Njoftim për shlyerjen e detyrimit të Pagesës Rregullatore me Vendim të Bordit nr.142,datë 15.06.2021 për vitin 2021.

Në zbatim të nenit 17 pikat 1, 2 dhe 4 të Ligjit nr.43/2015 “Për sektorin e energjisë elektrike”, i ndryshuar, nenit 14 të Ligjit nr.102/2015 “Për sektorin e gazit natyror”, i ndryshuar, "Rregullores për përcaktimin dhe miratimin e pagesave rregullatore", miratuar me vendimin e Bordit të ERE nr. 190, datë 23.11.2017, ndryshuar me vendimin e Bordit të ERE nr.129, datë 10.08.2020, Bordi i ERE-s me vendimin nr.142, datë 15.06.2021 ka miratuar pagesën rregullatore për vitin 2021.

Sjellim në vëmendje se Vendimi i Bordit nr.142, datë 15.06.2021 është botuar në Fletoren zyrtare nr: 103, datë 29.06.2021.

Deri në bërjen aktive të sistemit të fiskalizimit nga ana e ERE-s, të licensuarit të  kryejnë shlyerjen e pagesës të detyrimit  brenda 30 ditëve nga botimi në Fletore Zyrtare.

Në zbatim të AKTIT NORMATIV Nr.27, datë 1.07.2021  “Për një shtesë në Ligjin nr.9920, datë 19.05.2008 “Për  procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, shtohet pika 7  me këtë  përmbajtje:

“Përjashtimisht parashikimeve në këtë ligj, për  kundravajtje  administrative që lidhen me afatet e hyrjes në fuqi dhe zbatimit efektiv të ligjit nr.87/2019, ”Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, të ndryshuar, zbatimi i sanksioneve do të filloj të aplikohet pas datës 1 Janar 2022.

Ky akt normativ është  botuar në Fletoren Zyrtare  numër :106, me datën 2  Korrik 2021,

dhe  hyn në  fuqi menjëherë me botimin  në Fletoren Zyrtare.

Linku i Aktit Normativ: Pamja e dokumentit - Qendra e Botimeve Zyrtare (qbz.gov.al)

Likujdimi do të bëhet në BKT Dega “Ismail Qemali” Tiranë nr. llogarie 0200511 në lek, ose IBANI AL 7320511021200511 CLCUCLALLL shërbimi i komisionit të bankës (në nisje dhe mbërritje) do të paguhet nga ana juaj.

Prezantimi i Raportit Vjetor per vitin 2020

Prezantimi i Raportit Vjetor, 01 Korrik 2021

rv2020

U prezantua sot Raporti Vjetor i ERE në Kuvendin e Shqipërisë, nga Kryetari, Z. Petrit Ahmeti. Në këtë raport janë paraqitur në mënyrë të detajuar të dhëna mbi ecurinë e Sektorit të Energjisë Elektrike dhe të Gazit Natyror për Vitin 2020, si dhe krahasimet e disa prej treguesve të këtij viti me vitet parardhës. Gjatë fjalës së tij, Z. Ahmeti në mënyrë të përmbledhur prezantoi gjëndjen e këtij sektori dhe veprimtarinë e ERE-s pergjatë Vitit 2020. Ndër të tjera ai vuri theksin mbi aktivitetin vjetor të ERE-s me qëllim garantimin e përmbushjes së detyrimeve të pjestarëve të tregut për të siguruar furnizimin me energji, me cilësi dhe me kosto sa më të ulët të klientëve si dhe rikujtoi që në bashkëpunim të ngushtë me partnerët kryesorë të përpilimit të legjislacionit primar dhe sekondar, Sekretariatin e Komunitetit të Energjisë në Vienë, MIE, Autoritetin e Konkurencës etj., ERE do të ketë në fokus implementimin e paketës së katërt legjislative, atë të paketës së pastër, krijimin e bursës së Energjisë Elektrike, në drejtim të zbutjes së efekteve tek klientët fundorë, vijimin dhe konsolidimin e proçesit të ndarjes së OSSH në përputhje me detyrimet ligjore dhe angazhimet ndërkombëtare, si dhe zhvillimin më tej të kuadrit rregullator për sektorit e gazit natyror. Me gjithë arritjet e prezantuara në raport, duke konsideruar se ende mbetet shumë për të punuar në kuadër, Z.Ahmeti në mbyllje të fjalës së tij tha se puna e ERE në vijim do të fokusohet në çështje që lidhen me miratimin dhe zbatimin e rregullores së transparencës dhe integritetit të tregut me shumicë të energjisë elektrike, monitorimi i implementimit të ndarjes funksionale dhe organizative të OSHEE-së, zbatimi i planit strategjik, reforma në sektorin elektro – energjitik, impakti i burimeve të rinovueshme dhe zbatimi i strategjisë për infrastrukturën kritike.

Gjithashtu Z. Ahmeti ju përgjigj dhe pyetjeve të disa prej anëtarëve të kuvendit.

Në fund të seancës nga ana e Kuvendit u mbështet veprimtaria e ERE-s për vitin 2020 si dhe u votua Projekt Rezoluta “PËR VLERËSIMIN E VEPRIMTARISË SË ENTIT RREGULLATOR TË ENERGJISË PËR VITIN 2020” paraqitur nga ana e Komisioinit të Veprimtarive Prodhuese, Tregtisë dhe Mjedisit, me detyrat për ERE përgjatë vitit 2021.

Njoftim date 12.10.2020

 


Ne vijim edhe te njoftimit te mepareshem, duke marre shkak nga shtimi i rasteve te rezultuara pozitiv me SARS-CoV-2 (Covid -19) ne institucion, per te ruajtur shendetin e punonjesve dhe te konsumatoreve apo paleve te cilet kane marredhenie me Entin, ne perputhje dhe      me instruksionet e Ministrise se Shendetesise dhe OBSH,  nga dita e hene dt. 12/10/2020 dhe pergjate gjithe javes ne vijim,

Ju njoftojme se cdo korespondence drejtuar institucionit duhet te dergohet me e-mail tek adresa elektronile zyrtare e Entit Rregullator te Energjise Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

ERE do te marre te gjitha masat per mbarevajtjen e punes nepermjet mjeteve elektronike te komunikimit.

Njoftim

 

Duke marre shkak nga shtimi i rasteve te rezultuara pozitiv me SARS-CoV-2 (Covid -19) ne institucion, per te ruajtur shendetin e punonjesve dhe te konsumatoreve apo paleve te cilet kane marredhenie me Entin, ne perputhje dhe me instruksionet e Ministrise se Shendetesise dhe OBSH, duke filluar nga dita e hene dt. 05/10/2020 dhe pergjate gjithe javes ne vijim,

Ju njoftojme se cdo korespondence drejtuar institucionit duhet te dergohet me e-mail tek adresa elektronile zyrtare e Entit Rregullator te Energjise Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

ERE do te marre te gjitha masat per mbarevajtjen e punes nepermjet mjeteve elektronike te komunikimit.

Prezantimi i Raportit Vjetor per vitin 2019

 

Kryetari I ERE-s mori pjesë në seancën dëgjimore për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin në drejtimin e kryetarit Z. Niko Peleshi,    e organizuar me Videokonferencë më datë 20.05.2020. Z. Petrit Ahmeti raportoi mbi veprimtarinë e Entit Rregullator të Energjisë, lidhur me sektorin e energjisë elektrike dhe atë të gazit natyror, për vitin 2019. Deputetët u prezantuan dhe me vështirësitë e arritjet me të cilat janë përballur këta sektorë.Per me teper...



logo
Bulevardi "Bajram Curri", Rruga "Viktor Eftimiu" Nr.1023, Tiranë

Enti Rregullator i Energjisë

Rrjetet Sociale:

Formular ankese