Seminar i përbashkët ECRB – MEDREG: Sfidat dhe mundësitë në vendosjen e burimeve të rinovueshme në rrjetet elektrike dhe sistemet e balancimit. 15 Prill 2021
Më 15 Prill 2021, ECRB dhe MEDREG zhvilluan një seminar virtual të përbashkët me qëllim shkëmbimin e ekspertizës dhe praktikave implementuese në vendet anëtare të ECBR dhe MEDREG, mbi sfidat dhe mundësitë në shpërndarjen e burimeve të ripërtëritshme të energjisë në rrjetet e energjisë elektrike.
Gjatë seminarit, Presidenti i MEDREG z. Petrit Ahmeti, gjithashtu dhe Kryetar i ERE-s solli në vëmendje te pjesmarresve se “Bashkëpunimi mes MEDREG dhe ECRB është i domosdoshëm për të forcuar më tej përpjekjen e vazhdueshme në promovimin e kulturës rregullatore të përbashkët në të dyja rajonet. Gjithashtu, u shpreh më tej që një treg energjie i integruar dhe që ndërvepron në format rajonal, bazuar në burime të qëndrueshme energjie, do të sigurojë benefite ekonomike dhe sociale të bollshme dhe të mjaftueshme, si dhe do të konstribuojë në zhvillimin e qëndrueshëm të shoqërive në rajon” ne nderhyrjen e tij, Marko Bislimoski, në cilësinë e Presidentit të ECRB, sugjeroi që “integrimi i integrimi i burimeve të rinovueshme mund të ushtrojë presion në funksionimin e sistemit, por rezultatet positive që mund të përftohen duke arritur qëllimet tona të dekarbonizimit, ja vlejnë përpjekjet e rregullatorëve.
Në një kohë kur bërja e sistemeve energjetike më të sigurta dhe të qëndrueshme është në përpara, seminari i përbashkët u përqendrua në integrimin e burimeve të rinovueshme në sistem dhe mekanizmat përkatës të balancimit të tregut. Seminari nënvizoi rëndësinë e gjetjes së ekuilibrit të duhur midis rregullimit të tregjeve dhe zhvillimeve teknologjike dhe të sistemit. Gjithashtu u nënvizua roli thelbësor që rregullatorët e energjisë duhet të luajnë në sigurimin e mirëfunksionimit të tregjeve dhe vendosjen me kosto efektive të burimeve të ripërtëritshme.
Me pjesmarrës nga edhe te Operatorëve te Sistemit të Transmetimit nga rajonet e ECRB dhe MEDREG, rregullatorët shkëmbyen praktikat më të mira në trajtimin e sfidave që gjenerimi i energjisë elektrike nga burimet e ripërtëritshme të decentralizuara i sjell sistemit dhe operimit të tij. Fleksibiliteti i sistemit të energjisë, aftësia për t'iu përgjigjur në mënyrë efektive luhatjeve në furnizim dhe / ose kërkesë, si dhe nevoja që rregullatorët të adresojnë sfidat e investimeve, u nënvizuan si elementë kryesorë në këtë drejtim. Diskutimi gjithashtu shtjelloi përgjegjësitë e prodhuesve nga burimet e ripërtëritshme të energjisë në kontekstin e mekanizmave të balancimit dhe tregjeve që lidhen me atë të brendshëm dhe ndërkufitar si dhe integrimi i tyre nga perspektiva e pjesëmarrësve në treg.
Seminaret e përbashkëta janë pjesë e qëndrueshme e bashkëpunimit midis ECRB dhe MEDREG që në vitin 2014. Këto përpjekje vërtetojnë nevojën për të zgjeruar diskutimin në harmonizimin e rregullave të rregullatorëve në të gjithë Mesdheun, Europën Lindore dhe Rajonin e Detit të zi. Për më tepër, nga viti 2018, dy platformat rregullatore të rajonit ndajnë një marrëveshje bashkëpunimi me Këshillin Europian të Rregullatorëve të Energjise (CEER).
Të fundit
Njoftim për Mbledhje Bordi datë 10.03.2025
08-03-2025 Njoftime
Njoftim për Mbledhje Bordi datë 10.03.2025
Lexo më shumëMbi shqyrtimin e kërkesës për rishikimin e vendimit të bordit të ERE nr. 302, datë 30.12.2024 “Mbi shqyrtimin e propozimit të FTL sh.a.për draft “Marrëveshjen për blerjen e energjisë elektrike ndërmjet Furnizuesit të Tregut të Lire SH.A. dhe prodhuesve me
06-03-2025 Konsultime
Mbi shqyrtimin e kërkesës për rishikimin e vendimit të bordit të ERE nr. 302, datë 30.12.2024 “Mbi shqyrtimin e propozimit të FTL sh.a.për draft “Marrëveshjen për blerjen e energjisë elektrike...
Lexo më shumëNjoftim për Mbledhje Bordi datë 03.03.2025
28-02-2025 Njoftime
Njoftim për Mbledhje Bordi datë 03.03.2025
Lexo më shumëNjoftim për Mbledhje Bordi datë 27.02.2025
24-02-2025 Njoftime
Njoftim për Mbledhje Bordi datë 27.02.2025
Lexo më shumëNjoftim për Mbledhje Bordi datë 14.02.2025
12-02-2025 Njoftime
Njoftim për Mbledhje Bordi datë 14.02.2025
Lexo më shumëNjoftim për Mbledhje Bordi datë 10.02.2025
08-02-2025 Njoftime
Njoftim për Mbledhje Bordi datë 10.02.2025
Lexo më shumëNjoftim për aplikim për licencim në Mbledhjen e Bordit të datës 03.02.2025 “DELIU 3D” shpk
03-02-2025 Njoftime
Njoftim për aplikim për licencim në Mbledhjen e Bordit të datës 03.02.2025 “DELIU 3D” shpk
Lexo më shumëRregullorja për Sigurinë Kibernetike të Infrastrukturave Kritike në Sektorin e Energjisë Elektrike
03-02-2025 Konsultime
Rregullorja për Sigurinë Kibernetike të Infrastrukturave Kritike në Sektorin e Energjisë Elektrike
Lexo më shumëNjoftim për Mbledhje Bordi datë 03.02.2025
01-02-2025 Njoftime
Njoftim për Mbledhje Bordi datë 03.02.2025
Lexo më shumë