Hidrocentrali i Bishnices nje veper bashkekohore elektroenergjetike

 
  Ne daten 4 Nentor 2010,  Kryetari i ERE-s Z. Bujar Nepravishta, se bashku me drejtues te tjere te ERE-s beri nje vizite pune ne Hidrocentralin e Bishnices, ne rrethin e Pogradecit, i cili eshte HEC-i me i ri i futur ne shfrytezim, si investim privat, mbi bazen e nje kontrate koncensionare. HEC-i i Bishnices eshte ndertuar ne fshatin Bishnice,  mbi rjedhen e nje dege te lumit Shkumbin dhe ka nje fuqi te instaluar prej 2500 kW dhe nje prodhim vjetor te energjise elektrike 10 – 15 milion kWh ne vit.  Ky  HEC, nga pikpamja e zgjidhjes konstruktive, perfaqson misherimin me te plote te konceptit klasik te nje HEC-i me derivacion,  mbasi perbehet nga vepra e marrjes, nje dige me lartesi 10 m dhe nje ujembledhesi ne formen e nje liqeni te vogel, kanalit te derivacionit prej betoni me gjatesi 3.5 km, i cili eshte pjeserisht i mbuluar, dekantuesit, tubacionit prej celiku me presion 35 Bar, godines se centralit ku jane instaluar 2 agregat me turbina tip “Pelton” dhe  me gjeneratore sinkron me fuqi te instaluar 1250 KW seicili, n/stacionit ngrites elektrik 10/110 kV me dy transformatore fuqie nga 2500 kVA seicili, si dhe nje linje elektrike ajrore transmetimi me tension 110 kV.  Nga pikpamja teknologjike, ky HEC perfaqson standartet me te larta bashkekohore te realizimit te objekteve te kesaj natyre ne bote. Ai eshte krejtesisht i automatizuar, kontrollohet dhe komandohet ne distance, ne saje te komunikimit me internet, dhe mund te shfrytezohet pa personel shfrytezimi. Pajisjet hidromekanike, elektroenergjetike dhe te kontroll-komandimit jane prodhime te firmave me te njohura perendimore.  Ne programet per te arthmen, investitori, Z. Refat Mustafaraj  shprehet se ne kompozimin e centralit dhe nenobjekteve te tije eshte parashikuar edhe shtimi se shpejti i kapacitetit prodhues me 30%, nepermjet instalimit te nje agregati te trete turbine- gjenerator me fuqi 1250 kW.  Ne fotot bashkelidhur paraqiten pamje te centralit dhe gjithe nenobjekteve te tije.  Gjate rruges per ne HEC-in e Bishnices, perfaqsuesit e ERE-s, pane me shume kenaqesi, shkallen teper te te avancuar te punimeve per ndertimin e HEC-it te Sllabinjes mbi lumin Shkumbin, me fuqi te instaluar 9500 kW , gjithashtu nje investim privat, qe realizohet nga investitor shqiptar, mbi bazen e nje marveshjeje koncensionare dhe qe parashikohet te vihet ne shfrytezim, sipas nje teknologjie bashkekohore, ne 6 mujorin e pare te vitit 2011.   Nga kjo vizite pune, perfaqsuesit e ERE-s krijuan bindjen, se HEC-et e rinj te Tervolit, Dishnices, Lubonjes  dhe Bishnices, te futur tashme ne shfrytezim, me nje fuqi totale te instaluar prej 15,500 kW si dhe HEC-i ne ndertim i Sllabinjes, me kapacitet 9,500 kW, i cili vihet ne shfrytezim ne vitin 2011 dhe e shpije kapacitetin e instaluar nga keta 5 HEC-e te rinj, te dhen me koncension ne 25,000 kW, me nje  prodhimtari vjetore nga 100 – 125 milion kWh ne vit, perfaqsojne nje garanci te sigurte, ne suksesin e politikes se shfrytezimit te rezerves se madhe hidroenergjetike te vendit nepermjet investimeve private te realizuara me kontrata koncensionare. ERE veren me kenaqesi, se ne procesin e ndertimit te HEC-eve te rinj te dhen me koncension po vazhdojne punimet ne shkalle te ndryshme avancimi, ne mbi 20 hidrocentrale.