Formular ankese                                 Bëj një ankesë!

Njoftim

 
 Njoftojme se pika e pare e mbledhjes se ditës se Hene datë.28.01.2013, ora10:00, ne lidhje me "Miratimin e struktures  se propozuar nga CEZ Shperndarje per administrimin e perkoheshem" do te shtyhet per arsye teknike.

Njoftim

 
 Njoftojme se pika e pare e mbledhjes se ditës se Hene datë.28.01.2013, ora10:00, ne lidhje me "Miratimin e struktures  se propozuar nga CEZ Shperndarje per administrimin e perkoheshem" do te shtyhet per arsye teknike.
 

Njoftim "Per Kontraktimin e nje Konsulenti Nderkombetar per rastin e Cez Shperndarje, qe do te asistoje Entin Rregullator te Energjise (ERE)"


“PËR KONTRAKTIMIN E NJË KONSULENTI NDËRKOMBËTAR PËR RASTIN E CEZ SHPËRNDARJE, QË DO TË ASISTOJË ENTIN RREGULLATOR TË ENERGJISË (ERE)”

Enti Rregullator i Energjisë, me shkresën nr. 683/3 Prot., datë 31.10.2012,  ka kërkuar nga Avokatura e Shtetit fillimin e procedurave ligjore për përzgjedhjen e një konsulenti ndërkombëtar, i cili do të kishte mundësi reale të ofronte konsulencë të kënaqshme në fushën e licencimit në sektorin energjetik, në përputhje me Kreun IV të vendimit nr. 392, datë 08.04.2009 të Këshillit të Ministrave “Për miratimin e rregullores “Për marrëdhëniet e Avokaturës së Shtetit me institucionet shtetërore dhe entet publike, rolin e Avokatëve të Shtetit në gjykim, si dhe normat e posaçme procedurale”.

Avokatura e Shtetit, pasi ka shqyrtuar rastin, me shkresën nr. 1705/9 Prot., datë 31.10.2012 drejtuar Ministrit të Drejtësisë, ka kërkuar kontraktimin e një konsulenti, për të ofruar konsulencë për Entin Rregullator të Energjisë, me qëllim asistimin për arritjen e një marrëveshje me shoqërinë CEZ Shpërndarje sh.a.. Kërkesës së Avokaturës së Shtetit drejtuar Ministrit të Drejtësisë, i bashkëngjitet edhe kërkesa e titullarit të administratës publike  për kontraktimin e një konsulenti (shkresa nr. 683/3 Prot., datë 31.10.2012 e Kryetarit të Entit Rregullator të Energjisë).

Duke mbajtur në konsideratë vlerësimet e bëra në shkresën nr. 1705/9 Prot. , datë 31.10.2012 të Avokatit të Përgjithshëm të Shtetit dhe shkresën nr. 683/3 Prot., datë 31.10.2012 të Kryetarit të Entit Rregullator të Energjisë, ku specifikohet nevoja e kontraktimit të një konsulenti ndërkombëtar për të asistuar Entin Rregullator të Energjisë për rastin e CEZ Shpërndarje, vlerësoj se:
1-    kjo çështje është me rëndësi të veçantë për interesat e shtetit dhe për moscenimin e sigurisë së furnizimit me energji elektrike të konsumatorëve tariforë.
2-    kjo çështje është shumë e vështirë për t’u ndjekur nga Avokatura e Shtetit, për shkak të kompleksitetit shumë të madh të çështjes, si dhe nevojës për njohuri mbi praktikën ndërkombëtare në fushën e licencimit në sektorin e energjisë.
3-    për këtë çështje organi i administratës publike (Enti Rregullator i Energjisë) ka çmuar të paraqesë kërkesë për fillimin e procedurave ligjore për përzgjedhjen e një konsulenti, i cili do t’i asistojë dhe ndihmojë lidhur me rastin e CEZ Shpërndarje.

Në këtë kuadër, në përputhje me ligjin nr. 10018, datë 13.11.2008 “Për Avokaturën e Shtetit” dhe paragrafin 1, të nenit 18, të Rregullores bashkëlidhur vendimit nr. 392, datë 08.04.2009 të Këshillit të Ministrave “Për miratimin e rregullores “Për marrëdhëniet e Avokaturës së Shtetit me institucionet shtetërore dhe entet publike, rolin e Avokatëve të Shtetit në gjykim, si dhe normat e posaçme procedurale”, me Urdhrin nr. 6792/5, datë 01.11.2012 të Ministrit të Drejtësisë “Për fillimin e procedurave për kontraktimin e një konsulenti ndërkombëtar për rastin e CEZ Shpërndarje, që do të asistojë Entin Rregullator të Energjisë (ERE)”, është urdhëruar fillimi i procedurave për kontraktimin e një konsulenti ndërkombëtar, për t’i ofruar Entit Rregullator tw Energjisw konsulencë në fushën e licencimit në sektorin elektroenergjetik, duke qenë se kjo çështje ka një natyrë të veçantë dhe të ndërlikuar juridike, si dhe kërkon njohuri të specializuar në fushën ligjore dhe financiare në sektorin elektroenergjetik.

Për këtë qëllim, në urdhrin nr. 6792/5, datë 01.11.2012 të Ministrit të Drejtësisë është ngritur Komisioni i Përzgjedhjes, i cili do të vlerësojë ofertat dhe do t’i paraqes Ministrit të Drejtësisë një raport të hollësishëm mbi klasfifikimin përfundimtar, sipas pikëve të marra nga cdo kandidat për konsulent. Për informacione më të hollësishme lidhur me konkurimin referojuni Kreut IV, të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 392, datë 08.04.2009 “Për marrëdhëniet e Avokaturës së Shtetit me institucionet shtetërore dhe entet publike, rolin e avokatëve të shtetit në gjykim, si dhe normat e posaçme procedurale”.

Më poshtë gjendet dokumentacioni i plotë mbi këtë çështje dhe procesin e konkurimit.

1.    FTESËN PËR OFERTË nr. 6792/7 Prot., datë 01.11.2012

2.    Urdhri Ministrit Nr. 6792/2, datë 01.11.2012

3.    Urdhri i Ministrit Nr. 6792/5, datë 01.11.2012

4.    Ligji nr. 10018, datë 13.11.2008 "Për Avokaturën e Shtetit"

5.    Vendimi nr. 392, datë 08.04.2009 të Këshillit të Ministrave “Për miratimin e rregullores “Për marrëdhëniet e Avokaturës së Shtetit me institucionet shtetërore dhe entet publike, rolin e Avokatëve të Shtetit në gjykim, si dhe normat e posaçme procedurale”

Njoftim per Shtyrjen e Mbledhjes se Bordi te dates 22.10.2012

 
Enti Rregullator i Energjise, njofton shtyrjen e  mbledhjes se parashikuar per tu zhvilluar ne daten 22 tetor 2012, ne lidhje me fillimin e proçedurave per heqjen e Licenses per Shpërndarjen e Energjise Elektrike shoqerise CEZ Shperndarje sh.a. per arsye te përfundimit te analizes se te dhenave dhe argumentave plotësuese te kërkuara nga ana e ERE-s per CEZ Shperndarje si dhe rakordimit me institucionet nderkombetare, me qellim minimizimin e kostove dhe gjetjen e nje zgjidhje sa me te drejte qe nuk do te cenonte garantimin e sigurise se furnizimit me energji elektrike dhe mbrojtjen e interesave te konsumatoreve.

Faleminderit !

Njoftim per organizimin e Konferences date 29 tetor 2012,Hotel Sheraton

 
 Enti Rregullator i Energjisë, nen kujdesin e Sh.T. Z. Sali Berisha, Kryeministër i Shqipërisë dhe Qeverisë Norvegjeze, organizon ne daten 29 Tetor 2012, Hotel Sheraton Tirana, Konferencën me teme:

"Tregu dhe Infrastruktura Energjetike drejt Integrimit: Paketa e 3-të e BE për Energjinë – Implikime për Zhvillimin e Sektorit Shqiptar të Energjisë"

Kjo konferencë synon të informojë pjesëmarrësit rreth Paketës së 3-të të BE për Energjinë dhe ndikimit të saj në sektorin energjetik shqiptar. Sh.T. Z. Sali Berisha, Kryeministër i Shqipërisë, do të hapë konferencën dhe do të japë një vështrim të përgjithshëm mbi klimën ekonomike dhe investimet e huaja në sektorin energjitik në Shqipëri. Përfaqësues të lartë të Qeverisë, Komisionit Europian dhe Qeverisë Norvegjeze do të ndajnë përvojat e tyre si drejtues të reformave rrënjësore në sektorin energjetik. Midis pjesëmarrësve do të ketë përfaqësues nga institucionet shqiptare dhe rajonale, institucionet multilaterale ndërkombëtare, sektori privat, dhe shoqatat e biznesit.

Axhenda

Ftesa

Njoftim

Njoftim per shtyrjen e mbledhjes se bordit te dates 10 Shtator ne date 11 shtator ora 11:00

Njoftim

 
 Njoftojme se Mbledhja e Bordit te Komisionereve e dates 27.07.2012 do te zhvillohet ne date 31.07.2012 ora 10:00.

Njoftim per miratimin e disa ndryshimeve ne Rregullat e Tregut te Energjise Elektrike

 
 Bordi i Komisionerëve të Entit Rregullator të Energjisë (E.R.E), në mbledhjen e tij të datës 16.07.2012, mbasi shqyrtoi propozimin e Drejtorive Teknike për disa ndryshime ne Rregullat e Tregut te Energjisë Elektrike, Vendosi të miratojë ndryshimet në Rregullat e Tregut të Energjisë Elektrike. Per me shume lexo vendimin...Vendim nr.93
 

Njoftim per mbledhjen e Bordit të Komisionerëve

 
Në zbatim të nenit 7 të Ligjit Nr.9072, datë 22.05.2003, “Për Sektorin e Energjisë Elektrike”; nenit 9 të Rregullores për Organizimin dhe Funksionimin e Brendshëm të Entit Rregullator të Energjisë të miratuar me vendimin Nr. 141, datë 24.12.2008 dhe nenit 14 të Rregullave të Praktikës dhe Proçedurave të ERE-s, ju njoftoj se ditën e Merkure datë 06.06.2012, ora 10.00, zhvillohet mbledhja e Bordit të Komisionerëve sipas këtij rendi dite:   Kliko per materialin e plote

Udhezues per Menaxhimin dhe Alokimin e Kapaciteteve ne Projektin TAP

 
 Ne mbledhjen e Bordit te Komisionereve te ERE-s date 23.04.2012 u miratua "Udhezuesi per Menaxhimin dhe Alokimin e Kapaciteteve ne Projektin TAP"   Rregullore Licensimit te Gazit Natyror
Udhezues per Menaxhimin dhe Alokimin e Kapaciteteve ne Projektin TAP

ERE vleresohet me Cmimin Europian per Mbrojtjen e konsumatoreve Shqiptare nga Zyra per Mbrojtjen e Konsumatorit

 
Ne date 15 Mars 2012 ne Diten Europiane te Mbrojtjes se Konsumatorit Zyra per Mbrojtjen e Konsumatorit (ZMK) vleresoi me Cmimin Europian per Mbrojtjen e konsumatoreve Shqiptare per vitin 2011, Entin Rregullator te Energjise.
Ky cmim erdhi ne vleresim te punes se ERE-s për trajtimin me përkushtim, transparence, paanshmëri dhe brenda afateve ligjore të ankesave të konsumatorëve, si dhe për realizimin e një proçesi transparent dhe gjithë përfshirës, ne miratimin e Kontratës së Furnizimit të Klientëve Tarifore dhe Rregullores për Cilësinë e Shërbimit të Shpërndarjes dhe Furnizimit të energjisë elektrike.

ERE është vlerësuar posaçërisht pasi ne hartimin e këtyre Dokumenteve te rëndësishëm, ka marre parasysh detyrimet e përcaktuara ne Direktivën 2003/54/EC te Parlamentit Europian dhe rekomandimet e Sekretariatit te Komunitetit te Energjise si dhe ka respektuar Standardet Ndërkombëtare te trajtimit te ankesave te konsumatoreve ISO - 10001 dhe ISO - 10002.

Këto dy dokumente kane për qellim ekuilibrimin sa me mire te te drejtave dhe detyrimeve reciproke midis konsumatoreve dhe Kompanisë se Shpërndarjes duke garantuar një mbrojtje me te plote te interesave te konsumatoreve ne marrëdhënien e tij me kompaninë.

Gjithashtu, për here te pare këto, dy Dokumente krijojne kushtet e nje sherbimi te garantuar per furnizim te panderprere me energji elektrike te konsumatoreve ne sistemin e shperndarjes se energjise elektrike dhe percaktojne standartet minimale te cilesise se sherbimit te ofruar.

Nje vleresim te vecante ne drejtim te punes se ERE-s per mbrojtjen e konsumatorit u konsiderua dhe mosndryshimi i cmimit te energjise elektrike per vititn 2012 per konsumatoret shqiptare.

Workshop mbi Tregun e energjise elektrike dhe Rregullimin ne Shqiperi dhe Evropen Juglindore

 
Ne daten 1 Shkurt 2012 u zhvillua ne Tirane nje Workshop mbi Tregun e Energjise elektrike dhe rregullimin ne Shqiperi dhe Evropen Juglindore nen kujdesin e vecante te Kryeministrit te Shqiperise Z. Sali Berisha, si dhe me bashkepunimin e ERE-s dhe kompanise norvegjeze Statkraft, me pjesemarrjen e Ministrit te Ekonomise Tregtise dhe Energjitikes Z. Nasip Naco.   Ne fjalen e tij Kryeministri Berisha tha se liberalizimi i tregut të energjisë është një nga drejtimet kryesore të përpjekjeve të Qeverisë në fushën e energjisë, pasi energjia përbën drejtimin themelor në projektin Shqipëria, një vend me zhvillim të qëndrueshëm dhe se qeveria është e vendosur të zbatojë standardet më liberale në Europë, në tregun energjetik.   Kryetari i ERE-s Z. Sokol Ramadani foli mbi modelin e tregut ne Shqiperi dhe rolin e punen e kryer nga ERE ne baze te ketij model.   Ky model i hapi rrugen privatizimit te sektorit te shperndarjes dhe funksionimit te tregut ne perputhje me parimet e konkurrences se lire. Ne baze te ketij modeli u perpunua i tere legjislacioni sekondar, kryesisht Rregullat e tregut, metodologjite e reja te cmimeve dhe tarifave dhe njekohesisht rregullorja per leshimin e certifikatave te origjines per energjine elektrike nga burime te rinovueshmme, per te krijuar nje ambjent sa me atraktiv per investime te reja ne gjenerimin e energjise elektrike nga keto burime.   Gjithashtu edhe Ministri Naco shprehu arritjet e deritanishem dhe zhvillimet ne tregun e energjise elektrike si dhe theksoi gadishmerine e Qeverise dhe politikat e saj per mbeshtetjen investimeve ne sektorin e energjise neprmjet paketes legjislative qe pritet te miratohet per energjine. Zev.Drejtoresha e Statkraft Zj. Tima Iyer e vuri theksin tek rendesia e ketij workshopi qe do te luaje nje rol ne promovimin e mundesive, per krijimin e nje ambjenti krejt transparent ne kryerjen e investimeve ne sektorin e energjise elektrike dhe qe te tilla aktivitete te kthehen ne shkembim eksperience dhe analiza me te detajuar te sektorit te energjise ne vend, te funksionimit te tregut ne Shqiperi dhe nepemjet hapave te metejshme qe do te identifikohen ne fund te ketij aktiviteti te merren vendime te rendesishme per te gjitha palet e interesuara.   Axhenda     Foto                                                Prezantimet    Claus Urbanke - Market Integration    Devoll Hydro Power Presentation_ February 01.2011    Luan Aranitasi_APS - OST sh.a. - v1    Next steps Sokol Ramadani ERE 1.2.2012    Statkraft presentation Torbjorn Sletten-1-2-2012-kort    Tima Iyer- Senior Vice President International Hydropower-Statkraft      Wholesale Power Market Plamen Popov 120201 pre ppo Tirana Feb12 fv   

Takim i Kryetarit te ERE-s me Ambasadorin e Ambasades Italiane ne Tirane Z. Gaiani

 

Ne date 12 Janar 2012 u zhvillua nje takim mes Kryetarit te ERE-s Z. Ramadani dhe Ambasadorit te Ambasades Italiane ne Tirane Z. Gaiani.

Ne takim u diskutua mbi rendesine e vendosjes se nje mardhenie bashkepunimi mes ketyre institucione persaperket sektorit te energjise ne Shqiperi dhe rolit te Rregullatorit ne kete sektor.

Nga ana e Ambasadorit Italian u shpreh mbi rendesine e nxitjes se investimeve te huaja ne kete sektor, ndertimi i linjes nen-ujore me Italine, marrveshjet nder-qeveritare mes dy vendeve tona si dhe marrveshjet bilaterale mes dy Rregullatoreve.

Nga ana e Kryetarit te ERE-s u be nje pershkrim i shkurter i sektorit te energjise ne Shqiperi, dhe rolit te rregullatorit dhe sfidat qe shfaqen perpara tij dhe nevojat qe ka ERE aktualisht ne drejtim te energjive te rinovueshme, tregut te energjise, cilesise se sherbimit, harmonizmit te legjislacionin me vendet e zhvilluara te BE-se etj.

Gjithashtu u diskutua dhe Projekti IPA Cross Border Adriatik dhe perfitimet qe do te sillte ky projekt per forcimin e kapaciteteve dhe ngritjes institucionale te Rregullatorit. Si dhe ne drejtim harmonizmit te legjislacionit me vendet fqinje dhe ato te BE-se, fuksionimin e tregut te energjise, praktikat per mbrojtjen e konsumatoreve, per energjine e rinovueshme dhe investimet lidhur me to, si dhe per forcimin e bashkepunimit ne rajon e me gjere.

Persaperket fushes se gazit dhe projektit TAP u sigurua nga te dy palet se do te punohet me tej per ta nxitur zhvillimin e ketij projekti me avantazhe per te dyja vendet tona.

Nga te dy palet u ra dakort se bashkepunimi i nisur ndermjet dy paleve do te vazhdoje edhe ne te ardhmen perfshire shkembimin e eksperiencave te rregullatoreve te te dy vendeve dhe krijimin e nje klime te pershtatshme investimesh per investitoret privat ne sektorin e energjise.

Njoftim

 
Ne vijim te komunikimeve me median dhe publikun, Enti Rregullator i Energjise do te publikoje se shpejti ne faqen e web-it, njoftimin per daten dhe oren per zhvillimin e mbledhjes se Bordit te Komisionereve per miratimin e tarifave dhe cmimeve te energjise elektrike per Periudhen e Trete Rregullatore 2012-2014.

Njoftim per zhvillimin e mbledhjes se miratimit te tarifave dhe cmimeve te energjise elektrike

Enti Rregullator i Energjise njofton te gjithe konsumatoret e energjise elektrike se mbledhja e radhes e Bordit te Komisionereve per miratimin e tarifave dhe cmimeve te energjise elektrike per Periudhen e Trete Rregullatore, do te zhvillohet diten e enjte, date 15 Dhjetor, ora 12:00, prane ambjenteve te ERE-se.

Njoftim

 

Enti Rregullator i Energjisë (ERE) njofton se në mbledhjen e datës 06.12.2011, ora 10.00 të Bordit të Komisionerëve, u miratuan çështjet si më poshtë:

1.      Mbi caktimin e KPMG-së në cilësinë e ekspertit që do të përfaqësojë ERE-n në Panelin Rishikues të kërkuar nga Çez Shpërndarje sh.a.  2.      Mbi kërkesën e shoqërisë “SNOW ENERGY” sh.p.k, për fillim procedure për liçensim në aktivitetin e Prodhimit të energjisë elektrike nga HEC “Koka 1”,  3.      Mbi kërkesën e shoqërisë “SNOW ENERGY” sh.p.k, për fillim procedure për liçensim në aktivitetin e Tregtimit të energjisë elektrike,  4.      Mbi kërkesën e shoqërisë “HEC – ULËZ SHKOPET” sh.a, për liçensim në aktivitetin e Prodhimit të energjisë elektrike nga HEC “Ulëz” dhe HEC “Shkopet”,  5.      Mbi kërkesën e shoqërisë “HEC – ULËZ SHKOPET” sh.a, për liçensim në aktivitetin e Tregtimit të energjisë elektrike,  6.      Mbi kërkesën e shoqërisë “HEC LANABREGAS” sh.a, për liçensim në aktivitetin e Prodhimit të energjisë elektrike nga HEC “Lanabregas”,  7.      Mbi kërkesën e shoqërisë “HEC LANABREGAS” sh.a, për liçensim në aktivitetin e Tregtimit të energjisë elektrike,  8.      Mbi kërkesën e shoqërisë “HEC BISTRICA 1&2” sh.a, për liçensim në aktivitetin e Prodhimit të energjisë elektrike nga HEC “Bistrica 1” dhe HEC “Bistrica 2”,  9.      Mbi kërkesën e shoqërisë “HEC BISTRICA 1&2” sh.a, për liçensim në aktivitetin e Tregtimit të energjisë elektrike.  

                                            KRYETARI

                                       Sokol RAMADANI

Njoftim per Mbledhje Bordi date 07.12.2011

 

Në zbatim të nenit 7 të Ligjit Nr.9072, datë 22.05.2003, “Për Sektorin e Energjisë Elektrike”; nenit 9 të Rregullores për Organizimin dhe Funksionimin e Brendshëm të Entit Rregullator të Energjisë të miratuar me vendimin Nr. 141, datë 24.12.2008 dhe nenit 14 të Rregullave të Praktikës dhe Proçedurave të ERE-s, ju njoftoj se ditën e Mërkurë datë 07.12.2011, ora 12.30, zhvillohet mbledhja e Bordit të Komisionerëve sipas këtij rendi dite:  

1.      Lidhur me miratimin e Planit të Investimeve për periudhën e Tretë Rregullatore (2012 – 2014) të KESH sh.a,

2.      Lidhur me miratimin e Planit të Investimeve të OST sh.a për periudhën e Tretë Rregullatore (2012 – 2014),

3.      Lidhur me miratimin e Planit të Investimeve për periudhën e Tretë Rregullatore (2012 – 2014) të ÇEZ Shpërndarje sh.a,

4.      Për llogaritjen e Tarifave të Prodhimit dhe Shërbimeve të Furnizimit me Shumicë, Transferimit, Shpërndarjes, Furnizimit me pakicë dhe të Çmimeve të energjisë elektrike për konsumatorët tariforë për periudhën e Tretë Rregullatore (2012 – 2014).

logo
Bulevardi "Bajram Curri", Rruga "Viktor Eftimiu" Nr.1023, Tiranë

Enti Rregullator i Energjisë

Rrjetet Sociale:

Formular ankese