Raportimi Vjetor i ERE-s ne Komisionin e Veprimtarive Prodhuese dhe Mjedisit te Kuvendit te Shqiperise
Ne daten 1.4.2010, Kryetari i Entit Rregullator te Energjise, Zoti Bujar Neprvishta, ne zbatim te ligjit “Per Sektorin e Energjise Elektrike, paraqiti perpara Komisionit te Veprimtarive Prodhuese dhe Mjedisit, raportin vjetor: “Gjendja e Sektorit te Energjise dhe Veprimtaria e ERE-s gjate vitit 2009”.
Ne kete prezantim Zoti Nepravishta paraqiti nje analize te sintetizuar dhe me nivel te larte profesional te gjendjes se sektorit te energjise ne vendin tone gjate vitit 2009. Ai vecoi si arritje mjafte te rendesishme konsolidimin e furnizimit te panderprere me energji elektrike te konsumatoreve, rritjen e ndjeshme te prodhimit te energjise elektrike ne vend dhe ne menyre te vecante si nje arritje historike gadishmerine ne shkallen 100% te te gjithe agregateve te sistemit elektroenergjetik, cka beri te mundur shfrytezimin maksimal te kapaciteteve te instaluara te Sistemit duke mos lejuar derdhjen e asnje pike uji nga rezervuaret e kaskades pa marre prej saje te gjithe energjine e mundeshme.
Me tej u theksua si nje ngjarje dhe arritje e rendesishme e vitit 2009 privatizimi i sukseseshem i Operatorit te Sistemit te Shperndarjes (OSSH) nga kompania ceke CEZ nje nga 10 kompanite lider te Evropes ne sektorin e energjise.
Raporti i ben nje vleresim te vecante rritjes se sigurise se furnizimit te vendit me energji elektrike per perspektiven afatshkurter dhe ate afatgjate nepermjet pjesmarrjes se gjere te investimeve private per ndertimin e burimeve te reja elektroenergjetike si dhe ndertimit te linjave elektrike te interkoneksionit. Po ashtu, ne kete kuader u evidentua fakti, qe per here te pare mbas 24 vjetesh futet ne shfrytezim nje burim i rendesishem gjenerues, TEC-i i Vlores i cili i sherben ne menyre te drejteperdrejte rritjes se sigurise se vendit me energji elektrike.
Ne kete prezantim, me objektivitet shkencor dhe realizem, u evidentuan edhe sfidat e rendesishme me te cilat ndeshet sektori i energjise, duke parashtruar se pari eficiencen e ulet ne konsumin e energjise elektrike, ku per me shume se 18 vjete te nje manaxhimi jo te sukseseshem, vecanerisht te sektorit te shperndarjes se energjise elektrike, niveli i larte i humbjeve te energjise elektrike (teknike dhe jo teknike) dhe niveli i ulet i arketimeve perbejne sfiden me te rendesishme te ketij sektori me efekte negative tek te gjithe konsumatoret.
Nje sfide tjeter e cila duhet te kapercehet me sukses u theksua edhe ajo qe ka te beje me furnizimin e vendit me gaz natyror, vecanerisht kur aktualisht egziston nje konsumator i rendesishem i gazit, sikurse eshte TEC-i i Vlores, ku kostot e prodhimit te energjise elektrike nga perdorimi i naftes diesel ne vend te gazit natyror, jane me te larta.
Raporti me objektivitet dhe transparence evidenton gjendjen e sektorit te energjise por edhe veprimtarine e ERE-s dhe arrin ne konkluzione dhe rekomandime te rendesishme, te cilat shprehim besimin se do te ndikojne pozitivisht, ne permiresimin e metejshem te punes ne sektorin e energjise.
Deputetet pjesmarres, antar te Komisionit, shprehen vleresim per veprimtarine e ERE-s gjate vitit 2009 dhe njekohesisht drejtuan nje sere pyetjesh rreth raportit dhe situates konkrete ne sektorin e energjise.
Komisioni vendosi qe javen e ardheshme te jepen pergjigjet e pyetjeve nga ana e ERE-s ne nje takim tjeter me Komisionin e Veprimtarive Prodhuese, Tregtise dhe Mjedisin.
Të fundit
Njoftim për Mbledhje Bordi datë 25.11.2024
21-11-2024 Njoftime
Njoftim për Mbledhje Bordi datë 25.11.2024
Lexo më shumëNjoftim për aplikim për licencim në Mbledhjen e Bordit të datës 18.11.2024“Mountain’s Green Energy” sh.p.k.
20-11-2024 Njoftime
Njoftim për aplikim për licencim në Mbledhjen e Bordit të datës 18.11.2024“Mountain’s Green Energy” sh.p.k.
Lexo më shumëNjoftim për Mbledhje Bordi datë 18.11.2024
15-11-2024 Njoftime
Njoftim për Mbledhje Bordi datë 18.11.2024
Lexo më shumëPropozime mbi disa ndryshime në rregullat e tregut të energjisë elektrike
14-11-2024 Konsultime
Propozime mbi disa ndryshime në rregullat e tregut të energjisë elektrike
Lexo më shumëNjoftim për Mbledhje Bordi datë 14.11.2024
12-11-2024 Njoftime
Njoftim për Mbledhje Bordi datë 14.11.2024
Lexo më shumëMetodologjisë së Përcaktimit të Tarifave për Operatorin e Emëruar të Tregut të Energjisë Elektrike (NEMO)
07-11-2024 Konsultime
Varianti i ripunuar i ‘Metodologjisë së Përcaktimit të Tarifave për Operatorin e Emëruar të Tregut të Energjisë Elektrike (NEMO)’
Lexo më shumëNjoftim për Mbledhje Bordi datë 06.11.2024
04-11-2024 Njoftime
Njoftim për Mbledhje Bordi datë 06.11.2024
Lexo më shumëNjoftim për Mbledhje Bordi datë 05.11.2024
01-11-2024 Njoftime
Njoftim për Mbledhje Bordi datë 05.11.2024
Lexo më shumëNjoftim për Mbledhje Bordi datë 30.10.2024
28-10-2024 Njoftime
Njoftim për Mbledhje Bordi datë 30.10.2024
Lexo më shumë