Informacion ne lidhje me Asamblene e 9 te MedReg

 
Asambleja e 9-te e pergjitheshme e MEDREG   Ne 28 Maj 2010 u zhvillua ne Malte mbledhja e Asamblese se Pergjithshme e 9-te e MEDREG-ut (Shoqates se Rregullatoreve te Mesdheut per Energjine dhe Gazin). Ne kete takim morren pjese Kryetari i ERE-s, z. Bujar Nepravishta, dhe komisionerja, znj. Entela Shehaj. Hapja e asamblese u be nga Ministri i Burimeve dhe Bujqesise i Maltes, z. George Pullicino e cila u pasu nga fjalet e mireseradhjes te presidentit te MEDREG-ut z. Alessandro Ortis. Ne takim merte pjese edhe znj. Marie-Christine Jalabert si perfaqesuese e Komisionit Europian qe eshte bashkefinancues i aktiviteteve te MEDREG-ut.    Kater grupet Ad Hoc te MedReg-ut paraqiten rezultatet e deritanishme te aktiviteteve te tyre. Grupi i punes per Ceshtjet Institucionale paraqiti nje vleresim paraprak ne lidhje me ”Mbrojtjen e konsumatoreve ne sektoret e elektricitetit dhe gazit ne Rajonin e Mesdheut”. Nga grupi i punes per elektricitetin u paraqit nje raport ne lidhje me integrimin e tregut te elektricitetit ne Rajonin e Mesdheut ndersa nga grupi i gazit u paraqiten informacione ne lidhje me studimin per statusin dhe zhvillimin e tregut te gazit ne Rajonin e Mesdheut. Grupi ambjentit, energjive te rinovueshme dhe eficences se energjise paraqiti mekanzimat legjislative dhe rregullatore te perdorur per te nxitur prodhimin e nergjise nga burime te rinovueshme dhe eficencen e energjise ne Rajonin e Mesdheut.    Ne kete Asamble githashtu u paraqiten informacione ne lidhje me punen e Konfederates Nderkombetare te Regullatoreve te Energjise (IECR), ku vemendje te vecante ju kushtua grupit Virtual te Punes per Sigurine e Furnizimit i cili drejtohet nga MEDREG-u, si edhe nformacion ne lidhje me bashkepunimin me Banken Europiane per Investime (EIB).    Nje vend te vecante ne Asamblene e 9-te te MedReg-ut zuri percaktimi i buxhetit dhe zgjedhjet e presidentit, dhe kryetareve te grupeve te punes. Presidenti i ri i MEDREG-ut u zgjodh z. Nadjib Otmane nga regullatori Algerian. Zevendespresident u zgjodhen kryetari i rragullatorit te Spanjes dhe kryetari i rregullatorit te Italise.