Ne datat 6-9 Prill 2009 u zhvillua ne Varshave Konferenca e 8-te e Investimeve dhe Rregullimit e organizuar nga Shoqata e Enteve Rregullatore per Evropen Juglindore (ERRA) ku aderon dhe Enti Rregullator shqiptar(ERE), si vend anetar me te drejta te plota. Ne kete konference mori pjese nje ekip i ERE-s i kryesuar nga Kryetari z. Bujar Nepravishta.Kjo konference cilesohet si nje event kryesor ne fushen e energjise per vendet e Evropes Qendrore dhe Juglindore si dhe ato te Evropes Perendimore dhe ka nje pjesemarrje nga rregullatoret, kompanite, investitoret strategjik, konsulentet me fokus ne ceshtjet dhe vendimmarjen rregullatore ne rajon me rreth 200 pjesemarres.
Temat kryesore te konferences u perqendruan ne investimet ne fushen e energjise, ceshtjet e rregullatorit dhe mesimet e nxjerra, energjite alternative, mundesite dhe kufizimet e tyre, liberalizimi i tregjeve te energjise dhe ceshtjet e rregullimit te lidhura me cmimet e energjise. Nga ana e ERE-s u mbajt nje prezantim mbi ceshtjet e investimeve, cmimeve dhe sigurise ne rrjet nga Zj. Entela Shehaj-Komisionere. Z. Nepravishta mori pjese ne takimin e Asamblese se Pergjithshme te Kryetareve te ERRA-s ku Kryetaret e Enteve Rregullatore votuan per zgjedhjet e presidiumit dhe anetaresimet e vendeve te reja ne ERRA, si dhe ne takimin e kryetareve te ERRA-s ku u diskutua mbi rolin dhe sfidat e rregullatorit ne situaten aktuale te krizes ekonomike. Z. Nepravishta zhvilloi nje takim me Kryetarin dhe perfaqesuesit e Rregullatorit te Malit te Zi ku u vendosen mardhenie dhe u diskutua konkretisht per lidhjen e nje marrveshjeje bashkepunimi mes dy rregullatoreve per te bashkepunuar ne fushen e energjise elektrike dhe gazit natyror. Gjithashtu Z. Nepravishta zhvilloi nje takim me Kryetarin e Entit Rregullator te Rumanise, per te realizuar nje vizite te stafit teknik te ERE-s ne Entin e Rumanise, me qellim njohjen dhe perfitimin nga eksperienca rumune ne procesin e privatizimit. Nga te dy Kryetaret u ra dakort per nje bashkepunim me te ngushte dhe per zhvillimin e kesaj vizite ne muajt ne vijim. Kryetari i ERE-s zhvilloi nje takim edhe me perfaqesuesin e USAID z. Bob Archer mbi asistencen qe do te jepet nga USAID per ERE-n ne drejtim te kuadrit ligjor per gazin dhe koordinimin dhe me vendet te tjera per projektet e gazit qe planifikohen te ndertohen ne rajon me vendet fqinje. Gjithashtu u zhvilluan takime e biseda dhe me perfaqesues te tjere pjesemarres ne kete konference.
Njoftim Sot, me date 11.03.2009, ne ambjentet e Hotel Sheraton, u nenshkrua Marreveshja e Blerjes se 76 % te Aksioneve te Shoqerise Anonime “Operatori i Sistemit te Shperndarjesâ€, e lidhur midis Ministrise se
Ekonomise Tregtise dhe Energjitikes dhe investitorit strategjik shoqerise ceke CEZ, a.s. Nenshkrimi i kesaj Mareveshjeje, u be nga ana e perfaqesuesit te Qeverise Shqiptare, Z. Genc Ruli, Minister i Ekonomise Tregtise dhe Energjitikes,
dhe perfaqesuesit te Shoqerise CEZ, a.s., Z. Shmort. Privatizimi i Shoqerise OSSH Sha, eshte nje hap i rendesishem ne drejtim te rritjes perfomances se kesaj Kompanie, nepermjet garantimit te sigurise se furnizimit te konsumatoreve me energji elektrike, uljes se humbjeve ne rrjet dhe mbledhjes se te ardhurave nga shitja e energjise.
Njoftim per Mbledhjen e Madridit, Ne daten 26 Maj 2008 u mblodh ne Madrid, Asambleja e Pergjitheshme e Rregullatoreve te Energjise Elektrike dhe te Gazit Natyror te vendeve te Mesdheut (MEDREG), ne te cilen mori pjese dhe nje perfaqesi e ERE-s e kryesuar nga Kryetari Z. Bujar Nepravishta. Ne takim theksi u vendos ne formulimin e nje kuadri rregullash dhe procedurash te perbashketa ne perputhje me parimet e pergjitheshme te ndertimit te autoriteteve rregullatore ne fushen e energjise ne menyre qe te mundesohet nje bashkepunim sa me efektiv dhe sa me dobisjelles pe te gjitha vendet e rajonit mesdhetar.Asamblea degjoi dhe diskutoi Raportet e pergatitura nga grupet e posacme te punes te cilat trajtonin 1-    Ndertimin institucional dhe menyren e funksionimit te rregullatoreve duke ju  pershtatur direktivave te BE-se.     2-    Analizen e sektorit elektrik rajonal dhe menyren e bashkepunimit per nje treg  rajonal dhe zhvillimin perspektiv te tij. 3-    Analizen e sektorit rajonal te gazit natyror, projektet e bashkepunimit dhe te zhvillimit perspektiv. 4-    Analizen e problemeve mjedisore rajonale, te zhvillimit te burimeve te energjive te rinovueshme si dhe te rritjes se eficiences se energjise. Nje raport i posacem ju kushtua mardhenieve institucionale te MEDREG-ut me institucionet rregullatore te Evropes Qendrore dhe Lindore (ERRA), te BE-se CEER, ERGEG, te Traktatit te Athines, te Rregullatoreve te Sh.B.A-se (NARUC) etj. Nga disa vende te rajonit si Turqia, Egjipti, Izraeli,Shqiperia, Kroacia etj. u paraqiten raporte informuese mbi zhvillimet kryesore te sektorit te energjise ne keto vende. ERE gjithashtu zhvilloi takime me rreguallatoret e Italise, Greqise dhe Turqise per hapat e metejshem te programit te bashkepunimit ne perputhje me mareveshjet e nenshkruara me rregullatoret e ketyre vendeve.Krahas kesaj u zhvilluan takime edhe me rregullatoret e Spanjes e Izraelit ne te cilat u shpreh vullneti per vendosje bashkepunimi dypalesh me interes te perbashket ne te ardhmen. Ne fund, Asambleja e Pergjitheshme rizgjodhi Zotin Alessandro Ortis President te MEDREG-ut per nje mandat te ri 2 vjecar, (Zoti Ortis eshte President i Autoritetit Rregullator te Italise)
Ne daten 20.05.2008 ne qytetin e Bukureshtit u zhvillua nje takim me Komisionerin Pergjegjes per Departamentin e Tarifave te Rregullatorit te Rumanise, Z. Viorel Alicus. Qellimi i ketij takimi ishte shkembimi i eksperiences se Rumanise per rolin dhe pozicionin e Rregullatorit ne procesin e privatizimit te sektorit te shperndarjes te energjise elektrike, i cili parashikohet te perfundoje brenda vitit 2008. Ceshtjet kryesore qe u trajtuan ne kete takim ishin : ·     Percaktimi i vleres se Bazes se Aseteve te Rregulluar (RAB) mbi te cilen do te      llogaritet fitimi. ·     Si perfshihet volumi i investimeve per qellime te llogaritjes se tyre ne RAB.  ·     Amortizimi i aseteve ·     Percaktimi i struktures se kapitalit ·     Norma e kthimit mbi asetet ·     Standartet e cilesise se sherbimit per shperndarjen  ·     Percaktimi i objektivave te humbjeve ne shperndarje  ·     Perfshirja e mosarketimeve ne te ardhurat e kerkuara  ·     Marzhi i fitimit per Funizuesin Publik  ·     Perllogaritja e Kapitalit te punes ne te ardhurat e kerkuara  ·     Trajtimi i personelit egzistues ne momentin e privatizimit  ·     Skema e subvencinimit te shtresave ne nevoje  ·     Mareveshjet Afatgjate te Blerjes se Energjise Diskutimi i ketyre ceshtjeve me perfaqesuesit e Rregullatorit Rumun vleresohet nga ana jone si eksperience shume e rendesishme, e cila do te sherbeje ne procesin e hartimit e kuadrit rregullator te nevojshem per privatizimin e Operatorit te Sistemit te Shperndarjes.
Ne kuadrin e Programit te Partnershipit me Agjensine Kombetare te SHBA Komisioni Rregullator per Kompanite (NARUC), me sponsorizim te USAID dhe NARUC, nga data 12 deri 16 Maj, nje grup i Entit Rregullator i kryesuar nga Kryetari i tij, Z. Bujar Nepravishta, zhvilloi nje udhetim studimor per Politikat e Rregullimit te Sektorit te Energjise Elektrike, ne qytetet Harrisburg dhe Norristown, Pennsylvania dhe Washington, DC. Ky aktivitet eshte vazhdim i nje serie aktivitetesh partnershipi te zhvilluara me pare nga ERE-ja me Rregullatore te ndryshem te SHBA dhe kishte si objektiv kryesor shkembimin e eksperiences dhe informacionit midis ERE-se dhe Rregullatorit te Pennsylvanise PUC, duke nxitur dhe zhvilluar praktikat rregullatore dhe kapacitet vendimarrese te tij. Gjate pjeses se pare te Programit qe u zhvillua prane Rregullatorit te Pennsylvanise, vemendja kryesore iu kushtua kuadrit rregullator ne krijimin dhe zhvillimin e tregjeve te energjise elektrike, sfidat aktuale te sektorit te energjise elektrike ne Shqiperi, monitorimit te ketij tregu dhe trajtimin e problemeve te konkurences gjate procesit te hapjes se tregut te energjise elektrike. Nje vemendje e vecante iu kushtua problemeve te sigurise se furnizimit ne te gjitha aspektet. Per sa i takon mjaftueshmerise se prodhimit, u trajtuan mekanizmat per stabilizimin e kpaciteteve gjeneruese, masat strategjike per mbulimin e kerkeses per energji si dhe procesi per miratimin e kapaciteteve te reja gjeneruese, duke u fokusuar ne gjetjen e pikave te perbashketa dhe implementimin e praktikave me te reja, ne perputhje me legjislacion aktual te vendit tone. Ne aspektin e sigurise se furnizimit dhe qendrueshmerise se sistemit te transmetimit, u trajtua roli i Rregullatorit ne sigurimin e mjaftueshmerise se ketij sistemi, probleme te politikave dhe standarteve ne planifikimin, operimin dhe zhvillimin e rrjetit, menyra e studimit per kerkime per investimet e reja dhe mbulimi i kostove te ketyre investimeve. Nje sesion i vecante iu kushtua ceshtjeve te sigurise dhe cilesise se furnizimit te konsumatorit me energji elektrike, detyrimet minimale baze te sherbimit dhe zgjidhjes se mosmareveshjeve. Te dyja palet bene paraqitjen e sistemeve te tyre te rregullimit dhe monitorimit te kompanise dhe sherbimeve qe ajo ofron, krahasimin e menyrave te monitorimit si dhe funksionet qe perbejne dhe rregullojne furnizuesin e alternatives se fundit. Gjithashtu u diskutua edhe mbi problemet e qe ndeshen gjate ristrukturimit te tregjeve te energjise, rregullat, pergjegjesite dhe trajtimi i tregut balancues si dhe monitorimi i tij. Nje hapesire e vecante iu kushtua trajtimi te tregut te gazit natyror aspektet rregullatore te tij, te cilat paraqiten interes te vecante per Rregullatorin tone dhe rolin qe do te kete ai ne rregullimin e ketij sektori ne Shqiperi. Me interes ishte edhe diskutimi mbi aspektet rregullatore te energjise berthamore ne Pennsylvani.  Nga ana e organizatoreve, u mundesua nje vizite pune ne Pennsylvania-New Jersey-Maryland (PJM) Interconnection, LLC, e cila eshte nje organizate transmetimi rajonale (RTO) dhe luan nje rol shume te rendesishem ne sistemin e transmetimit te energjise te SHBA. Me shume interes ishte njohja me menyren e sofistikuar te menaxhimit te tregut te energjise dhe procesin e planifikimit rajonal qe kryen kjo Kompani e cila siguron qendrueshmerine e zones qendrore me te madhe te kontrollit dhe dispecerimit ne Ameriken e Veriut, duke koordinuar levizjen e flukseve ne tregun e energjise elektrike me shumice me te madh ne bote. Ne diten e fundit te qendrimit ne SHBA, u zhvilluan takime shume te rendesishme me perfaqesues te Rregullatorit Federal te Shteteve te Bshkuara (FERC), si dhe te Rregullatorit te Washington, DC. Gjate takimit me perfaqesues te NARUC dhe USAID, u diskutua lidhur me ecurine e metejshme te bashkepunimit dhe ndihmes qe do ti akordohet Rregullatorit tone nga keto organizata.
Enti Rregullator i Energjise denoncon si shpifje dhe si nje te pavertete dizinformuese per opinionin publik, deklaraten e gazetes “Koha Jone” te dates 2 Prill 2010 ne te cilen shkruhet: ERE: PRIVATIZIMI I OSSH, NJE ZHGENJIM. Enti Rregullator i Energjise eshte nje institucion i pamvarur i Shtetit Shqiptar i cili me objektivitet dhe paaneshmeri analizon veprimtarine ne sektorin e energjise elektrike per te gjithe te licensuarit prej tij, ne kete kuader edhe te OSSH-se dhe raporton per situaten ne sektorin e energjise, ne Kuvendin e Shqiperise, sikunder kerkohet nga ligji “Per Sektorin e Energjise Elektrike”.
Enti Rregullator i Energjise nuk ben deklarata politike, por me profesionalizem te larte ka analizuar arritjet e rendesishme te sektorit te energjise elektrike gjate vitit 2009 sikunder ka pasqyruar me realizem edhe sfiden e veshtire te nivelit te larte te humbjeve te energjise dhe te nivelit te ulet te arketimeve me te cilen per me se 18 vjet eshte ballafaquar ky sektor.
Perdorimi per informim publik, jashte kontekstit te pergjithshem, i citimit te fjaleve apo frazave te vecanta, te cilat shkaktojne dizinformim publik, apo dhe me keq, shpifja e te pathenave, jane nje akt i papranueshem, qe demtojne rende jo vetem informimin publik por dhe besueshmerine dhe kredibilitetin e nje media, qe do te pretendonte te ishte serioze.
Enti Rregullator i Energjise denoncon si shpifje dhe si nje te pavertete dizinformuese per opinionin publik, deklaraten e gazetes “Koha Jone” te dates 2 Prill 2010 ne te cilen shkruhet:
ERE: PRIVATIZIMI I OSSH, NJE ZHGENJIM.
Enti Rregullator i Energjise eshte nje institucion i pamvarur i Shtetit Shqiptar i cili me objektivitet dhe paaneshmeri analizon veprimtarine ne sektorin e energjise elektrike per te gjithe te licensuarit prej tij, ne kete kuader edhe te OSSH-se dhe raporton per situaten ne sektorin e energjise, ne Kuvendin e Shqiperise, sikunder kerkohet nga ligji “Per Sektorin e Energjise Elektrike”. Enti Rregullator i Energjise nuk ben deklarata politike, por me profesionalizem te larte ka analizuar arritjet e rendesishme te sektorit te energjise elektrike gjate vitit 2009 sikunder ka pasqyruar me realizem edhe sfiden e veshtire te nivelit te larte te humbjeve te energjise dhe te nivelit te ulet te arketimeve me te cilen per me se 18 vjet eshte ballafaquar ky sektor.
Perdorimi per informim publik, jashte kontekstit te pergjithshem, i citimit te fjaleve apo frazave te vecanta, te cilat shkaktojne dizinformim publik, apo dhe me keq, shpifja e te pathenave, jane nje akt i papranueshem, qe demtojne rende jo vetem informimin publik por dhe besueshmerine dhe kredibilitetin e nje media, qe do te pretendonte te ishte serioze.