Takim i Entit Rregullator me Banken Boterore lidhur me situaten energjitike ne vend dhe analizen e cmimeve per vitin 2008
Ne daten 6 Maj 2008, neĀ Entin Rregullator te Sektorit te Energjise Elektrike, u zhvillua nje takim me Z. Atsushi Iimi, perfaqsues i Misionit te Bankes Boterore (BB).
Takimi kishte per qellim njohjen e Misionit te BB-se me situaten ne Sektorin e Energjise Elektrike si dhe me menyren e vleresimit te cmimeve dhe tarifave te energjise elektrike per vitin 2008.
Nga ana e eksperteve te ERE-s u be nje prezantim i hollesishem i situates elektroenergjetike ne vend si dhe e metodologjise se vleresimit te cmimeve dhe tarifave per vitin 2008, ne baze te te dhenave te paraqitura ne aplikimin e KESH-it per kete qellim ne Gusht 2007
Nga ana e Zotit Iimi u parashtrua shqetesimi lidhur me mbrojtjen e konsumatoreve te agrobiznesit nga cmimet e larta e te paarsyeshme te energjise elektrike te cilat mund te sjellin impakt negativ ne efektivitetin e veprimtarise se tyre duke e dekurajuar inisjativen investuese ne kete fushe. Ai shprehu interesimin e Misionit qe perfaqson ne menyre qe Projektet e BB ne fushen e infrastruktures dhe mbeshtetjes se agrobiznesit te jene te sukseseshme duhet qe cmimet e energjise elektrike te jene te argumentuar ne perputhje me metodologjite perkatese per te mbuluar kostot e sherbimit dhe kostot e prodhimit e te importit, per nje furnizim pa nderprerje me energji elektrike. Nderprerjet e energjise elektrike jane nje faktor pengues per investime dhe per pasoje ato kane nje impakt negativ ne rritjen ekonomike te vendit.
Nga ana e ERE-es u spjegua se me cmimet dhe tarifat e miratuara per vitin 2008 mbulohen te gjitha kostot e parashikuara nga KESH-i per nje furnizim pa nderprerje te vendit me energji elektrike. Duke vleresuar situaten shum te favorshme hidrologjike ne vend ERE deklaroi se nuk shikon asnje argument qe te perligje nje rritje te re te cmimeve per vitin 2008.
Ne vazhdim ekspertet e ERE-s theksuan se shprehin te njejtin qendrim te perbashket me BB -n mbi impaktin negativ qe sjellin cmimet e paarsyeshem dhe nderprerjet e energjise elektrike mbi zhvillimin e biznesit dhe te ekonomise ne pergjithesi. Ne kete kuader ne vitin 2006 u be nje ulje sinjifikative prej rreth 32 % e cmimeve dhe tarifave te energjise elektrike per konsumatoret jo familjar, si shprehje e filozofise se inkurajimit te investimeve ne fushen e prodhimit dhe te biznesit. ERE siguroi se kjo filozofi do te respektohet si nje parim me rendesi ne vendim-marrjet e saje per cmimet dhe tarifat.
Zotit Iimi ju dhane me pas spjegime te detajuara mbi metodologjine e llogaritjes se cmimeve dhe tarifave te energjise elektrike te cilat ai i konsideroi shume te dobishme per vlersimet dhe studimet qe po kryhen nga ana e BB-es ne projektet e infrastruktures dhe agrobiznesit.
Të fundit
Njoftim për Mbledhje Bordi datë 30.01.2026
28-01-2026 Njoftime
Njoftim për Mbledhje Bordi datë 30.01.2026
Lexo më shumëNjoftim për Mbledhje Bordi datë 26.01.2026
23-01-2026 Njoftime
Njoftim për Mbledhje Bordi datë 26.01.2026
Lexo më shumëNjoftim për aplikim për licence në Mbledhjen e Bordit të datës 15.01.2026 “NOVA SOLAR SYSTEM” shpk
15-01-2026 Njoftime
Njoftim për aplikim për licence në Mbledhjen e Bordit të datës 15.01.2026 “NOVA SOLAR SYSTEM” shpk
Lexo më shumëNjoftim për aplikim për rinovim licence në Mbledhjen e Bordit të datës 15.01.2026 “INFO-telecom” shpk
15-01-2026 Njoftime
Njoftim për aplikim për rinovim licence në Mbledhjen e Bordit të datës 15.01.2026 “INFO-telecom” shpk
Lexo më shumëFillimi i procedurës për disa ndryshime në treguesit e kritereve standarde të cilësisë së shërbimit në sistemin e shpërndarjes së energjisë elektrike [ 09.02.2026 ]
13-01-2026 Konsultime
Fillimi i procedurës për disa ndryshime në treguesit e kritereve standarde të cilësisë së shërbimit në sistemin e shpërndarjes së energjisë elektrike. [ Afati i konsultimeve - Datë 09.02.2026 ]
Lexo më shumëNjoftim për Mbledhje Bordi datë 15.01.2026
13-01-2026 Njoftime
Njoftim për Mbledhje Bordi datë 15.01.2026
Lexo më shumëNjoftim për aplikim për licencim në Mbledhjen e Bordit të datës 08.01.2026 “FAVINA.1. SH.P.K.
09-01-2026 Njoftime
Njoftim për aplikim për licencim në Mbledhjen e Bordit të datës 08.01.2026 “FAVINA.1. SH.P.K.
Lexo më shumëNjoftim për aplikim për rinovim në Mbledhjen e Bordit të datës 08.01.2026 “TIRANA INTERNATIONAL DEVELOPMENT” shpk
09-01-2026 Njoftime
Njoftim për aplikim për rinovim në Mbledhjen e Bordit të datës 08.01.2026 “TIRANA INTERNATIONAL DEVELOPMENT” shpk
Lexo më shumëNjoftim për Mbledhje Bordi datë 08.01.2026
06-01-2026 Njoftime
Njoftim për Mbledhje Bordi datë 08.01.2026
Lexo më shumë


