Formular ankese                                 Bëj një ankesë!

Deklarate per shtyp date 04.01.2012

Enti Rregullator i Energjise, ne zbatim te kompetencave te tij bazuar ne Ligjin nr. 9072, date 22.05.2003 “Per sektorin e energjise elektrike”, i ndryshuar,  eshte organi i ngarkuar per mbrojtjen e interesave te konsumatoreve te energjise elektrike. Ne funksion te ushtrimit te ketij detyrimi, ERE monitoron ne menyre te vazhdueshme cilesine e sherbimit te ofruar konsumatorit per te garantuar mbrojtjen dhe respektimin e drejtave te konsumatoreve ne kete sektor.

ERE njofton te gjithe konsumatoret te cilet kane qene subjekt i veprimeve te padrejta nga ana e CEZ Shperndarje dhe ankesa e tyre nuk ka gjetur zgjidhje prane kesaj kompanie, te drejtohen prane ERE-se per te paraqitur ankesat lidhur me problemet qe ata ndeshin per leximin, faturimin e energjise elektrike, demin ekonomik  apo cilesine e sherbimit te ofruar.

Per te adresuar ankesen prane ERE pervec rrugeve tradicionale si me poste apo dorazi tani eshte e mundur edhe me ane te rruges elektronike ne adresen e email: 

Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.  

ERE eshte ne monitorim te vazhdueshem te cdo problematike qe i adresohet dhe ne ushtrim te kompetencave te saj, do te vendose per zgjidhjen e tyre, duke informuar ne cdo hap konsumatorėt e energjisė elektrike.

 

Deklarate per cmimet 2012-2014

Enti Rregullator i Energjise, ne vijim te komunikimeve me median dhe publikun, njofton:

Sot, ne daten 7 Dhjetor 2011, ora 12.30, ne zbatim te procedurave dhe detyrimit ligjor do te zhvillohet mbledhja e Bordit te Komisionereve ku nder te tjera do te  shqyrtohen aplikimet e Kompanive qe ushtrojne aktivitet te rregulluar ne sektorin e energjise elektrike, si me poshte:

·        KESH sh.a. - per percaktimin e tarifes se prodhimit te energjise elektrike dhe te tarifes se furnizimit publik me shumice te energjise elektrike, 

·        TEC Vlore sh.a - per aplikimin e percaktimit te cmimit te shitjes se energjise elektrike te Furnizuesi Publik me Shumice.

·        HEC Lanabregas Sh.a. - per percaktimin e tarifes se prodhimit te energjise elektrike.

·        HEC Ulez Shkopet Sh.a. - per percaktimin e tarifes se prodhimit te energjise elektrike.

·        HEC Bistrica 1 Bistrica 2 Sh.a. - per percaktimin e tarifes se prodhimit te energjise elektrike.

·        OST sh.a.  - per percaktimin e tarifes se transmetimit te energjise elektrike.

·        CEZ Shperndarje sh.a. - per percaktimin e tarifes se shperndarjes se energjise elektrike dhe furnizimit publik me pakice per konsumatoret tarifore per Periudhen e Trete Rregullatore 2012-2014.  

 

Kjo mbledhje vjen pas nje procesi te gjate i cili ka nisur me paraqitjen prane ERE-se, me date 1 Shtator 2011, te aplikimeve te Kompanive te mesiperme per miratimin e tarifave dhe cmimeve te reja te energjise elektrike.  

 

Keto aplikime iu nenshtruan nje procesi te gjate te vleresimit te te dhenave, shqyrtimit te kostove dhe monitorimit te te gjithe te veprimtarise se ketyre te licensuarve dhe sherbimeve qe ato ofrojne.  

 Ne mbledhjen e sotme te Bordit te Komisionereve te ERE-s do te analizohen  gjithashtu argumentat, llogaritjet, mendimet dhe propozimet e paleve te interesuara te shprehura ne seancen degjimore publike te dates 30.11.2011.  

Me tej ERE do te qendroje ne kontakt me median per bere publike vendimet e Bordit te Komisionereve, lidhur me percaktimin e tarifave dhe cmimet e shitjes se energjise elektrike per periudhen 2012-2014.  

Enti Rregullator i Energjise 

Deklarate per shtyp date 12.01.2011

Nisur nga shqetėsimi i opinionit publik, lidhur me faturimet e kryera nga ana e Kompanisė CEZ Shpėrndarje Sh.a. me emėrtimin “dėm ekonomik” apo “energji e pamatur”, Enti Rregullator i Energjisė dėshiron tė bėjė me dije tė gjithė konsumatorėt pėr hapat e ndjekura nga ana e ERE nė trajtimin dhe zgjidhjen e kėtij problemi:

 -         ERE ka monitoruar dhe studiuar me kujdes tė gjithė procedurėn e ndjekur nga ana e CEZ Shpėrndarje Sh.a. dhe ka konstatuar se aplikimi i «Dėmit Ekonomik” apo “Energji e Pamatur” ėshtė kryer nė mėnyrė abuzive dhe arbitrare pasi kėto veprime nuk janė nė pėrputhje me kuadrin ligjor dhe rregullator nė fuqi.

 -         Pėr kėto veprime tė CEZ Shpėrndarje tė pabazuara nė ligj, ERE me vendimin nr. 90, datė 15.11.2010 tė Bordit te Komisjonereve, dėnoi me gjobė nė shumėn 350 000 lekė kompaninė CEZ Shpėrndarje Sha, “Pėr moszbatim tė kushteve tė pėrcaktuara nė License dhe konkretisht tė pikės 3.1, tė Licensės pėr Aktivitetin e Furnizimit Publik me Pakicė tė Energjisė Elektrike”. Gjoba nė fjalė i korrespondon shumės maksimale qė ERE mund tė vendosė pėr dėnimin e shkeljeve tė ndryshme qė mundet tė kryhen nga nje i Licensuar nė bazė te nenit 64 tė Ligjit nr. 9072, datė 22.5.2003 “Pėr sektorin e energjisė elektrike” (tė ndryshuar).

 -         Nė bazė kėtij vendimi, tė gjitha faturimet e kryera nga ana e CEZ Shpėrndarje Sh.a. ndaj klientėve familjare dhe jofamiljare, me emėrtimin “Dėm Ekonomik” apo “Energji e Pamatur” pas hyrjes nė fuqi tė Ligjit nr. 9997, datė 22.09.2008, janė konsideruar tė paligjshme.

 -         Duke konstatuar se faturime tė kėsaj natyre kanė vazhduar edhe nė vijim, gjatė periudhės nėntor – dhjetor 2010, ERE nė datėn 28.12.2010, kreu monitorim tė sistemit tė faturimit tė kėsaj Kompanie, pėr tė verifikuar faturimet e kryera nga kjo kompani dhe zbatimin e Vendimit pėrkatės tė Bordit tė Komisjonereve.

 -         Nė datėn 29.12.2010, ERE- i ėshtė drejtuar sėrish CEZ Shpėrndarje me kėrkesėn  pėr anullim tė menjėhershėm tė faturimeve tė kryera nė emėrtimin “Energji e Pamatur”, pėr tė gjithė klientėt familjare dhe jofamiljare duke bėrė sistemimin e konsumit faktik tė energjisė elektrike, pa shkaktuar asnjė kosto tė tepėrt pėr konsumatorėt. 

 -         ERE ėshtė nė ndjekje tė vazhdueshme tė kėtij procesi dhe i ka kėrkuar urgjentisht kompanisė CEZ Shpėrndarje, qė brenda datės 12 Janar 2011 tė informojė publikun pėr masat qė ka ndėrmarrė pėr sistemimin e shqetėsimeve tė krijuara.

 -         ERE, ndėrkohė, i fton tė gjithė konsumatoret qė kanė qėnė objekt i kėtyre faturimeve, qė tė reklamojnė pranė CEZ Shpėrndarje dhe nė mungesė tė gjetjes sė njė pėrgjigje tė shpejtė dhe tė pranueshme prej kėsaj kompanie pranė Entit Rregullator te Energjisė, ēdo faturė tė paargumentuar, tė lėshuar nga Kompania, qė lidhet me emėrtimin “energji e pamatur” apo “dem ekonomik”.

 -         ERE do tė vijojė tė monitorojė nė vijimėsi dhe nga afėr hapat qė do tė merren nga ana e CEZ Shpėrndarje pėr zgjidhjen e kėtij shqetėsimi tė krijuar konsumatoreve shqiptar dhe do te ndėrmarre veprime tė tjera sikurse do tė jetė e nevojshme nė pėrputhje me autoritetin qė i jep ligji “Pėr sektorin e energjisė elektrike” dhe dispozitat pėrkatėse tė Kodit Penal te R.Sh, pėr tė cilat do tė informojė nė vijim konsumatorėt e energjisė elektrike.

 

Bordi i Komisjonerėve tė ERE-s   

Deklarate per shtyp cmimet per vitin 2011

Bordi Komisionereve i Entit Rregullator te Energjise, ne mbledhjen e tij te dates 7 Dhjetor 2010, vendosi miratimin e cmimeve te energjise elektrike per konsumatoret tarifore per vitin 2011.

Ne vendimin e tij Bordi i Komisionereve ka shqyrtuar dhe vleresuar me objektivitet dhe pa asnje paragjykim aplikimet si me poshte:

Deklarate per shtyp per cmimet per vitin 2011  (PDF)


    

      

Njoftim per shtyp 15.09.2010

Enti Rregullator i Energjise shpreh keqardhjen e thelle per menyren se si u trajtua nga nje Televizion Kombetar, nga me te fuqishmit ne vend, ne edicionet e lajmeve te dates 14 Shtator 2010, problem i cmimeve te energjise elektrike te prodhuar nga HEC-et e rinj me fuqi deri 15 MW.

 Se pari eshte e rendesishme te theksojme se nxitja e shfrytezimit me perparesi te rezerves se madhe hidroenergjetikene  vend perben nje politik zhvillimore te pranuar  nga te gjitha qeverite e vendit tone pa dallim te perkatesive politike dhe te konfirmuar ne strategjine kombetare te sektorit te energjise.

 Enti Rregullator i Energjise, si i vetmi institucion ne vend per vendosjen e cmimeve dhe tarifave te rregulluara te energjise elektrike, konstatoi se ne vitin 2010 cmimet e energjise elektrike me te cilat HEC-et e rinj me fuqi deri ne 15 MW do te shisnin energjine elektrike te prodhuar perj tyre  te kompania publike KESH sh.a. u zvogeluan ne menyre drastike nga 9.2 Lek/kWh ne 6 Lek/kWh. Kjo mbasi metodologjia e llogaritjes se cmimit mbeshtetej ne cmimin e importit te energjise elektrike, qe sikurse dihet gjate vitit 2009, per shkak te zvogelimit te kerkeses per energji, si pasoje e krizes globale, u zvogelua ne menyre te theksuar.

 Enti Rregullator i Energjise ne konsultim edhe me institucione te tjera te specializuara, metodologjine e mbeshtetur ne cmimet e imortit e vleresoi te papershtatshme per aplikim ne nje periudhe afatgjate, mbasi ajo per cdo vit do te ndikohej nga variacionet e cmimeve te importit dhe per pasoje nuk garantonte stabilitet dhe siguri per investitoret dhe institucionet financiare kredituese. 

 Ne keto rrethana ERE i sygjeroi Qeverise nevojen per rishikimin e metodologjise se llogaritjes se cmimit per HEC-et deri ne 15 MW ne menyre qe ajo te bazohej ne kostot e arsyeshme te burimeve hidroenergjetike vendase si dhe ne faktore te tjere te qenesishem qe garantojne nje cmim afatgjate nxites per investitoret nga njera ane, por qe mbrojne gjithashtu edhe interesat e konsumatorit nga ana tjeter. Qeveria e vleresoi te arsyeshme nje propozim te tille , gje e cila eshte bere plotesisht transparente nga ana e kryetarit te ERE-s ne intervisten e transmetuar.

 Se shpejti, parimet mbi te cilat mbeshtetet studimi i kryer nga ERE per kete qellim do te behen publike dhe objekt diskutimi nga te gjitha palet e interesuara, perpara se te merret vendimi perkates per miratimin e ketij propozimi.

Per fat te keq kjo interviste u censurua ne menyre te njeanshme qe t’i sherbente interesave politike te dites, duke shtremberuar objektivitetin dhe thelbin racional te intervistes.

 ERE gjykon se apeli publik per te dekurajuar politikat nxitese per investime ne nje nga burimet me te rendesishme energjetike kombetare, sikurse eshte hidroenergjia, nuk i sherben interesave kombetare dhe zhvillimit te ketij sektori jetik per ekonomine e vendit. Liria e informimit publik ne demokraci nuk duhet te perdoret si liri e dizinformimit publik, vecanerisht nga institucione te rendesishme mediatike te cilat pretendojne per objektivitet dhe paanshmeri informimi.

Njoftim per shtyp 06.09.2010

Enti Rregullator i Energjise, si i vetmi autoritet ligjor ne Republiken e Shqiperise per vendosjen e cmimeve dhe tarifave te energjise elektrike, per te gjithe klientet tarifore, ndjen detyrimin te cilesoje  si te paverteta dhe spekulative disa deklarata mediatike nga subjekte te caktuara se ne vitin 2011 cmimet e energjise elektrike do te rriten.

 Deklarata te tilla keqdashese, dizinformojne opinionin publik, ne nje nga sektoret me ndjeshmerine me te larte shoqerore, ate te cmimeve te energjise elektrike.

 ERE, si i vetmi institucion vendimmarres per cmimet dhe tarifat e energjise elektrike, asnjehere nuk ka deklaruar se gjate vitit 2011 do te kete rritje te cmimeve te energjise elektrike.

 ERE si nje institucion i pavarur e siguron konsumatorin se do te vleresoje me objektivitet, me transparence dhe me profesionalizem te larte cdo aplikim per cmime dhe tarifa duke mbrojtur me konseguence konsumatorin nga cdo abuzim qe mund te synohet nga pozicioni monopol i furnizimit me energji elektrike.

 Me kete rast i bejme thirrje cdo subjekti dhe institucioni mediatik qe te mos e shperdorojne lirine e te shprehurit publik duke perhapur te paverteta te cilat dizinformojne dhe trondisin ndjeshmerine publike.

Njoftim per shtyp 25.06.2010

ERE e konsideron te pavertete deklaraten e nje te perditeshme me titull  “Energjia, tjeter rritje cmimi ne 2011-n”.

 ERE spjegon se cmimet e energjise elektrike ne perputhje me metodologjite perkatese te llogaritjes se tyre jane funksion i shume faktoreve, ndermjet te cilave mund te permendim sasine e prodhimit ne vend te energjise elektrike, sasine e eksportit dhe cmimet e eksportit, sasine e importit dhe cmimet e importit, niveli i humbjeve te energjise elektrike, shkalla e eficiences ne prodhimin e energjise elektrike, niveli i investimeve, detyrimi ligjor i OSSH per zvogelimin e nivelit te humbjeve per cdo vit sipas nje programi te caktuar etj.

 Ne kete kontekst viti 2010 perfaqson nje prodhim rekord te energjise elektrike ne vend, deri tani prodhimi arrin ne 4.4 miliard kWh, nje eksport rreth 1.7 miliard kWh dhe nje rezerve hidroenergjetike ne kaskaden e lumit Drin prej rreth 1.4 miliard kWh. Keta tregues jane treguesit me te mire historik te situates energjetike ne vend qe garantojne nje furnizim pa nderprerje gjate gjithe vitit me energji elektrike dhe me eficience te larte ne prodhim.

 Nga ana tjeter, ne zbatim te detyrimit ligjor te shprehur ne “Deklaraten Rregullatore”, OSSH-se ne vitin 2011, do ti njihet per llogaritjen e cmimeve nje nivel humbjesh te energjise elektrike 8% me i ulet se ai i deklaruar nga ERE me vendimin Nr.46, date 14.06.2010.

 Te gjith keta faktore qe ndikojne mbi cmimin e energjise elektrike nuk e perligjin ne asnje menyre kete deklarate hipotetike te kesaj te perditeshmeje e cila pa u thelluar ne argumente krijon dizinformim shqetesues per mbare opinionin publik.

Njoftim per shtyp mbi perfundimin e afatit te faturimit afrofe

Enti Rregullator i Energjise ben me dije te gjithe konsumatoret e energjise elektrike se ne zbatim te Vendimit te Bordit te Komisionereve te ERE-s Nr.104, Date 22.12.2009 "Per percaktimin e kohezgjatjes per faturimin afrofe per klientet familjare pa mates te energjise elektrike", afati i faturimit afrofe te energjise elektrike ka perfunduar ne daten 30.04.2010.

Ne perputhje me vendimin e siperpermenduar, nga data 1.05.2010 nga ana e OSSh Sh.a nuk do te aplikohet me faturim afrofe i energjise elektrike per klientet familjare.

Cdo faturim afrofe i energjise elektrike tej ketij afati, do te konsiderohet i jashteligjshem.

Takimi i Kryetarit te Entit Rregullator me Drejtorin e Zyres per Mbrojtjen e Konsumatorit

Ne daten 8 maj 2009, ne ambjentet e Entit Rregullator te Energjise, u zhvillua nje takim midis Kryetarit te Entit Rregullator te Energjise, Z. Bujar Nepravishta dhe Z.Altin Goxhaj, Drejtor i Zyres per Mbrojtjen e Konsumatorit.

Ky takim kishte per qellim informimin e Zyres per Mbrojtjen e Konsumatorit me situaten ne Sektorin e Energjise Elektrike pas procesit te privatizimit te Kompanise se Shperndarjes OSSH Sha nga Kompania Ceke CEZ dhe gjetjen e mundesive te reja te bashkepunimit midis Rregullatorit dhe Shoqatave te Mbrojtjes se Konsumatorit, duke patur si prioritet sigurine e furnizimit me energji elektrike te konsumatoreve shqiptare dhe permiresimit te standarteve te sherbimit.

Nga ana e ERE-se u be nje prezantim i hollesishem i situates te sektorit te energjise ne vend, duke paraqitur te dhena lidhur me prodhimin, importin si dhe te treguesve te perfomances se OSSH Sha. Gjithashtu u be nje analize e procesit te miratimit te cmimeve te energjise elektrike per vitin 2010 proces i cili do te kryhet nga ana e ERE-se, pare ne aspektinĀ  e privatizimit te Operatorit te Sistemit te Shperndarjes.

Ne takim u theksua se ERE-ja eshte institucioni i vetem pergjegjes qe ka autoritetin ligjor per vendosjen e tarifave per te gjitha veprimtarite e rregulluara qe kryhen nga te licensuarit ne sektorin e energjise elektrike, nga ana e saj ndiqet nje procedure tejet transparente per miratimin e ketyre tarifave, duke u bazuar ne Metodologjite perkatese mbi bazen e te cilave realizohet me pergjegjesi te plote procesi i llogaritjes se cmimeve te shitjes me pakice te energjise elektrike per klientet tarifore, duke pasur per qellim vendosjen e tarifave te rregulluara te bazuara ne kosto, konform standarteve dhe parimeve te njohura ekonomike.

Bazuar ne sa me siper, nga ana e ERE-se garantohet respektimi i parimeve te  informimit te publikut dhe te transparences, duke organizuar seanca te hapura degjimore, ku do te jene te ftuar te shprehin qendrimin e tyre te gjitha palet e interesuara ne kete proces. Te gjitha prononcimet dhe opinionet e shprehura nga palet e ndryshme qe marrin pjese ne kete proces, analizohen dhe vleresohen ne procesin e vendimarrjes nga ana e ERE-se, konform procedurave dhe rregullave ne fuqi.

Me tej u diskutua per nje nga ceshtjet me kryesore dhe me shqetesuese per kete sektor, ate te nivelit te larte te humbjeve te energjise elektrike dhe vecanerisht i humbjeve joteknike te saj. ERE kerkoi bashkepunimin e Zyres se Mbrojtjes se Konsumatorit dhe gjithe Shoqatave te Konsumatoreve ne teresi per sensibilizimin dhe ndergjegjesimin e opinionit publik per pagimin e faturave te konsumit te energjise elektrike, duke kontribuar keshtu ne uljen e kostos se energjise elektrike.

Me interes te posacem u trajtua edhe ceshtja e rishikimit te Kontrates se Furnizimit me Energji Elektrike te Konsumatoreve Familjare dhe Jofamiljare. Nga ana e ERE-s u theksua se ne kuader te procesit te privatizimit, Kompania e Shperndarjes OSSH Sha, do te paraqese propozimet ne Entin Rregullator lidhur me standartet e cilesise se sherbimit te furnizimit, te cilat do te trajtojne gjithashtu edhe sigurine e furnizimit me energji elektrike te konsumatoreve.

Standartet e cilesise se sherbimit te propozuara nga Kompania do te jene pjese perberese e Kontrates se Furnizimit me Energji Elektrike dhe do te perfshihen per tu diskutuar ne seancen e hapur degjimore qe do te organizohet nga ERE-ja ne vijim te procesit te rishikimit te Kontrates, proces ne te cilin do te perfshihen te gjitha palet e interesuara si dhe publiku i gjere

Nga ana e Z. Altin Goxhaj ky takim njohes u vleresua shume i dobishem, mbasi ai do te ndikoje pozitivisht ne rritjen e aktivitetit te tyre ne drejtim te permiresimit te ecurise te metejshme te Sektorit te Energjise Elektrike.

Se fundi, ERE theksoi se mbetet e hapur per te analizuar me pergjegjesi cdo propozim te ri, i cili mund te sjelle impakte te ndjeshme ne sektorin e energjise elektrike, sikunder do te mbroje me konseguence, ashtu sikurse e kerkon ligji, interesat e konsumatorit te energjise elektrike.

Takim i Entit Rregullator me FMN lidhur me situaten energjitike ne vend dhe analizen e cmimeve per vitin 2008

Ne datat 5 dhe 6 Maj 2008, ne Entin Rregullator te Sektorit te Energjise Elektrike, u zhvillua nje takim me Z.Mumtaz Hussain, perfaqesues i Misionit te Fondit Monetar Nderkombetar.

 Takimi kishte per qellim njohjen e Misionit te FMN-es me situaten ne Sektorin e Energjise Elektrike si dhe me menyren e vleresimit te cmimeve dhe tarifave te energjise elektrike per vitin 2008.

 Nga ana e eksperteve te ERE-s u be nje prezantim i hollesishem i situates elektroenergjetike ne vend, duke paraqitur te dhena krahasuese ne vite lidhur me prodhimin, importin si dhe te treguesve te perfomances se KESH-it. Gjthashtu u be nje analize krahasuese e cmimeve te energjise elektrike te rajonit tone, pare ne kuadrin e privatizimit te Operatorit te Sistemit te Shperndarjes.

 Me tej u theksua se problemi kryesor dhe me shqetesues per kete sektor vleresohet niveli shume i larte i humbjeve te energjise elektrike dhe vecanerisht i vjedhjeve te saj. ERE theksoi se FMN nuk duhet te pajtohet me mendimin qe fuqizimin financiar te KESH-it ta shohe vetem nepermjet rritjes se cmimeve te energjise elektrike. 

 Nga ana e FMN u theksua se progresi i KESH-it persa i takon permiresimit te treguesve te perfomances, eshte shume i ulet, ne keto 8-10 vitet e fundit, por FMN kujdeset per ecurine e treguesve makroekonomik te Ekonomise Shqiptare dhe ne kete kuader nuk e gjykon te arsyeshem subvencionimin e KESH-it nga ana e buxhetit te shtetit per te perballuar situatat e veshtira hidrologjike dhe rritjen e cmimeve te importit te energjise elektrike.

 ERE shpjegoi se me cmimet dhe tarifat e miratuara per vitin 2008 mbulohen te gjitha kostot e parashikuara nga KESH-i per nje furnizim pa nderprerje te vendit me energji elektrike. Duke vleresuar situaten shume te favorshme hidrologjike ne vend ERE deklaroi se nuk shikon asnje argument qe te perligje nje  rritje te re te cmimeve per vitin 2008.

 Ne vazhdim ekspertet e ERE-s dhane ne menyre transparente, shpjegime te hollesishme, deri ne detaje, mbi metodologjine dhe te dhenat e perdorura per caktimin e cmimeve dhe tarifave te energjise elektrike per vitin 2008.

 Nga ana e Z. Hussain ky takim njohes u vleresua shume i dobishem, mbasi ai do te ndikoje pozitivisht ne pikpamjet dhe vleresimet qe Misioni i FMN-es do te formuloje per ecurine e metejshme te Sektorit te Energjise Elektrike.

 Se fundi, ERE theksoi se nuk eshte refraktare dhe mbetet e hapur per te analizuar me pergjegjesi cdo zhvillim te ri, i cili mund te sjelle impakte te ndjeshme ne sektorin e energjise elektrike, sikunder do te mbroje me konseguence, ashtu sikurse e kerkon ligji, cdo pretendim per te siguruar nga pozicioni monopol, te ardhura te paperligjura, qe cenojne direkt interesat e konsumatorit tarifor.

 

Shkembim eksperience midis Entit Rregullator te Shqiperise dhe Komisionit te Rregullimit te Sektorit te Energjise te Maqedonise

 Ne daten 08.05.2008 ne qytetin e Pogradecit u zhvillua nje takim ndermjet perfaqesuesve te Entit Rregullator te Sektorit te Energjise Elektrike te Shqiperise (ERE) dhe Komisionit te Rregullimit te Sektorit te Energjise te Maqedonise. Perfaqesuesit e te dy autoriteteve rregullatore kryesoheshin nga kryetaret respektive z.Bujar Nepravishta dhe z.Slave Ivanovski 

Qellimi I ketij takimi ishte shkembimi I eksperiences se Maqedonise ne procesin e privatizimit te sektorit te shperndarjes te energjise elektrike. Shqiperia ndodhet ne procesin e privatizimit te Operatorit te Sistemit te Shperndarjes, I cili parashikohet te perfundoje brenda vitit 2008.

 Ne kete takim u diskutua kryesisht rreth ketyre ceshtjeve kryesore:

 1.Roli I Rregullatorit ne procesin e Privatizimit

 2.Perparesite e procesit te privatizimit te Sektorit te Shperndarjes nga pikepamja e permiresimit te performances

 3. Modifikimet e Licences e Shperndarjes dhe Furnizuesit Publik me Pakice ne kuadrin e Privatizimit

 4.Standartet e vendosura per cilesine e furnizimit dhe lidhja e tyre me planin e investimeve

 5. Trajtimi i konsumatoreve me te ardhura te pakta dhe mekanizmat perkates te perdorur per kete qellim

 6.  Monitorimi i performances pas privatizimit dhe sistemi i penalltive, ne rastet e shkeljes se kushteve te licences ose detyrimeve te tjera ligjore.

 7.Percaktimi i periudhes rregullatore

 8. Percaktimi i vleres se RAB

 9. Percaktimi i struktures se kapitalit dhe i raportit te mbulimit te borxhit

 10. Menyra e percaktimit te nivelit te RoE per shperndarjen dhe Furnizuesin Puklik me Pakice

 11. Trajtimi i humbjeve joteknike dhe borxhi i keq ne kuadrin e te ardhurave te kerkuara  te kompanise

 12. Programi i reduktimit te humbjeve dhe mospagesave

 13. Menyrat e llogaritjes se percaktimit te faktorit X si dhe incentivat qe i jepen kompanise per te rritur eficencen

Nga ana e pales Maqedonase u dhane pergjigje rreth ceshtjeve te diskutuara duke sjelle eksperiencen e tyre ne procesin e veshtire dhe kompleks te privatizimit te Sektorit te Shperndarjes dhe Furnizimit te Energjise Elektrike.

Kryetari i ERE-s z. Nepravishta falenderoi koleget Maqedonas per eksperiencen e dobishme qe ato sollen ne kete takim duke shprehur angazhimin e ERE-s ne nje proces sa me te suksesshem te privatizimit te OSSH-se.

Takim i Entit Rregullator me Banken Boterore lidhur me situaten energjitike ne vend dhe analizen e cmimeve per vitin 2008

Ne daten 6 Maj 2008, neĀ  Entin Rregullator te Sektorit te Energjise Elektrike, u zhvillua nje takim me Z. Atsushi Iimi, perfaqsues i Misionit te Bankes Boterore (BB).
Takimi kishte per qellim njohjen e Misionit te BB-se me situaten ne Sektorin e Energjise Elektrike si dhe me menyren e vleresimit te cmimeve dhe tarifave te energjise elektrike per vitin 2008.
Nga ana e eksperteve te ERE-s u be nje prezantim i hollesishem i situates elektroenergjetike ne vend si dhe e metodologjise se vleresimit te cmimeve dhe tarifave per vitin 2008, ne baze te te dhenave te paraqitura ne aplikimin e KESH-it per kete qellim ne Gusht 2007
Nga ana e Zotit Iimi u parashtrua shqetesimi lidhur me mbrojtjen e konsumatoreve te agrobiznesit nga cmimet e larta e te paarsyeshme te energjise elektrike te cilat mund te sjellin impakt negativ ne efektivitetin e veprimtarise se tyre duke e dekurajuar inisjativen investuese ne kete fushe. Ai shprehu interesimin e Misionit qe perfaqson ne menyre qe Projektet e BB ne fushen e infrastruktures dhe mbeshtetjes se agrobiznesit te jene te sukseseshme duhet qe cmimet e energjise elektrike te jene te argumentuar ne perputhje me metodologjite perkatese per te mbuluar kostot e sherbimit dhe kostot e prodhimit e te importit, per nje furnizim pa nderprerje me energji elektrike. Nderprerjet e energjise elektrike jane nje faktor pengues per investime  dhe per pasoje ato kane nje impakt negativ ne rritjen ekonomike te vendit.
Nga ana e ERE-es u spjegua se me cmimet dhe tarifat e miratuara per vitin 2008 mbulohen te gjitha kostot e parashikuara nga KESH-i per nje furnizim pa nderprerje te vendit me energji elektrike. Duke vleresuar situaten shum te favorshme hidrologjike ne vend ERE deklaroi se nuk shikon asnje argument qe te perligje nje  rritje te re te cmimeve per vitin 2008.
Ne vazhdim ekspertet e ERE-s theksuan se shprehin te njejtin qendrim te perbashket me BB -n mbi impaktin negativ qe sjellin cmimet e paarsyeshem dhe nderprerjet e energjise elektrike mbi zhvillimin e biznesit dhe te ekonomise ne pergjithesi. Ne kete kuader ne vitin 2006 u be nje ulje sinjifikative prej rreth 32 % e cmimeve dhe tarifave te energjise elektrike per konsumatoret jo familjar, si shprehje e filozofise se inkurajimit te investimeve ne fushen e prodhimit dhe te biznesit. ERE siguroi se kjo filozofi do te respektohet si nje parim me rendesi ne vendim-marrjet e saje per cmimet dhe tarifat.
Zotit Iimi ju dhane me pas spjegime te detajuara mbi metodologjine e llogaritjes se cmimeve dhe tarifave te energjise elektrike te cilat ai i konsideroi shume te dobishme per vlersimet dhe studimet qe po kryhen nga ana e BB-es ne projektet e infrastruktures dhe agrobiznesit.

Raportimi Vjetor i ERE-s ne Komisionin e Veprimtarive Prodhuese dhe Mjedisit te Kuvendit te Shqiperise

Ne daten 1.4.2010, Kryetari i Entit Rregullator te Energjise, Zoti Bujar Neprvishta, ne zbatim te ligjit “Per Sektorin e Energjise Elektrike, paraqiti perpara Komisionit te Veprimtarive Prodhuese dhe Mjedisit, raportin vjetor: “Gjendja e Sektorit te Energjise dhe Veprimtaria e ERE-s gjate vitit 2009”.

 Ne kete prezantim Zoti Nepravishta paraqiti nje analize te sintetizuar dhe me nivel te larte profesional te gjendjes se sektorit te energjise ne vendin tone gjate vitit 2009. Ai vecoi si arritje mjafte te rendesishme konsolidimin e furnizimit te panderprere me energji elektrike te konsumatoreve, rritjen e ndjeshme te prodhimit te energjise elektrike ne vend dhe ne menyre te vecante si nje arritje historike gadishmerine ne shkallen 100% te te gjithe agregateve te sistemit elektroenergjetik, cka beri te mundur shfrytezimin maksimal te kapaciteteve te instaluara te Sistemit duke mos lejuar derdhjen e asnje pike uji nga rezervuaret e kaskades pa marre prej saje te gjithe energjine e mundeshme.

 Me tej u theksua si nje ngjarje dhe arritje e rendesishme e vitit 2009 privatizimi i sukseseshem i Operatorit te Sistemit te Shperndarjes (OSSH) nga kompania ceke CEZ nje nga 10 kompanite lider te Evropes ne sektorin e energjise.

 Raporti i ben nje vleresim te vecante rritjes se sigurise se furnizimit te vendit me energji elektrike per perspektiven afatshkurter dhe ate afatgjate nepermjet pjesmarrjes se gjere te investimeve private per ndertimin e burimeve te reja elektroenergjetike si dhe ndertimit te linjave elektrike te interkoneksionit. Po ashtu, ne kete kuader u evidentua fakti, qe per here te pare mbas 24 vjetesh futet ne shfrytezim nje burim i rendesishem gjenerues, TEC-i i Vlores i cili i sherben ne menyre te drejteperdrejte rritjes se sigurise se vendit me energji elektrike.

 Ne kete prezantim, me objektivitet shkencor dhe realizem, u evidentuan edhe sfidat e rendesishme me te cilat ndeshet sektori i energjise, duke parashtruar se pari eficiencen e ulet ne konsumin e energjise elektrike, ku per me shume se 18 vjete te nje manaxhimi jo te sukseseshem, vecanerisht te sektorit te shperndarjes se energjise elektrike, niveli i larte i humbjeve te energjise elektrike (teknike dhe jo teknike) dhe niveli i ulet i arketimeve perbejne sfiden me te rendesishme te ketij sektori me efekte negative tek te gjithe konsumatoret.

 Nje sfide tjeter e cila duhet te kapercehet me sukses u theksua edhe ajo qe ka te beje me furnizimin e  vendit me gaz natyror, vecanerisht kur aktualisht egziston nje konsumator i rendesishem i gazit, sikurse eshte TEC-i i Vlores, ku  kostot e prodhimit te energjise elektrike nga perdorimi i naftes diesel ne vend te gazit natyror, jane me te larta.

 Raporti me objektivitet dhe transparence evidenton gjendjen e sektorit te energjise por edhe veprimtarine e ERE-s dhe arrin ne konkluzione dhe rekomandime te rendesishme, te cilat shprehim besimin se do te ndikojne pozitivisht, ne permiresimin e metejshem te  punes ne sektorin e energjise.

 Deputetet pjesmarres, antar te Komisionit, shprehen vleresim per veprimtarine e ERE-s gjate vitit 2009 dhe njekohesisht drejtuan nje sere pyetjesh rreth raportit dhe situates konkrete ne sektorin e energjise.

 Komisioni vendosi qe javen e ardheshme te jepen pergjigjet e pyetjeve nga ana e ERE-s ne nje takim tjeter me Komisionin e Veprimtarive Prodhuese, Tregtise dhe Mjedisin.

Njoftim per shtyp

Enti Rregullator i Energjise denoncon si shpifje dhe si nje te pavertete dizinformuese per opinionin publik, deklaraten e gazetes “Koha Jone” te dates 2 Prill 2010 ne te cilen shkruhet: ERE: PRIVATIZIMI I OSSH, NJE ZHGENJIM.

 Enti Rregullator i Energjise eshte nje institucion i pamvarur i Shtetit Shqiptar i cili me objektivitet dhe paaneshmeri analizon veprimtarine ne sektorin e energjise elektrike per te gjithe te licensuarit prej tij, ne kete kuader edhe te OSSH-se dhe raporton per situaten ne sektorin e energjise, ne Kuvendin e Shqiperise, sikunder kerkohet nga ligji “Per Sektorin e Energjise Elektrike”.

Enti Rregullator i Energjise nuk ben deklarata politike, por me profesionalizem te larte ka analizuar arritjet e rendesishme te sektorit te energjise elektrike gjate vitit 2009 sikunder ka pasqyruar me realizem edhe sfiden e veshtire te nivelit te larte te humbjeve te energjise dhe te nivelit te ulet te arketimeve me te cilen per me se 18 vjet eshte ballafaquar  ky sektor. Perdorimi per informim publik, jashte kontekstit te pergjithshem, i citimit te fjaleve apo frazave te vecanta, te cilat shkaktojne dizinformim publik, apo dhe me keq, shpifja e te pathenave, jane nje akt i papranueshem, qe demtojne rende jo vetem informimin publik por dhe besueshmerine dhe kredibilitetin e nje media, qe do te pretendonte te ishte serioze.

Asambleja e Përgjithshme MEDREG, Mbledhja nr.31 29 Qershor 2021

 

MEdreg

Asambleja e Përgjithshme MEDREG, Mbledhja nr.31

29 Qershor 2021

U kryesua sot nga Kryetari i ERE Z.Ahmeti, në rolin e Presidentit të Medreg Mbledhja e 31të e Asamblesë së Përgjithshme të Medreg. Pjesë e axhendës së Asamblesë ishin aktivitetet teknike të grupeve të punës, si ai i gazit, elektricitetit, institucional, i energjive të rinovueshme si dhe mbrojtjes së konsumatoreve. Ndër pikat që u diskutuan nga grupet e punes se perhërshme kishin të bënin me sigurine e furnizimit në vendet e Mesdheut, planifikimin e zhvillimit të rrjetit të shpërndarjes, hartimin dhe zbatimin e rregullores për sektorin e gazit, analiza e infrastrukturës së gazit për të përmirësuar fleksibilitetin dhe ndërveprimin e sistemeve të energjisë, si dhe roli i dixhitalizimit dhe ndikimi i tij në çështjet e konsumatorit.

Gjithashtu, u diskutua mbi Raporti Vjetor 2020, përditësimin e buxhetit të Kontratës së Grantit me Komisionin Europian. Në përfundim të asamblesë, në bashkëpunim me DGNER pranë Komisionit Europian u vu theksi në rëndsinë e bashkëpunimit midis Komisionit dhe Shoqatës si dhe sfidat në vijim. Po ashtu u diskutua dhe kalendari i aktiviteteve të planifikuara të gjashtëmujorit të dytë të vitit.

Memorandumi i Bashkėpunimit mes ERE dhe FDUT

Memorandumi i Bashkëpunimit mes ERE dhe FDUT

Kryetati i ERE Z. Petrit Ahmeti zhvilloi sot takimin me përfaqësues të Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin e Tiranës, gjatë së cilit u firmos Memorandumi i Bashkëpunimit, nënshkruar me qëllim rritjen dhe zhvillimin e kapaciteteve dhe ofrimin e shërbimeve mes dy institucioneve, në zbatim të politikave të ERE dhe kurrikulave të FDUT.

Palët synojnë të bashkëpunojnë dhe  kontribuojnë në fusha me interes të përbashkët, si konsulencë legjislacioni vendas dhe atij të Bashkimit Europian, menaxhim burimesh njerëzore, organizimi i trajnimeve, projekteve të ndryshme, praktikave të punës, fushatave ndërgjegjësuese etj., nëpërmjet shkëmbimit të përvojave dhe ideve me ekspertë të ERE.

Kryetari i ERE dhe Presidenti i MEDREG, z.Petrit Ahmeti, mori pjese dhe kryesoi Mbledhjen e 41-te te Komitetit Drejtues së MEDREG

Kryetari i ERE dhe Presidenti i MEDREG, z.Petrit Ahmeti, mori pjese dhe kryesoi Mbledhjen e 41-te te Komitetit Drejtues së MEDREG

Seminar i përbashkët ECRB – MEDREG: Sfidat dhe mundësitë në vendosjen e burimeve të rinovueshme në rrjetet elektrike dhe sistemet e balancimit. 15 Prill 2021

Seminar i përbashkët ECRB – MEDREG: Sfidat dhe mundësitë në vendosjen e burimeve të rinovueshme në rrjetet elektrike dhe sistemet e balancimit. 15 Prill 2021

 Më 15 Prill 2021, ECRB dhe MEDREG zhvilluan një seminar virtual të përbashkët me qëllim shkëmbimin e ekspertizës dhe praktikave implementuese në vendet anëtare të ECBR dhe MEDREG, mbi sfidat dhe mundësitë në shpërndarjen e burimeve të ripërtëritshme të energjisë në rrjetet e energjisë elektrike.

Gjatë seminarit, Presidenti i MEDREG z. Petrit Ahmeti, gjithashtu dhe Kryetar i ERE-s solli në vëmendje te pjesmarresve se “Bashkëpunimi mes MEDREG dhe ECRB është i domosdoshëm për të forcuar më tej përpjekjen e vazhdueshme në promovimin e kulturës rregullatore të përbashkët në të dyja rajonet. Gjithashtu, u shpreh më tej që një treg energjie i integruar dhe që ndërvepron në format rajonal, bazuar në burime të qëndrueshme energjie, do të sigurojë benefite ekonomike dhe sociale të bollshme dhe të mjaftueshme, si dhe do të konstribuojë në zhvillimin e qëndrueshëm të shoqërive në rajon” ne nderhyrjen e tij, Marko Bislimoski, në cilësinë e Presidentit të ECRB, sugjeroi që “integrimi i integrimi i burimeve të rinovueshme mund të ushtrojë presion në funksionimin e sistemit, por rezultatet positive që mund të përftohen duke arritur qëllimet tona të dekarbonizimit, ja vlejnë përpjekjet e rregullatorëve.

Në një kohë kur bërja e sistemeve energjetike më të sigurta dhe të qëndrueshme është në përpara, seminari i përbashkët u përqendrua në integrimin e burimeve të rinovueshme në sistem dhe mekanizmat përkatës të balancimit të tregut. Seminari nënvizoi rëndësinë e gjetjes së ekuilibrit të duhur midis rregullimit të tregjeve dhe zhvillimeve teknologjike dhe të sistemit. Gjithashtu u nënvizua roli thelbësor që rregullatorët e energjisë duhet të luajnë në sigurimin e mirëfunksionimit të tregjeve dhe vendosjen me kosto efektive të burimeve të ripërtëritshme.

Me pjesmarrës nga edhe te Operatorëve te Sistemit të Transmetimit nga rajonet e ECRB dhe MEDREG, rregullatorët shkëmbyen praktikat më të mira në trajtimin e sfidave që gjenerimi i energjisë elektrike nga burimet e ripërtëritshme të decentralizuara i sjell sistemit dhe operimit të tij. Fleksibiliteti i sistemit të energjisë, aftësia për t'iu përgjigjur në mënyrë efektive luhatjeve në furnizim dhe / ose kërkesë, si dhe nevoja që rregullatorët të adresojnë sfidat e investimeve, u nënvizuan si elementë kryesorë në këtë drejtim. Diskutimi gjithashtu shtjelloi përgjegjësitë e prodhuesve nga burimet e ripërtëritshme të energjisë në kontekstin e mekanizmave të balancimit dhe tregjeve që lidhen me atë të brendshëm dhe ndërkufitar si dhe integrimi i tyre nga perspektiva e pjesëmarrësve në treg.

Seminaret e përbashkëta janë pjesë e qëndrueshme e bashkëpunimit midis ECRB dhe MEDREG që në vitin 2014. Këto përpjekje vërtetojnë nevojën për të zgjeruar diskutimin në harmonizimin e rregullave të rregullatorëve në të gjithë Mesdheun, Europën Lindore dhe Rajonin e Detit të zi. Për më tepër, nga viti 2018, dy platformat rregullatore të rajonit ndajnë një marrëveshje bashkëpunimi me Këshillin Europian të Rregullatorëve të Energjise (CEER).

Sekretariati i Energjisë në Vienë ka mbështetur Entin Rregullator të Energjisë në nismën e ndërmarrë në krijimin e një tregu balancimi


Sekretariati i Energjisë në Vienë ka mbështetur Entin Rregullator të Energjisë në nismën e ndërmarrë në krijimin e një tregu balancimi, i cili hyri në fuqi nga data 1 prill 2021. Pjesëmarrësit e tregut tani mund të ofrojnë shërbime të balancimit bazuar në treg dhe janë përgjegjës për balancimin e tyre duke krijuar grupe të përbashkëta balancimi. Kjo është e rëndësishme veçanërisht për prodhuesit e pavarur të energjisë elektrike. Ky treg balancues siguron integrimin efikas të këtyre prodhuesve në tregun e energjisë elektrike dhe do t'i lejojë uljen e kostove të balancimit. Sekretariati shprehet mbështës i HEC-eve dhe palëve të tyre në hartimin e zgjidhjeve të përshtatshme. Hyrja në fuqi e tregut të balancimit hapi gjithashtu rrugën për zgjidhjen e një mosmarrëveshjeje afatgjatë midis një investitori privat, Ashta HEC dhe KESH, prodhuesit publik, në lidhje me përgjegjësinë e balancimit.

Lajmin në faqjen zyrtare të Sekretariatit të Energjisë mund ta lexoni në linkun e bashkëlidhur më poshtë.

https://www.energy-community.org/news/Energy-Community-News/2021/04/12.html

Ambasada Amerikane në Tiranë vlereson Entin Rregullator te Energjise për miratimin e Rregullores së parë të Shqipërisë mbi sigurinë kibernetike në sektorin e energjisë

Ambasada Amerikane në Tiranë vlereson Entin Rregullator te Energjise për miratimin e Rregullores së parë të Shqipërisë mbi sigurinë kibernetike në sektorin e energjisë

Video e marrë nga @usembassytirana

Enti Rregullator i Energjisë u  vlerësua nga Ambasada Amerikane në Tiranë, për miratimin e Rregullores së parë të Shqipërisë mbi sigurinë kibernetike në sektorin e energjisë. Mbështetja e USAID/Albania, Shoqatës Kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Komisionerëve Rregullatorë të Shërbimeve, ekspertëve të energjisë nga shteti i Connecticut dhe Agjencisë për Bashkëpunimin e Rregullatorëve të Energjisë bënë të mundur realizimin e kësaj rregulloreje të re, e cila është e para e këtij lloji në Europën Juglindore. Kjo rregullore do të shërbejë si model për vendet e tjera në rajon dhe në botë. Ndërsa sulmet kibernetike në rrjetet e energjisë elektrike në të gjithë rajonin kanë përparuar në frekuencën dhe sofistikimin e tyre, siguria kibernetike e energjisë është bërë jetike për pavarësinë e çdo kombi.

Kryetari i Entit Rregullator (ERE) Z. Petrit Ahmeti : Ne i jemi mirënjohës Usaid-it, i cili na mundësoi përgatitjen dhe miratimin e rregullores së parë të sigurisë kibernetike për infrastrukturën kritike në sektorin e energjisë. Unë e vlerësoj rëndësinë e ketij dokumenti për performancën e ndërmarrjeve të energjisë dhe shpresoj në bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme nga USAID-i në zbatimin e rregullores. 

Pjesëmarrje virtuale në Asamblenë e 29-të të Përgjithshme të MEDREG

Pjesëmarrje virtuale në Asamblenë e 29-të të Përgjithshme të MEDREG

Kryetari i ERE-s Z. Petrit Ahmeti, i cili mban dhe postin e zv/presidentit në MEDREG, me mbështetjen e Anëtarëve të Bordit dhe Sekretarit të Përgjithshëm Z. Elton B. Radheshi morën pjesë në Asamblen e 29-të të Përgjithshme të MEDREG - Mediterranean Energy Regulators . Mbledhja e parë për Vitin 2020 u zhvillua online për shkak të kufizimeve të vendosura si pasojë e pandemisë Covid-19. Asambleja midis çështjeve të tjera diskutoi përditësimet e aktiviteteve teknike të Grupeve të Punës, Prezantimin e masave rregullatore të ndërmarra nga Anëtarët e MEDREG për të lehtësuar impaktin e përhapjes së COVID – 19 dhe Kontratën e Grantit KE – MEDREG për vitin 2020. 







Takimi i institucioneve të pavarura me Kryetarin e Kuvendit

 

Tema: Takimi i institucioneve te pavarura me kryetarin e kuvendit

Kryetari I ERE-s mori pjesë në takimin e radhës së Kryetarit të Kuvendit Z. Gramoz Ruci me institucionet e pavaruara, e organizuar me Videokonferencë më datë 07.05.2020. Z. Ahmeti raportoi mbi punën e Entit gjatë Vitit 2019 dhe për objektivat e Vitit 2020, duke theksuar ndër të tjera dhe zhvillimet e Sektorit përfshirë këtu dhe njohjen së fudmi të Kosovës si një Bllok I Pavarur, i cili do ti hapi rrugën krijimit të tregut të përbashkët midis Shqipërisë dhe Kosovës dhe vënien në punë të linjes së interkonjeksionit.
Po ashtu, nga ana e Kryetarit u raportua mbi masat e marra në institucion dhe në Sektor për mbarvajtjen normale të punës, dhe sigurimin e detyrimeve të operatorëve për garantimin e furnizimit të popullatës me energji elekrike dhe të mos cënimit të të drejtave të konsumatorëve në këtë prizëm, si dhe falenderoi Kuvendin për bashkëpunimin dhe mbështetjen e dhënë në punën e Entit.



ERE përshëndet Marrëveshjen e Lidhjes së re midis KOSTT dhe ENTSO-E

ERE përshëndet Marrëveshjen e Lidhjes së re midis KOSTT dhe ENTSO-E

 

                            Foto: Nëntor 2019 - Firmosja e Marrëveshjes OST dhe KOSTT (Tiranë)

Kryetari i Entit Rregullatorë të Energjisë, Z. Petrit Ahmeti gjen rastin për të përshëndetur njoftimin se "Grupi Rajonal I Evropës Kontinentale votoi më 20.04.2020 Marrëveshjen e re të Lidhjes midis "Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike të Kosovës" (KOSTT) dhe "Operatorët Evropian të Sistemit të Energjisë Elektrike" (ENTSO-E).
KOSTT do të fillojë operimin si Zonë Rregulluese, brënda Bllokut Rregullues Kosovë- Shqipëri."

Kjo është një arritje tejet e rëndësishme jo vetëm për Operatorin e Sistemit të Energjisë Elektrike të Kosovës por dhe për krijimin e një zone rregulluese të përbashkët midis të dy vendeve apo dhe hapat e mëtejshëm të krijimit të një tregu të përbashkët midis Shqipërisë dhe Kosovës, ku Operatorët e Sistemit të Operimit janë aktorët kryesorë.

Në këtë prizëm, urimet më të mira dhe Falenderimet shkojnë kryesisht për stafin e KOSTT dhe vecanërisht të OST, si një ndër promotorët kryesorë të këtij proçesi kundrejt ENTSO-E, ku KOSTT gjeti mbeshtetjen kryesore dhe një partner të sigurtë dhe të besueshëm. Një urim po ashtu dhe për kolegët e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë së Kosovës (ZRRE) të cilët së bashku me ERE, patën një angazhim maksimal në këtë proçes tejet të rëndësishëm në të cilin OST dhe KOSTT u mbështetën në këtë arritje.

Duke i uruar dhe njëherë përzemërsisht të dy Operatorët e Sistemit të Transmetimit, për këtë arritje të rëndësishme të Sektorit, shpreh sigurinë e vazhdimit të arritjes së objektivave të tjera në këtë fushë.

Date 20.02.2020 seanca degjimore mes perfaqesuesve te Konfederates se Industrive te Shqiperise, Dhomes se Tregtise dhe Industrise, Autoriteti i Konkurrences, MIE, FSHU, OSSH dhe ERE

Date 20.02.2020 seanca degjimore mes perfaqesuesve te Konfederates se Industrive te Shqiperise, Dhomes se Tregtise dhe Industrise, Autoriteti i Konkurrences, MIE, FSHU, OSSH dhe ERE

 “Më datë 20.02.2020 në orën 10:00, u organizua ne Ambientet e ERE-s seanca degjimore mes përfaqësuesve të Konfederatës së Industrive të Shqipërisë, Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Autoriteti i Konkurrencës, MIE,  FSHU, OSSH dhe ERE për të diskutuar e dëgjuar opinionin në lidhje me aplikimin e shoqërisë OSSH sh.a për përcaktimin e tarifave sipas nivelit të tensionit për vitin 2020, si dhe aplikimin e FSHU, për përcaktimin e çmimit të shitjes me pakicë për klientët që shërbehen nga Furnizuesi i Shërbimit Universal për vitin 2020”

Date 20.02.2020 seanca degjimore mes perfaqesuesve te Konfederates se Industrive te Shqiperise, Dhomes se Tregtise dhe Industrise, Autoriteti i Konkurrences, MIE, FSHU, OSSH dhe ERE

Date 20.02.2020 seanca degjimore mes perfaqesuesve te Konfederates se Industrive te Shqiperise, Dhomes se Tregtise dhe Industrise, Autoriteti i Konkurrences, MIE, FSHU, OSSH dhe ERE

Date 19.02.2020 seanca degjimore mes perfaqesuesve te Shoqata e Mbrojtjes se Konsumatorit, Zyra per Mbrojtjen e Konsumatorit, Shoqata e Invalideve te Punes, Avokati i Popullit, MIE, Autoriteti i Konkurences, FSHU dhe ERE

Date 19.02.2020 seanca degjimore mes perfaqesuesve te Shoqata e Mbrojtjes se Konsumatorit, Zyra per Mbrojtjen e Konsumatorit, Shoqata e Invalideve te Punes, Avokati i Popullit, MIE, Autoriteti i Konkurences, FSHU dhe ERE

 “Në Datën 19.02.2020 u zhvillua në ambientet e ERE-s seanca dëgjimore mes përfaqësuesve të Shoqata e Mbrojtjes së Konsumatorit, Zyra për Mbrojtjen e Konsumatorit, Shoqata e Invalidëve të Punës, Avokati i Popullit, MIE, Autoriteti i Konkurencës, FSHU dhe ERE për të diskutuar mbi proçesin e shqyrtimit të aplikimit të FSHU, për përcaktimin e çmimit të shitjes me pakicë për klientët që shërbehen nga Furnizuesi i Shërbimit Universal për vitin 2020”

“Në Datën 19.02.2020 u zhvillua në ambientet e ERE-s seanca dëgjimore mes përfaqësuesve të Shoqata e Mbrojtjes së Konsumatorit, Zyra për Mbrojtjen e Konsumatorit, Shoqata e Invalidëve të Punës, Avokati i Popullit, MIE, Autoriteti i Konkurencës, FSHU dhe ERE për të diskutuar mbi proçesin e shqyrtimit të aplikimit të FSHU, për përcaktimin e çmimit të shitjes me pakicë për klientët që shërbehen nga Furnizuesi i Shërbimit Universal për vitin 2020

“Në Datën 19.02.2020 u zhvillua në ambientet e ERE-s seanca dëgjimore mes përfaqësuesve të Shoqata e Mbrojtjes së Konsumatorit, Zyra për Mbrojtjen e Konsumatorit, Shoqata e Invalidëve të Punës, Avokati i Popullit, MIE, Autoriteti i Konkurencës, FSHU dhe ERE për të diskutuar mbi proçesin e shqyrtimit të aplikimit të FSHU, për përcaktimin e çmimit të shitjes me pakicë për klientët që shërbehen nga Furnizuesi i Shërbimit Universal për vitin 2020

 “Në Datën 19.02.2020 u zhvillua në ambientet e ERE-s seanca dëgjimore mes përfaqësuesve të Shoqata e Mbrojtjes së Konsumatorit, Zyra për Mbrojtjen e Konsumatorit, Shoqata e Invalidëve të Punës, Avokati i Popullit, MIE, Autoriteti i Konkurencës, FSHU dhe ERE për të diskutuar mbi proçesin e shqyrtimit të aplikimit të FSHU, për përcaktimin e çmimit të shitjes me pakicë për klientët që shërbehen nga Furnizuesi i Shërbimit Universal për vitin 2020”

Kryetari i ERE, z.Petrit Ahmeti, zgjidhet zv/President i MEDREG

Kryetari i ERE, z.Petrit Ahmeti, zgjidhet zv/President i MEDREG
Në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të MEDREG, të mbajtur më 29 nëntor në Stamboll, Kryetari i ERE z. Petrit Ahmeti u zgjodh në postin e zv/Presidentit të MEDREG. 
MEDREG është organizmi i Rregullatorëve të Energjisë për vendet e Mesdheut, me përbërje nga 25 vende të Mesdheut, e krijuar në vitin 2007 nën mbështetjen e Komisionit Europian.  

logo
Bulevardi "Bajram Curri", Rruga "Viktor Eftimiu" Nr.1023, Tiranë

Enti Rregullator i Energjisë

Rrjetet Sociale:

Formular ankese