sektorit te energjise elektrike duke krijuar struktura te ndara ligjerisht dhe financiarisht te OST-se, OSSH-se dhe Gjeneruesit Publik dhe mbi kete baze te kalohet ne procesin e privatizimit.

Gjate intervaleve te pushimeve Z. Nepravishta takoi kryetaret prezent dhe i ftoi ata ne evenimentet qe po planifikohen te zhvillohen nga ERE ne Tirane gjate ketij viti.

Pjesemarrja e Kryetarit te ERE-s ne Forumin e VI te Rregullatoreve te Energjise

Ne date 25 Mars 2010 u zhvillua ne Prage Forumi i 6-te Nderkombetar i Rregullatoreve te Energjise.  Ky forum u organizua nen kujdesin e Ministrit te Industrise dhe Tregtise te Republikes se Çekise Z. Vladimir Tosovsky, Ministrit te Puneve te Brendeshme te  Republikes se Çekise dhe Kryetarit te Entit Rregullator te Çekise Z. Josef Firt.

Ky forum u ndoq nga me shume se 120 eksperte te fushes se energjise.

Ne kete forum ishte ftuar te merrte pjese eshte Kryetari i Entit Rregullator te Shqiperise Z. Bujar Nepravishta, i cili mbajti nje prezantim me teme: Sfidat e sektorit te energjise elektrike ne Shqiperi ne sesionin me titull: Forcimi i Rolit te Rregullatoreve ndaj liberalizimit te tregut.

Ceshtjet kryesore qe u trajtuan ne kete forum e vune theksin ne: Sigurine e furnizmit ne Europe, forcimin e rolit te rregullatoreve ndaj liberalizimit te tregut, parashikimin e cmimeve dhe konsumit te energjise pas krizes, perdorimin e teknologjive te reja ne fushen inxhinjerike, diversifikimin e burimeve dhe investimet e reja, kapacitetet nderkufitare dhe mbrojtjen e  tregjeve ndaj black-outit etj.

Gjithashtu u mireprit idea e krijimit te nje kuadri rregullator te unifikuar ndermjet vendeve te Evropes gje e cila do te siguronte nje rritje te transparences.

Gjate intervaleve te ketij Forumi Z. Nepravishta zhvilloi nje takim me Kryetarin e Rregullatorit te Cekise z. Josef Firt per te cuar me tej marrdheniet bashkepunimit mes ketij Rregullatori dhe ERE-s ne te ardhmen.

Gjithashtu Kryetari i ERE-s u takua dhe me organizatoret e ketij takimi dhe me perfaqesues te tjere pjesemarres ne kete Forum.

Pjesemarrja e Kryetarit te ERE-s ne Takimin e Kryetareve te Rregullatoreve te Evropes Juglindore dhe Euroazise.

Ne datat 16-17 Nentor 2009 u zhvillua ne Stamboll takimi i radhes i Kryetareve te Enteve Rregullatore te Energjise te Evropes Juglindore dhe Euroazise. Takimi u organizua nga ERRA (Shoqata e Enteve Rregullatore te Energjise te Evropes Juglindore dhe Euroazise) nen kujdesin e Entit Rregullator te Turqise. Ne takim merrnin pjese me shume 20 Kryetare te Enteve Rregullatore, perfaqesues te BE-se, kompanive te rendesishme investuese dhe eksperte te fushes se energjise. Shqiperia eshte anetare me te drejta te plota ne ERRA dhe ne takim morren pjese Kryetari i ERE-s Z. Bujar Nepravishta se bashku me Z. Shkelqim Bozgo, Komisioner dhe Zj.Eda Gjergji Drejtore e Mardhenieve me Jashte. Ne fjalen e tij Z.Nepravishta trajtoi tre nga sfidat kryesore me te cilat eshte i ballafaquar sektori i energjise ne vendin tone.   - Sigurine e furnizimit ne menyre te panderprere te vendit me energji.   - Eficiencen e gjenerimit dhe te perdorimit te energjise elektrike.   - Alternativat e furnizimit te Shqiperise me gaz natyror. Me shume interes u ndoq prezantimi i Z. Hjuber , perfaqesues i Komisionit Evropian, i cili trajtoi elementet e rinj te Kuadrit Rregullator te BE-se, te parashikuara ne "Paketen e Trete Legjislative te BE-se", e cila ka hyre ne fuqi ne 3 Shtator 2009 dhe do te zbatohet ne 3 shkalle gjate periudhes 2011 deri 2013. Nje theks te vecante ne kete pakete i vihet forcimit te rrolit rregullator ne tregun eenergjise si dhe pavaresise se tij institucionale nga Qeverija dhe nga Industria. Perfaqsuesi i Kompanise se madhe Norvegjeze "Statkraft", Z. Urbanke, ja kushtoi prezantimin e tije faktoreve te cilet e kane bere Shqiperine dhe Turqine, tregjet e tyre te energjise, me nje numur te madh projektesh, mjaft atraktive per terheqien e investimeve te huaja ne ndertimin e burimeve te reja gjeneruese te energjise elektrike. Me interes te vecante u ndoqen edhe prezantimet per rruget dhe menyrat e mbrojtjes se konsumatoreve ne nevoje, skemat e ndryshme te perkrahjes se tyre ne fushen e energjise, si dhe rroli i matesave dhe rrjetave elektrike inteligjete ne rritjen e efiktivitetit te perdorimit te energjise elektrike. Nje takim te rendesishem zhvilluan perfaqsuesit e ERE-s me Kryetarin e Autoritetit Rregullator te Turqise Z. Hasan Koktash. Ne qender te takimit ishte tema e gazit natyror. Nga te dy palet u shpreh interesi dhe gadishmerija e perbashket per te bashkepunuar, ne menyre qe kuadri rregullator i te dy vendeve ne fushen e gazit natyror te jete i harmonizuar ne menyre qe nga pikpamja rregullatore te mos kete asnje pengese ne implementimin e projekteve te interkoneksionit te Shqiperise me rrjetin nderkombetar te gazit nepermjet Turqise, ku sikurse dihet, Turqia perben nje nyje te rendesishme per furnizimin e Evropes Perendimore me gaz nga pellgu i Detit Kaspik dhe Afrika Veriore. Zoti Koktash u angazhua per organizimin e veprimtarive te perbashketa per kete qellim si dhe duke derguar ne ERE edhe specialiste te kualifikuar te gazit natyror. Kryetari i ERE-s u takua gjithashtu edhe me perfaqesuesin e BE-se per Energjine ne Komisionin Evropian, Kryetar« te Enteve Rregullatore dhe pjesemarres te tjere ne takim. Se fundi takimi i kryetareve te rregullatoreve te ERRA-s analizoi bilancin financiar te vitit 2009 dhe miratoi buxhetin per vitin 2010, si dhe programet e aktiviteteve dhe te trajnimeve te stafeve rregullatore.

Seanca Degjimore Publike

Enti Rregullator i Energjise ju ben me dije se organizon seancen zyrtare publike ku do te diskutohet ne lidhje me: - Aplikimin e KESH Sh.a per cmimin e shitjes se energjise elektrike te Furnizuesi Publik me Shumice (KESH sh.a) per vitin 2010 dhe cmimin e  shitjes se energjise elektrike te KESH Gen (KESH sh.a)  - Aplikimin e OST Sh.a per tarifen e sherbimit te transmetimit te energjise elektrike per vitin 2010 -Aplikimin e OSSH Sh.a per tarifen e shitjes me pakice se energjise elektrike per vitin 2010.  Seanca degjimore zhvillohet me date 25.11.2009, ora 1000, ne sallen Teuta te Hotel Tirana International. ERE ju fton te merrni pjese ne kete seance per te shprehur opinionin Tuaj ne lidhje me keto aplikime. Materialet e aplikimeve te KESH Sh.a, OST Sh.a dhe OSSH Sh.a gjenden ne dispozicionin Tuaj per studim prane ERE-se si dhe ne faqen e internetit te ERE-s www.ere.gov.al/publikime/aplikimi per tarife per vitin 2010.  Me qellim qe tu jepet mundesia perfaqesuesve te KESH Sh.a, OST Sh.a dhe OSSH Sh.a ti pergjigjen te gjitha pyetjeve ne seancen degjimore, lutemi depozitoni me shkrim pyetjet, mendimet apo sygjerimet Tuaja ne lidhje me keto aplikime brenda dates 23.11.2009.Ne kuader te mbarevajtjes te zhvillimit te seances, eshte i nevojshem konfirmimi i pjesmarrjes Tuaj dhe personave me te cilet do te perfaqesoheni, prane sekretarise se ERE-s, brenda dates 23.11.2009  

Asambleja e 8-te e rregullatoreve te vendeve te Mesdheut

Me date 13 Nentor 2009 ne Nikasia te Qipros u mblodh asambleja e 8-te e rregullatoreve te vendeve te mesdheut. Ne kete asamble moren pjese perfaqesues nga 16 vende anetare te Rregullatoreve te mesdheut (MEDREG). Mbledhja u sponsorizua nga Rregullatori i vendit prites. Ne kete mbledhje mori pjese edhe delegacioni yne i kryesuar nga Kryetari i Entit Rregullator, Z. Bujar Nepravishta. Mbledhja u kryesua nga Kryetari i MEDREG-ut Z. Aleksandro Ortis. Qellimi i mbledhjes ishte harmonizimi dhe integrimi i tregut te energjise me piksynim perfitimin e konsumatorit. Konferencen e pershendeten autoritete te larta te Qipros si nje antar i Parlamentit dhe ministri qe mbulon energjine, gjithashtu perfaqesuesja e BE. Ne konference u nenvizua se BE do te vazhdoje te mbeshteti kete organizem edhe ne te ardhmen. Me tej konferenca vazhdoi me raportimet e grupeve te punes per rritjet e deritanishme ne rajon. Keshtu u degjuan raportimet e grupit te punes per elektricitetin, grupit te punes per Gazin,grupit te punes per ambjentin dhe energjite e rinovushme si dhe grupi i punes per mbrojtjen e kosumatoreve. Asambleja gjithashtu miratoi raportet e diskutuara dhe kalendarin per vitet 2010 – 2012. Ne konference u miratua gjithashtu ngritja e nje task force tjeter per pjesmarjen ne ICER (International Confederation of Energy Regulator) Konfederata Boterore e Rregullatoreve te energjise. Ne konference u raportuan dhe per ngjarjet e ndryshimet e ndodhura ne vendet pjesmarrese. Ne kete aspekt u prezantua edhe nga ana jone per ndryshimet e ndodhura.

Takimi i Kryetarit te ERE-s me Avokatin e Popullit

Mbrojtja e konsumatorit te energjise elektrike detyre e te gjitha organeve shteterore. Me dt.11.11.2009 Avokati i Popullit Z. Ermir Dobjani zhvilloi nje takim me Kryetarin e Entit Rregullator te Energjise Elektrike Z. Bujar Nepravishta. Qellimi i ketij takimi ishte shkembimi i mendimeve dhe marrja e sqarimeve te nevojshme per cilesine e sherbimeve te furnizimit me energji elektrike te konsumatoreve dhe per propozimet e fundit te OSSH per rritjen e cmimit te energjise. Nga ana e Avokatit te Popullit, midis te tjerash u kerkua qe Enti Rregullator i Energjise Elektrike ne vendimarrjen e tij te mbaje ne konsiderate te drejtat dhe interesin me te larte te konsumatorit shqiptar, duke vepruar me paanesi, integritet dhe objektivitet te larte. Ne kete kuader nga ana e Avokatit te Popullit u pershendet qendrimi i mbajtur nga ERE me Vendimin Nr.77 dt.16.10.2009, ne te cilin nuk eshte pranuar te miratohet "Raporti i Auditit te Humbjeve" te OSSH-s per vitin 2008. Ky vendim tregoi nje pergjegjeshmeri te larte te ERE-s dhe njekohesisht parandaloi ndikime te drejtperdrejta negative ne perllogarijten e ardhshme te shpenzimeve per energjine nga konsumatoret. Avokati i Popullit Z. Ermir Dobjani dhe Kryetari i Entit Rregullator te Energjise Elektrike Z. Bujar Nepravishta shprehen ne menyre te perbashket shqetesimin per abuzimin dhe vjedhjen e energjise elektrike nga nje pjese e qytetareve ne bashkepunim ngandonjehere edhe me punonjes te OSSH-s, e cila po sjell ne vijmesi humbje per kete kompani, duke ndikuar edhe ne kerkesen per rritjen e cmimit te energjise elektrike. Ky fenomen u konstatua nga palet e pranishme se ka rritur se tepermi premisat per nje padrejtesi shoqerore ne raport me konsumatoret e rregullt. Ndaj te dy drejtuesit e institucioneve apelojne jo vetem per pagimin e faturave te energjise nga te gjithe qytetaret, por dhe per forcimin e veprimtarise se organeve te zbatimit te ligjit dhe vecanerisht Prokurorise ne uarjen para drejtesise pa kompromis te personave pergjegjes. Ne perfundim te ketij takimi, Avokati i Popullit Z. Ermir Dobjani dhe Kryetari i Entit Rregullator te Energjise Elektrike Z. Bujar Nepravishta shprehen angazhimin per nje bashkepunim te ndersjelle institucional ne mbrojtje te te drejtave te konsumatorit dhe mbajtjen e kontakteve per te gjitha procedurat dhe seancat degjimore qe do te zhvillohen vecanerisht per propozimet e reja te rritjes se cmimit te energjise elektrike.
AVOKATI I POPULLIT                                                                            KRYETARI I ERE-S Ermir DOBJANI                                                                                          Bujar NEPRAVISHTA

Pjesemarrja e Kryetarit te ERE-s Z. Bujar Nepravishta ne seancen parlamentare te prezantimit te raportit Vjetor te Entit Rregullator Italian ne Parlamentin Italian

Takimi bilateral mes dy kryetareve te Entit Rregullator te Shqiperise dhe Kryetarit te Entit Rregullator te Italise ne kuadrin e marrveshjes se bashkepunimit te nenshkruar mes dy Rregullatoreve

Ne date 14 korrik kryetari i ERE-s Z. Bujar Nepravishta ishte i ftuar nga kryetari i Entit Rregullator Z. Alesandro Ortis per te marre pjese ne seancen parlamentare te prezantimit te raportit Vjetor te Entit Rregullator Italian AEEG per vitin 2009 ne Parlamentin italian. Gjate prezantimit Z. Ortis theksoi si nje aktivitete te rendesishem te AEEG edhe marrveshjen e nenshkruar me ERE-n per bashkepunim dhe shkembim eksperience ne fushen e energjise dhe gazit natyror. Ne vijim ne date 15 korrik Z. Nepravishta dhe Z. Ortis zhvilluan dhe nje takim bilateral ne kuadrin e marrveshjes me stafet respektive per te diskutuar mbi Planin e Veprimit per implemetimin e marrveshjes per periudhen 2009-2010. Ne kete Plan veprimi jane perfshire ceshjte kryesore te identifikuara nga drejtorite teknike te ERE-s mbi tarifat dhe cmimet, licensimin dhe monitorimin, ceshtjet ligjore dhe marrdheniet me publikun, qe do te jene ne fokus te ketij bashkepunimi ku synimi i ERE-s eshte dhe perfitimi ne kete drejtim nga eksperienca dhe ekspertet italian. Gjithashtu nga kryetaret u firmosen dhe personat e percaktuar sipas marrveshjes per te ndjkekur implementimin e saj hap pas hapi, nga pala italiane eshte Z. Bernardini dhe per palen shqiptare Zj. Gjergji. Nje pike e rendesishme e ketij takimi ishte dhe kerkesa e ERE-s drejtuar Entit Italian per fonde ne drejtim te sponsorizimti te ketyre aktiviteteve te perbashketa. porno izle sikiş izle Nga ana e Z. Ortis u theksua mundesia per financim nga ana e BERZh dhe Ambasades Italiane ne kete drejtim, si dhe u sugjerua perfshirja e nje fondi per te mbuluar keto aktivitete si pjese e findeve qe keto organizma planifikojne per Shqiperine dhe sektorin. 
 
 

Forumi i V i Rregullatoreve te Energjise

Ne date 26 Mars 2009 eshte zhvilluar ne Prage Forumi i 5-ste nderkombetar i Rregullatoreve te Energjise. Ky forum u organizua nen kujdesin e Kryeministrit te Republikes se Çekise Z. Mirek Topolanek, Zev. Kryeministrit Z. Alexandr Vodra, dhe Kryetarit te Entit Rregullator te Çekise Z. Josef Firt.
Ky forum u ndoq nga me shume se 120 eksperte te fushes se energjise. Ne kete forum ishte ftuar te merrte pjese eshte Kryetari i Entit Rregullator te Shqiperise Z. Bujar Nepravishta. Ceshtjet kryesore ne kete forum qe u trajtuan e vune theksin ne: Prioritetet e Qeverise Çeke qe mban dhe Presidencen e BE-se dhe vendeve te tjera te rajonit ne furnizimin me energji dhe impaktet e saj ne polikat e ndjekura, liberalizimi kundrejt forcimit te rolit te enteve rregullatore ne Evrope, impakti i krizes se gazit ne te ardhmen, rritja e sigurise dhe qendrueshmerise se furnizimit ndaj uljes se kostove subjekt i rregullimit, likuiditete  ne tregjet e energjise, levizshmeria e cmimeve dhe reduktimi i konsumit te energjise
si rezultat i krizes ekonomike boterore si dhe sfidat qe kane ne kete proces rregullatoret etj.Gjithashtu u mireprit idea e krijimit te nje kuadri rregullator te unifikuar ndermjet vendeve te Evropes gje e cila do te siguronte nje rritje te transparences. Gjate intervaleve te ketij Forumi Z. Nepravishta zhvilloi nje takim me Kryetarin e Rregullatorit te Cekise z. Josef Firt per te vendosur marrdhenie bashkepunimi dhe shkembyer ekperience mes ketij rregullatori dhe ERE-s ne te ardhmen mbi ceshtjet e rregullimit. Gjithashtu Z. Nepravishta zhvilloi nje takim dhe me perfaqesuesin e Rregullatorit te Rumanise Z. Vioreal Valicus per te vendosur nje marrdhenie bashkepunimi me Rregullatorin e Rumanise per te zhvilluar nje vizite te stafit teknik te ERE-s prane ketij rregullatori ne kuadrin e procesit te privatizimit te kompansie se shperndarjes me qellim perfimin nga eksperienca rumune ne drejtim te vendosjes se marrdhenieve mes Rregullatorit dhe kompanise. Gjithashtu Kryetari i ERE-s u takua dhe me organizatoret e ketij takimi dhe me perfaqesues te tjere pjesemarres ne kete forum.

logo
Bulevardi "Bajram Curri", Rruga "Viktor Eftimiu" Nr.1023, Tiranë

Enti Rregullator i Energjisë

Rrjetet Sociale:

Formular ankese