Prezantimi i Raportit Vjetor, 01 Korrik 2021
U prezantua sot Raporti Vjetor i ERE në Kuvendin e Shqipërisë, nga Kryetari, Z. Petrit Ahmeti. Në këtë raport janë paraqitur në mënyrë të detajuar të dhëna mbi ecurinë e Sektorit të Energjisë Elektrike dhe të Gazit Natyror për Vitin 2020, si dhe krahasimet e disa prej treguesve të këtij viti me vitet parardhës. Gjatë fjalës së tij, Z. Ahmeti në mënyrë të përmbledhur prezantoi gjëndjen e këtij sektori dhe veprimtarinë e ERE-s pergjatë Vitit 2020. Ndër të tjera ai vuri theksin mbi aktivitetin vjetor të ERE-s me qëllim garantimin e përmbushjes së detyrimeve të pjestarëve të tregut për të siguruar furnizimin me energji, me cilësi dhe me kosto sa më të ulët të klientëve si dhe rikujtoi që në bashkëpunim të ngushtë me partnerët kryesorë të përpilimit të legjislacionit primar dhe sekondar, Sekretariatin e Komunitetit të Energjisë në Vienë, MIE, Autoritetin e Konkurencës etj., ERE do të ketë në fokus implementimin e paketës së katërt legjislative, atë të paketës së pastër, krijimin e bursës së Energjisë Elektrike, në drejtim të zbutjes së efekteve tek klientët fundorë, vijimin dhe konsolidimin e proçesit të ndarjes së OSSH në përputhje me detyrimet ligjore dhe angazhimet ndërkombëtare, si dhe zhvillimin më tej të kuadrit rregullator për sektorit e gazit natyror. Me gjithë arritjet e prezantuara në raport, duke konsideruar se ende mbetet shumë për të punuar në kuadër, Z.Ahmeti në mbyllje të fjalës së tij tha se puna e ERE në vijim do të fokusohet në çështje që lidhen me miratimin dhe zbatimin e rregullores së transparencës dhe integritetit të tregut me shumicë të energjisë elektrike, monitorimi i implementimit të ndarjes funksionale dhe organizative të OSHEE-së, zbatimi i planit strategjik, reforma në sektorin elektro – energjitik, impakti i burimeve të rinovueshme dhe zbatimi i strategjisë për infrastrukturën kritike.
Gjithashtu Z. Ahmeti ju përgjigj dhe pyetjeve të disa prej anëtarëve të kuvendit.
Në fund të seancës nga ana e Kuvendit u mbështet veprimtaria e ERE-s për vitin 2020 si dhe u votua Projekt Rezoluta “PËR VLERËSIMIN E VEPRIMTARISË SË ENTIT RREGULLATOR TË ENERGJISË PËR VITIN 2020” paraqitur nga ana e Komisioinit të Veprimtarive Prodhuese, Tregtisë dhe Mjedisit, me detyrat për ERE përgjatë vitit 2021.
Ne vijim edhe te njoftimit te mepareshem, duke marre shkak nga shtimi i rasteve te rezultuara pozitiv me SARS-CoV-2 (Covid -19) ne institucion, per te ruajtur shendetin e punonjesve dhe te konsumatoreve apo paleve te cilet kane marredhenie me Entin, ne perputhje dhe me instruksionet e Ministrise se Shendetesise dhe OBSH, nga dita e hene dt. 12/10/2020 dhe pergjate gjithe javes ne vijim,
Ju njoftojme se cdo korespondence drejtuar institucionit duhet te dergohet me e-mail tek adresa elektronile zyrtare e Entit Rregullator te Energjise Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.
ERE do te marre te gjitha masat per mbarevajtjen e punes nepermjet mjeteve elektronike te komunikimit.
Duke marre shkak nga shtimi i rasteve te rezultuara pozitiv me SARS-CoV-2 (Covid -19) ne institucion, per te ruajtur shendetin e punonjesve dhe te konsumatoreve apo paleve te cilet kane marredhenie me Entin, ne perputhje dhe me instruksionet e Ministrise se Shendetesise dhe OBSH, duke filluar nga dita e hene dt. 05/10/2020 dhe pergjate gjithe javes ne vijim,
Ju njoftojme se cdo korespondence drejtuar institucionit duhet te dergohet me e-mail tek adresa elektronile zyrtare e Entit Rregullator te Energjise Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.
ERE do te marre te gjitha masat per mbarevajtjen e punes nepermjet mjeteve elektronike te komunikimit.
Kryetari I ERE-s mori pjesë në seancën dëgjimore për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin në drejtimin e kryetarit Z. Niko Peleshi, e organizuar me Videokonferencë më datë 20.05.2020. Z. Petrit Ahmeti raportoi mbi veprimtarinë e Entit Rregullator të Energjisë, lidhur me sektorin e energjisë elektrike dhe atë të gazit natyror, për vitin 2019. Deputetët u prezantuan dhe me vështirësitë e arritjet me të cilat janë përballur këta sektorë.Per me teper...
Per arsye te ndryshimit te kompanise qe ofrom sherbimin e website disa nga materialet mund te jene te mos jene te riferskura ne kohe.
Jemi duke punuar per sistemimin sa me pare te tyre.
Njoftim per zhvillimin e nje seance degjimore date 26.12.2017, ora 10:00 ne ambientet e ERE-s
ne lidhje me "Miratimin e tarifës së shërbimit të transmetimit të energjisë elektrike nga OST sh.a për vitin 2018"

Njoftim !
Te gjithe subjektet e interesuara, jane te ftuara te japin komentet e tyre ne lidhje me “Rregulloren e lidhjeve te reja ne sistemin e shperndarjes” te propozuar per miratim ne Bordin e ERE, nga Operatori I sistemit te shperndarjes OSHEE sh.a.
Lutemi te shprehni qendrimin tuaj dhe komentet mbi kete draft perpara dates 05.08.2016.
Draftin e propozuar te Rregullores se lidhjeve te reja ne sistemin e shperndarjes, do ta gjeni ne faqen zyrtare te ERE www.ere.gov.al nen zerin Konsultime.