Takim i Entit Rregullator me FMN lidhur me situaten energjitike ne vend dhe analizen e cmimeve per vitin 2008
Ne datat 5 dhe 6 Maj 2008, ne Entin Rregullator te Sektorit te Energjise Elektrike, u zhvillua nje takim me Z.Mumtaz Hussain, perfaqesues i Misionit te Fondit Monetar Nderkombetar.
Takimi kishte per qellim njohjen e Misionit te FMN-es me situaten ne Sektorin e Energjise Elektrike si dhe me menyren e vleresimit te cmimeve dhe tarifave te energjise elektrike per vitin 2008.
Nga ana e eksperteve te ERE-s u be nje prezantim i hollesishem i situates elektroenergjetike ne vend, duke paraqitur te dhena krahasuese ne vite lidhur me prodhimin, importin si dhe te treguesve te perfomances se KESH-it. Gjthashtu u be nje analize krahasuese e cmimeve te energjise elektrike te rajonit tone, pare ne kuadrin e privatizimit te Operatorit te Sistemit te Shperndarjes.
Me tej u theksua se problemi kryesor dhe me shqetesues per kete sektor vleresohet niveli shume i larte i humbjeve te energjise elektrike dhe vecanerisht i vjedhjeve te saj. ERE theksoi se FMN nuk duhet te pajtohet me mendimin qe fuqizimin financiar te KESH-it ta shohe vetem nepermjet rritjes se cmimeve te energjise elektrike.
Nga ana e FMN u theksua se progresi i KESH-it persa i takon permiresimit te treguesve te perfomances, eshte shume i ulet, ne keto 8-10 vitet e fundit, por FMN kujdeset per ecurine e treguesve makroekonomik te Ekonomise Shqiptare dhe ne kete kuader nuk e gjykon te arsyeshem subvencionimin e KESH-it nga ana e buxhetit te shtetit per te perballuar situatat e veshtira hidrologjike dhe rritjen e cmimeve te importit te energjise elektrike.
ERE shpjegoi se me cmimet dhe tarifat e miratuara per vitin 2008 mbulohen te gjitha kostot e parashikuara nga KESH-i per nje furnizim pa nderprerje te vendit me energji elektrike. Duke vleresuar situaten shume te favorshme hidrologjike ne vend ERE deklaroi se nuk shikon asnje argument qe te perligje nje rritje te re te cmimeve per vitin 2008.
Ne vazhdim ekspertet e ERE-s dhane ne menyre transparente, shpjegime te hollesishme, deri ne detaje, mbi metodologjine dhe te dhenat e perdorura per caktimin e cmimeve dhe tarifave te energjise elektrike per vitin 2008.
Nga ana e Z. Hussain ky takim njohes u vleresua shume i dobishem, mbasi ai do te ndikoje pozitivisht ne pikpamjet dhe vleresimet qe Misioni i FMN-es do te formuloje per ecurine e metejshme te Sektorit te Energjise Elektrike.
Se fundi, ERE theksoi se nuk eshte refraktare dhe mbetet e hapur per te analizuar me pergjegjesi cdo zhvillim te ri, i cili mund te sjelle impakte te ndjeshme ne sektorin e energjise elektrike, sikunder do te mbroje me konseguence, ashtu sikurse e kerkon ligji, cdo pretendim per te siguruar nga pozicioni monopol, te ardhura te paperligjura, qe cenojne direkt interesat e konsumatorit tarifor.
Të fundit
Njoftim për Mbledhje Bordi datë 03.03.2025
28-02-2025 Njoftime
Njoftim për Mbledhje Bordi datë 03.03.2025
Lexo më shumëNjoftim për Mbledhje Bordi datë 27.02.2025
24-02-2025 Njoftime
Njoftim për Mbledhje Bordi datë 27.02.2025
Lexo më shumëNjoftim për Mbledhje Bordi datë 14.02.2025
12-02-2025 Njoftime
Njoftim për Mbledhje Bordi datë 14.02.2025
Lexo më shumëNjoftim për Mbledhje Bordi datë 10.02.2025
08-02-2025 Njoftime
Njoftim për Mbledhje Bordi datë 10.02.2025
Lexo më shumëNjoftim për aplikim për licencim në Mbledhjen e Bordit të datës 03.02.2025 “DELIU 3D” shpk
03-02-2025 Njoftime
Njoftim për aplikim për licencim në Mbledhjen e Bordit të datës 03.02.2025 “DELIU 3D” shpk
Lexo më shumëRregullorja për Sigurinë Kibernetike të Infrastrukturave Kritike në Sektorin e Energjisë Elektrike
03-02-2025 Konsultime
Rregullorja për Sigurinë Kibernetike të Infrastrukturave Kritike në Sektorin e Energjisë Elektrike
Lexo më shumëNjoftim për Mbledhje Bordi datë 03.02.2025
01-02-2025 Njoftime
Njoftim për Mbledhje Bordi datë 03.02.2025
Lexo më shumëNjoftim për Mbledhje Bordi datë 27.01.2025
25-01-2025 Njoftime
Njoftim për Mbledhje Bordi datë 27.01.2025
Lexo më shumëNjoftim për aplikim për rinovim licence në Mbledhjen e Bordit të datës 20.01.2025 “GEGA -G” shpk
20-01-2025 Njoftime
Njoftim për aplikim për rinovim licence në Mbledhjen e Bordit të datës 20.01..2025 “GEGA -G” shpk
Lexo më shumë