Takimi i Kryetarit te Entit Rregullator me Drejtorin e Zyres per Mbrojtjen e Konsumatorit
Ne daten 8 maj 2009, ne ambjentet e Entit Rregullator te Energjise, u zhvillua nje takim midis Kryetarit te Entit Rregullator te Energjise, Z. Bujar Nepravishta dhe Z.Altin Goxhaj, Drejtor i Zyres per Mbrojtjen e Konsumatorit.
Ky takim kishte per qellim informimin e Zyres per Mbrojtjen e Konsumatorit me situaten ne Sektorin e Energjise Elektrike pas procesit te privatizimit te Kompanise se Shperndarjes OSSH Sha nga Kompania Ceke CEZ dhe gjetjen e mundesive te reja te bashkepunimit midis Rregullatorit dhe Shoqatave te Mbrojtjes se Konsumatorit, duke patur si prioritet sigurine e furnizimit me energji elektrike te konsumatoreve shqiptare dhe permiresimit te standarteve te sherbimit.
Nga ana e ERE-se u be nje prezantim i hollesishem i situates te sektorit te energjise ne vend, duke paraqitur te dhena lidhur me prodhimin, importin si dhe te treguesve te perfomances se OSSH Sha. Gjithashtu u be nje analize e procesit te miratimit te cmimeve te energjise elektrike per vitin 2010 proces i cili do te kryhet nga ana e ERE-se, pare ne aspektinĀ e privatizimit te Operatorit te Sistemit te Shperndarjes.
Ne takim u theksua se ERE-ja eshte institucioni i vetem pergjegjes qe ka autoritetin ligjor per vendosjen e tarifave per te gjitha veprimtarite e rregulluara qe kryhen nga te licensuarit ne sektorin e energjise elektrike, nga ana e saj ndiqet nje procedure tejet transparente per miratimin e ketyre tarifave, duke u bazuar ne Metodologjite perkatese mbi bazen e te cilave realizohet me pergjegjesi te plote procesi i llogaritjes se cmimeve te shitjes me pakice te energjise elektrike per klientet tarifore, duke pasur per qellim vendosjen e tarifave te rregulluara te bazuara ne kosto, konform standarteve dhe parimeve te njohura ekonomike.
Bazuar ne sa me siper, nga ana e ERE-se garantohet respektimi i parimeve te informimit te publikut dhe te transparences, duke organizuar seanca te hapura degjimore, ku do te jene te ftuar te shprehin qendrimin e tyre te gjitha palet e interesuara ne kete proces. Te gjitha prononcimet dhe opinionet e shprehura nga palet e ndryshme qe marrin pjese ne kete proces, analizohen dhe vleresohen ne procesin e vendimarrjes nga ana e ERE-se, konform procedurave dhe rregullave ne fuqi.
Me tej u diskutua per nje nga ceshtjet me kryesore dhe me shqetesuese per kete sektor, ate te nivelit te larte te humbjeve te energjise elektrike dhe vecanerisht i humbjeve joteknike te saj. ERE kerkoi bashkepunimin e Zyres se Mbrojtjes se Konsumatorit dhe gjithe Shoqatave te Konsumatoreve ne teresi per sensibilizimin dhe ndergjegjesimin e opinionit publik per pagimin e faturave te konsumit te energjise elektrike, duke kontribuar keshtu ne uljen e kostos se energjise elektrike.
Me interes te posacem u trajtua edhe ceshtja e rishikimit te Kontrates se Furnizimit me Energji Elektrike te Konsumatoreve Familjare dhe Jofamiljare. Nga ana e ERE-s u theksua se ne kuader te procesit te privatizimit, Kompania e Shperndarjes OSSH Sha, do te paraqese propozimet ne Entin Rregullator lidhur me standartet e cilesise se sherbimit te furnizimit, te cilat do te trajtojne gjithashtu edhe sigurine e furnizimit me energji elektrike te konsumatoreve.
Standartet e cilesise se sherbimit te propozuara nga Kompania do te jene pjese perberese e Kontrates se Furnizimit me Energji Elektrike dhe do te perfshihen per tu diskutuar ne seancen e hapur degjimore qe do te organizohet nga ERE-ja ne vijim te procesit te rishikimit te Kontrates, proces ne te cilin do te perfshihen te gjitha palet e interesuara si dhe publiku i gjere
Nga ana e Z. Altin Goxhaj ky takim njohes u vleresua shume i dobishem, mbasi ai do te ndikoje pozitivisht ne rritjen e aktivitetit te tyre ne drejtim te permiresimit te ecurise te metejshme te Sektorit te Energjise Elektrike.
Se fundi, ERE theksoi se mbetet e hapur per te analizuar me pergjegjesi cdo propozim te ri, i cili mund te sjelle impakte te ndjeshme ne sektorin e energjise elektrike, sikunder do te mbroje me konseguence, ashtu sikurse e kerkon ligji, interesat e konsumatorit te energjise elektrike.
Të fundit
Njoftim për Mbledhje Bordi datë 25.11.2024
21-11-2024 Njoftime
Njoftim për Mbledhje Bordi datë 25.11.2024
Lexo më shumëNjoftim për aplikim për licencim në Mbledhjen e Bordit të datës 18.11.2024“Mountain’s Green Energy” sh.p.k.
20-11-2024 Njoftime
Njoftim për aplikim për licencim në Mbledhjen e Bordit të datës 18.11.2024“Mountain’s Green Energy” sh.p.k.
Lexo më shumëNjoftim për Mbledhje Bordi datë 18.11.2024
15-11-2024 Njoftime
Njoftim për Mbledhje Bordi datë 18.11.2024
Lexo më shumëPropozime mbi disa ndryshime në rregullat e tregut të energjisë elektrike
14-11-2024 Konsultime
Propozime mbi disa ndryshime në rregullat e tregut të energjisë elektrike
Lexo më shumëNjoftim për Mbledhje Bordi datë 14.11.2024
12-11-2024 Njoftime
Njoftim për Mbledhje Bordi datë 14.11.2024
Lexo më shumëMetodologjisë së Përcaktimit të Tarifave për Operatorin e Emëruar të Tregut të Energjisë Elektrike (NEMO)
07-11-2024 Konsultime
Varianti i ripunuar i ‘Metodologjisë së Përcaktimit të Tarifave për Operatorin e Emëruar të Tregut të Energjisë Elektrike (NEMO)’
Lexo më shumëNjoftim për Mbledhje Bordi datë 06.11.2024
04-11-2024 Njoftime
Njoftim për Mbledhje Bordi datë 06.11.2024
Lexo më shumëNjoftim për Mbledhje Bordi datë 05.11.2024
01-11-2024 Njoftime
Njoftim për Mbledhje Bordi datë 05.11.2024
Lexo më shumëNjoftim për Mbledhje Bordi datë 30.10.2024
28-10-2024 Njoftime
Njoftim për Mbledhje Bordi datë 30.10.2024
Lexo më shumë