Deklarate per shtyp date 12.01.2011
Nisur nga shqetėsimi i opinionit publik, lidhur me faturimet e kryera nga ana e Kompanisė CEZ Shpėrndarje Sh.a. me emėrtimin “dėm ekonomik” apo “energji e pamatur”, Enti Rregullator i Energjisė dėshiron tė bėjė me dije tė gjithė konsumatorėt pėr hapat e ndjekura nga ana e ERE nė trajtimin dhe zgjidhjen e kėtij problemi:
- ERE ka monitoruar dhe studiuar me kujdes tė gjithė procedurėn e ndjekur nga ana e CEZ Shpėrndarje Sh.a. dhe ka konstatuar se aplikimi i «Dėmit Ekonomik” apo “Energji e Pamatur” ėshtė kryer nė mėnyrė abuzive dhe arbitrare pasi kėto veprime nuk janė nė pėrputhje me kuadrin ligjor dhe rregullator nė fuqi.
- Pėr kėto veprime tė CEZ Shpėrndarje tė pabazuara nė ligj, ERE me vendimin nr. 90, datė 15.11.2010 tė Bordit te Komisjonereve, dėnoi me gjobė nė shumėn 350 000 lekė kompaninė CEZ Shpėrndarje Sha, “Pėr moszbatim tė kushteve tė pėrcaktuara nė License dhe konkretisht tė pikės 3.1, tė Licensės pėr Aktivitetin e Furnizimit Publik me Pakicė tė Energjisė Elektrike”. Gjoba nė fjalė i korrespondon shumės maksimale qė ERE mund tė vendosė pėr dėnimin e shkeljeve tė ndryshme qė mundet tė kryhen nga nje i Licensuar nė bazė te nenit 64 tė Ligjit nr. 9072, datė 22.5.2003 “Pėr sektorin e energjisė elektrike” (tė ndryshuar).
- Nė bazė kėtij vendimi, tė gjitha faturimet e kryera nga ana e CEZ Shpėrndarje Sh.a. ndaj klientėve familjare dhe jofamiljare, me emėrtimin “Dėm Ekonomik” apo “Energji e Pamatur” pas hyrjes nė fuqi tė Ligjit nr. 9997, datė 22.09.2008, janė konsideruar tė paligjshme.
- Duke konstatuar se faturime tė kėsaj natyre kanė vazhduar edhe nė vijim, gjatė periudhės nėntor – dhjetor 2010, ERE nė datėn 28.12.2010, kreu monitorim tė sistemit tė faturimit tė kėsaj Kompanie, pėr tė verifikuar faturimet e kryera nga kjo kompani dhe zbatimin e Vendimit pėrkatės tė Bordit tė Komisjonereve.
- Nė datėn 29.12.2010, ERE- i ėshtė drejtuar sėrish CEZ Shpėrndarje me kėrkesėn pėr anullim tė menjėhershėm tė faturimeve tė kryera nė emėrtimin “Energji e Pamatur”, pėr tė gjithė klientėt familjare dhe jofamiljare duke bėrė sistemimin e konsumit faktik tė energjisė elektrike, pa shkaktuar asnjė kosto tė tepėrt pėr konsumatorėt.
- ERE ėshtė nė ndjekje tė vazhdueshme tė kėtij procesi dhe i ka kėrkuar urgjentisht kompanisė CEZ Shpėrndarje, qė brenda datės 12 Janar 2011 tė informojė publikun pėr masat qė ka ndėrmarrė pėr sistemimin e shqetėsimeve tė krijuara.
- ERE, ndėrkohė, i fton tė gjithė konsumatoret qė kanė qėnė objekt i kėtyre faturimeve, qė tė reklamojnė pranė CEZ Shpėrndarje dhe nė mungesė tė gjetjes sė njė pėrgjigje tė shpejtė dhe tė pranueshme prej kėsaj kompanie pranė Entit Rregullator te Energjisė, ēdo faturė tė paargumentuar, tė lėshuar nga Kompania, qė lidhet me emėrtimin “energji e pamatur” apo “dem ekonomik”.
- ERE do tė vijojė tė monitorojė nė vijimėsi dhe nga afėr hapat qė do tė merren nga ana e CEZ Shpėrndarje pėr zgjidhjen e kėtij shqetėsimi tė krijuar konsumatoreve shqiptar dhe do te ndėrmarre veprime tė tjera sikurse do tė jetė e nevojshme nė pėrputhje me autoritetin qė i jep ligji “Pėr sektorin e energjisė elektrike” dhe dispozitat pėrkatėse tė Kodit Penal te R.Sh, pėr tė cilat do tė informojė nė vijim konsumatorėt e energjisė elektrike.
Bordi i Komisjonerėve tė ERE-s
Të fundit
Njoftim për Mbledhje Bordi datë 25.11.2024
21-11-2024 Njoftime
Njoftim për Mbledhje Bordi datë 25.11.2024
Lexo më shumëNjoftim për aplikim për licencim në Mbledhjen e Bordit të datës 18.11.2024“Mountain’s Green Energy” sh.p.k.
20-11-2024 Njoftime
Njoftim për aplikim për licencim në Mbledhjen e Bordit të datës 18.11.2024“Mountain’s Green Energy” sh.p.k.
Lexo më shumëNjoftim për Mbledhje Bordi datë 18.11.2024
15-11-2024 Njoftime
Njoftim për Mbledhje Bordi datë 18.11.2024
Lexo më shumëPropozime mbi disa ndryshime në rregullat e tregut të energjisë elektrike
14-11-2024 Konsultime
Propozime mbi disa ndryshime në rregullat e tregut të energjisë elektrike
Lexo më shumëNjoftim për Mbledhje Bordi datë 14.11.2024
12-11-2024 Njoftime
Njoftim për Mbledhje Bordi datë 14.11.2024
Lexo më shumëMetodologjisë së Përcaktimit të Tarifave për Operatorin e Emëruar të Tregut të Energjisë Elektrike (NEMO)
07-11-2024 Konsultime
Varianti i ripunuar i ‘Metodologjisë së Përcaktimit të Tarifave për Operatorin e Emëruar të Tregut të Energjisë Elektrike (NEMO)’
Lexo më shumëNjoftim për Mbledhje Bordi datë 06.11.2024
04-11-2024 Njoftime
Njoftim për Mbledhje Bordi datë 06.11.2024
Lexo më shumëNjoftim për Mbledhje Bordi datë 05.11.2024
01-11-2024 Njoftime
Njoftim për Mbledhje Bordi datë 05.11.2024
Lexo më shumëNjoftim për Mbledhje Bordi datë 30.10.2024
28-10-2024 Njoftime
Njoftim për Mbledhje Bordi datë 30.10.2024
Lexo më shumë