Memorandumi i Bashkėpunimit mes ERE dhe FDUT

Memorandumi i Bashkëpunimit mes ERE dhe FDUT

Kryetati i ERE Z. Petrit Ahmeti zhvilloi sot takimin me përfaqësues të Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin e Tiranës, gjatë së cilit u firmos Memorandumi i Bashkëpunimit, nënshkruar me qëllim rritjen dhe zhvillimin e kapaciteteve dhe ofrimin e shërbimeve mes dy institucioneve, në zbatim të politikave të ERE dhe kurrikulave të FDUT.

Palët synojnë të bashkëpunojnë dhe  kontribuojnë në fusha me interes të përbashkët, si konsulencë legjislacioni vendas dhe atij të Bashkimit Europian, menaxhim burimesh njerëzore, organizimi i trajnimeve, projekteve të ndryshme, praktikave të punës, fushatave ndërgjegjësuese etj., nëpërmjet shkëmbimit të përvojave dhe ideve me ekspertë të ERE.