Prezantimi i Raportit Vjetor per vitin 2020
Prezantimi i Raportit Vjetor, 01 Korrik 2021
U prezantua sot Raporti Vjetor i ERE në Kuvendin e Shqipërisë, nga Kryetari, Z. Petrit Ahmeti. Në këtë raport janë paraqitur në mënyrë të detajuar të dhëna mbi ecurinë e Sektorit të Energjisë Elektrike dhe të Gazit Natyror për Vitin 2020, si dhe krahasimet e disa prej treguesve të këtij viti me vitet parardhës. Gjatë fjalës së tij, Z. Ahmeti në mënyrë të përmbledhur prezantoi gjëndjen e këtij sektori dhe veprimtarinë e ERE-s pergjatë Vitit 2020. Ndër të tjera ai vuri theksin mbi aktivitetin vjetor të ERE-s me qëllim garantimin e përmbushjes së detyrimeve të pjestarëve të tregut për të siguruar furnizimin me energji, me cilësi dhe me kosto sa më të ulët të klientëve si dhe rikujtoi që në bashkëpunim të ngushtë me partnerët kryesorë të përpilimit të legjislacionit primar dhe sekondar, Sekretariatin e Komunitetit të Energjisë në Vienë, MIE, Autoritetin e Konkurencës etj., ERE do të ketë në fokus implementimin e paketës së katërt legjislative, atë të paketës së pastër, krijimin e bursës së Energjisë Elektrike, në drejtim të zbutjes së efekteve tek klientët fundorë, vijimin dhe konsolidimin e proçesit të ndarjes së OSSH në përputhje me detyrimet ligjore dhe angazhimet ndërkombëtare, si dhe zhvillimin më tej të kuadrit rregullator për sektorit e gazit natyror. Me gjithë arritjet e prezantuara në raport, duke konsideruar se ende mbetet shumë për të punuar në kuadër, Z.Ahmeti në mbyllje të fjalës së tij tha se puna e ERE në vijim do të fokusohet në çështje që lidhen me miratimin dhe zbatimin e rregullores së transparencës dhe integritetit të tregut me shumicë të energjisë elektrike, monitorimi i implementimit të ndarjes funksionale dhe organizative të OSHEE-së, zbatimi i planit strategjik, reforma në sektorin elektro – energjitik, impakti i burimeve të rinovueshme dhe zbatimi i strategjisë për infrastrukturën kritike.
Gjithashtu Z. Ahmeti ju përgjigj dhe pyetjeve të disa prej anëtarëve të kuvendit.
Në fund të seancës nga ana e Kuvendit u mbështet veprimtaria e ERE-s për vitin 2020 si dhe u votua Projekt Rezoluta “PËR VLERËSIMIN E VEPRIMTARISË SË ENTIT RREGULLATOR TË ENERGJISË PËR VITIN 2020” paraqitur nga ana e Komisioinit të Veprimtarive Prodhuese, Tregtisë dhe Mjedisit, me detyrat për ERE përgjatë vitit 2021.
Të fundit
Njoftim për Mbledhje Bordi datë 23.12.2024
21-12-2024 Njoftime
Njoftim për Mbledhje Bordi datë 23.12.2024
Lexo më shumëNjoftim për aplikim për licencim në Mbledhjen e Bordit të datës 18.12.2024 “MET Albania” sha
18-12-2024 Njoftime
Njoftim për aplikim për licencim në Mbledhjen e Bordit të datës 18.12.2024 “MET Albania” sha
Lexo më shumëNjoftim për Mbledhje Bordi datë 20.12.2024
17-12-2024 Njoftime
Njoftim për Mbledhje Bordi datë 20.12.2024
Lexo më shumëNjoftim për Mbledhje Bordi datë 18.12.2024
16-12-2024 Njoftime
Njoftim për Mbledhje Bordi datë 18.12.2024
Lexo më shumëNjoftim për Mbledhje Bordi datë 16.12.2024
14-12-2024 Njoftime
Njoftim për Mbledhje Bordi datë 16.12.2024
Lexo më shumëNjoftim për Mbledhje Bordi datë 13.12.2024
11-12-2024 Njoftime
Njoftim për Mbledhje Bordi datë 13.12.2024
Lexo më shumëNjoftim për aplikim për licencim në Mbledhjen e Bordit të datës 10.12.2024 “Sunny Side Energy” shpk , tregtim
10-12-2024 Njoftime
Njoftim për aplikim për licencim në Mbledhjen e Bordit të datës 10.12.2024 “Sunny Side Energy” shpk , tregtim
Lexo më shumëNjoftim për aplikim për licencim në Mbledhjen e Bordit të datës 10.12.2024 “Sunny Side Energy” shpk
10-12-2024 Njoftime
Njoftim për aplikim për licencim në Mbledhjen e Bordit të datës 10.12.2024 “Sunny Side Energy” shpk
Lexo më shumëNjoftim për Mbledhje Bordi datë 10.12.2024
07-12-2024 Njoftime
Njoftim për Mbledhje Bordi datë 10.12.2024
Lexo më shumë