Pjesëmarrje virtuale në Asamblenë e 29-të të Përgjithshme të MEDREG

Pjesëmarrje virtuale në Asamblenë e 29-të të Përgjithshme të MEDREG

Kryetari i ERE-s Z. Petrit Ahmeti, i cili mban dhe postin e zv/presidentit në MEDREG, me mbështetjen e Anëtarëve të Bordit dhe Sekretarit të Përgjithshëm Z. Elton B. Radheshi morën pjesë në Asamblen e 29-të të Përgjithshme të MEDREG - Mediterranean Energy Regulators . Mbledhja e parë për Vitin 2020 u zhvillua online për shkak të kufizimeve të vendosura si pasojë e pandemisë Covid-19. Asambleja midis çështjeve të tjera diskutoi përditësimet e aktiviteteve teknike të Grupeve të Punës, Prezantimin e masave rregullatore të ndërmarra nga Anëtarët e MEDREG për të lehtësuar impaktin e përhapjes së COVID – 19 dhe Kontratën e Grantit KE – MEDREG për vitin 2020.