Seminar i përbashkët ECRB – MEDREG: Sfidat dhe mundësitë në vendosjen e burimeve të rinovueshme në rrjetet elektrike dhe sistemet e balancimit. 15 Prill 2021
Më 15 Prill 2021, ECRB dhe MEDREG zhvilluan një seminar virtual të përbashkët me qëllim shkëmbimin e ekspertizës dhe praktikave implementuese në vendet anëtare të ECBR dhe MEDREG, mbi sfidat dhe mundësitë në shpërndarjen e burimeve të ripërtëritshme të energjisë në rrjetet e energjisë elektrike.
Gjatë seminarit, Presidenti i MEDREG z. Petrit Ahmeti, gjithashtu dhe Kryetar i ERE-s solli në vëmendje te pjesmarresve se “Bashkëpunimi mes MEDREG dhe ECRB është i domosdoshëm për të forcuar më tej përpjekjen e vazhdueshme në promovimin e kulturës rregullatore të përbashkët në të dyja rajonet. Gjithashtu, u shpreh më tej që një treg energjie i integruar dhe që ndërvepron në format rajonal, bazuar në burime të qëndrueshme energjie, do të sigurojë benefite ekonomike dhe sociale të bollshme dhe të mjaftueshme, si dhe do të konstribuojë në zhvillimin e qëndrueshëm të shoqërive në rajon” ne nderhyrjen e tij, Marko Bislimoski, në cilësinë e Presidentit të ECRB, sugjeroi që “integrimi i integrimi i burimeve të rinovueshme mund të ushtrojë presion në funksionimin e sistemit, por rezultatet positive që mund të përftohen duke arritur qëllimet tona të dekarbonizimit, ja vlejnë përpjekjet e rregullatorëve.
Në një kohë kur bërja e sistemeve energjetike më të sigurta dhe të qëndrueshme është në përpara, seminari i përbashkët u përqendrua në integrimin e burimeve të rinovueshme në sistem dhe mekanizmat përkatës të balancimit të tregut. Seminari nënvizoi rëndësinë e gjetjes së ekuilibrit të duhur midis rregullimit të tregjeve dhe zhvillimeve teknologjike dhe të sistemit. Gjithashtu u nënvizua roli thelbësor që rregullatorët e energjisë duhet të luajnë në sigurimin e mirëfunksionimit të tregjeve dhe vendosjen me kosto efektive të burimeve të ripërtëritshme.
Me pjesmarrës nga edhe te Operatorëve te Sistemit të Transmetimit nga rajonet e ECRB dhe MEDREG, rregullatorët shkëmbyen praktikat më të mira në trajtimin e sfidave që gjenerimi i energjisë elektrike nga burimet e ripërtëritshme të decentralizuara i sjell sistemit dhe operimit të tij. Fleksibiliteti i sistemit të energjisë, aftësia për t'iu përgjigjur në mënyrë efektive luhatjeve në furnizim dhe / ose kërkesë, si dhe nevoja që rregullatorët të adresojnë sfidat e investimeve, u nënvizuan si elementë kryesorë në këtë drejtim. Diskutimi gjithashtu shtjelloi përgjegjësitë e prodhuesve nga burimet e ripërtëritshme të energjisë në kontekstin e mekanizmave të balancimit dhe tregjeve që lidhen me atë të brendshëm dhe ndërkufitar si dhe integrimi i tyre nga perspektiva e pjesëmarrësve në treg.
Seminaret e përbashkëta janë pjesë e qëndrueshme e bashkëpunimit midis ECRB dhe MEDREG që në vitin 2014. Këto përpjekje vërtetojnë nevojën për të zgjeruar diskutimin në harmonizimin e rregullave të rregullatorëve në të gjithë Mesdheun, Europën Lindore dhe Rajonin e Detit të zi. Për më tepër, nga viti 2018, dy platformat rregullatore të rajonit ndajnë një marrëveshje bashkëpunimi me Këshillin Europian të Rregullatorëve të Energjise (CEER).
Të fundit
Njoftim per Mbledhje Bordi date 27.03.2023
24-03-2023 Njoftime
Njoftim per Mbledhje Bordi date 27.03.2023
Lexo më shumëOST-Kerkese ne lidhje me intervalin kohor 1 ore ne operimin e proceseve te tregut balancues, dhe nominimeve te transaksioneve tregtare
23-03-2023 Konsultime
OST-Kerkese ne lidhje me intervalin kohor 1 ore ne operimin e proceseve te tregut balancues, dhe nominimeve te transaksioneve tregtare
Lexo më shumëNjoftim për Licencim ne mbledhjen e Bordit date 20.03.2023 “SEKA HYDROPOWER” sh.p.k
21-03-2023 Njoftime
Njoftim për Licencim ne mbledhjen e Bordit date 20.03.2023 “SEKA HYDROPOWER” sh.p.k
Lexo më shumëNjoftim per Mbledhje Bordi date 23.03.2023
21-03-2023 Njoftime
Njoftim per Mbledhje Bordi date 23.03.2023
Lexo më shumëNjoftim për Licencim ne mbledhjen e Bordit date 20.03.2023 “GEN-I Tirana” sh.p.k.
20-03-2023 Njoftime
Njoftim për Licencim ne mbledhjen e Bordit date 20.03.2023 “GEN-I Tirana” sh.p.k.
Lexo më shumëNjoftim per Mbledhje Bordi date 20.03.2023
17-03-2023 Njoftime
Njoftim per Mbledhje Bordi date 20.03.2023
Lexo më shumëNjoftim për Licencim ne mbledhjen e Bordit date 15.03.2023 “FURNIZUESI I TREGUT TË LIRË” sha
16-03-2023 Njoftime
Njoftim për Licencim ne mbledhjen e Bordit date 15.03.2023 “FURNIZUESI I TREGUT TË LIRË” sha
Lexo më shumëNjoftim për Licencim ne mbledhjen e Bordit date 13.03.2023 “ENERGY 24” sh.p.k
15-03-2023 Njoftime
Njoftim për Licencim ne mbledhjen e Bordit date 13.03.2023 “ENERGY 24” sh.p.k
Lexo më shumëNjoftim per Mbledhje Bordi date 15.03.2023
13-03-2023 Njoftime
Njoftim per Mbledhje Bordi date 15.03.2023
Lexo më shumë