Udhetim Studimor i Entit Rregullator te Sektorit te Energjise Elektrike ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes
Ne kuadrin e Programit te Partnershipit me Agjensine Kombetare te SHBA Komisioni Rregullator per Kompanite (NARUC), me sponsorizim te USAID dhe NARUC, nga data 12 deri 16 Maj, nje grup i Entit Rregullator i kryesuar nga Kryetari i tij, Z. Bujar Nepravishta, zhvilloi nje udhetim studimor per Politikat e Rregullimit te Sektorit te Energjise Elektrike, ne qytetet Harrisburg dhe Norristown, Pennsylvania dhe Washington, DC. Ky aktivitet eshte vazhdim i nje serie aktivitetesh partnershipi te zhvilluara me pare nga ERE-ja me Rregullatore te ndryshem te SHBA dhe kishte si objektiv kryesor shkembimin e eksperiences dhe informacionit midis ERE-se dhe Rregullatorit te Pennsylvanise PUC, duke nxitur dhe zhvilluar praktikat rregullatore dhe kapacitet vendimarrese te tij. Gjate pjeses se pare te Programit qe u zhvillua prane Rregullatorit te Pennsylvanise, vemendja kryesore iu kushtua kuadrit rregullator ne krijimin dhe zhvillimin e tregjeve te energjise elektrike, sfidat aktuale te sektorit te energjise elektrike ne Shqiperi, monitorimit te ketij tregu dhe trajtimin e problemeve te konkurences gjate procesit te hapjes se tregut te energjise elektrike. Nje vemendje e vecante iu kushtua problemeve te sigurise se furnizimit ne te gjitha aspektet. Per sa i takon mjaftueshmerise se prodhimit, u trajtuan mekanizmat per stabilizimin e kpaciteteve gjeneruese, masat strategjike per mbulimin e kerkeses per energji si dhe procesi per miratimin e kapaciteteve te reja gjeneruese, duke u fokusuar ne gjetjen e pikave te perbashketa dhe implementimin e praktikave me te reja, ne perputhje me legjislacion aktual te vendit tone. Ne aspektin e sigurise se furnizimit dhe qendrueshmerise se sistemit te transmetimit, u trajtua roli i Rregullatorit ne sigurimin e mjaftueshmerise se ketij sistemi, probleme te politikave dhe standarteve ne planifikimin, operimin dhe zhvillimin e rrjetit, menyra e studimit per kerkime per investimet e reja dhe mbulimi i kostove te ketyre investimeve. Nje sesion i vecante iu kushtua ceshtjeve te sigurise dhe cilesise se furnizimit te konsumatorit me energji elektrike, detyrimet minimale baze te sherbimit dhe zgjidhjes se mosmareveshjeve. Te dyja palet bene paraqitjen e sistemeve te tyre te rregullimit dhe monitorimit te kompanise dhe sherbimeve qe ajo ofron, krahasimin e menyrave te monitorimit si dhe funksionet qe perbejne dhe rregullojne furnizuesin e alternatives se fundit. Gjithashtu u diskutua edhe mbi problemet e qe ndeshen gjate ristrukturimit te tregjeve te energjise, rregullat, pergjegjesite dhe trajtimi i tregut balancues si dhe monitorimi i tij. Nje hapesire e vecante iu kushtua trajtimi te tregut te gazit natyror aspektet rregullatore te tij, te cilat paraqiten interes te vecante per Rregullatorin tone dhe rolin qe do te kete ai ne rregullimin e ketij sektori ne Shqiperi. Me interes ishte edhe diskutimi mbi aspektet rregullatore te energjise berthamore ne Pennsylvani.  Nga ana e organizatoreve, u mundesua nje vizite pune ne Pennsylvania-New Jersey-Maryland (PJM) Interconnection, LLC, e cila eshte nje organizate transmetimi rajonale (RTO) dhe luan nje rol shume te rendesishem ne sistemin e transmetimit te energjise te SHBA. Me shume interes ishte njohja me menyren e sofistikuar te menaxhimit te tregut te energjise dhe procesin e planifikimit rajonal qe kryen kjo Kompani e cila siguron qendrueshmerine e zones qendrore me te madhe te kontrollit dhe dispecerimit ne Ameriken e Veriut, duke koordinuar levizjen e flukseve ne tregun e energjise elektrike me shumice me te madh ne bote. Ne diten e fundit te qendrimit ne SHBA, u zhvilluan takime shume te rendesishme me perfaqesues te Rregullatorit Federal te Shteteve te Bshkuara (FERC), si dhe te Rregullatorit te Washington, DC. Gjate takimit me perfaqesues te NARUC dhe USAID, u diskutua lidhur me ecurine e metejshme te bashkepunimit dhe ndihmes qe do ti akordohet Rregullatorit tone nga keto organizata.
Të fundit
Njoftim për aplikim për licencim në Mbledhjen e Bordit të datës 18.11.2024“Mountain’s Green Energy” sh.p.k.
20-11-2024 Njoftime
Njoftim për aplikim për licencim në Mbledhjen e Bordit të datës 18.11.2024“Mountain’s Green Energy” sh.p.k.
Lexo më shumëNjoftim për Mbledhje Bordi datë 18.11.2024
15-11-2024 Njoftime
Njoftim për Mbledhje Bordi datë 18.11.2024
Lexo më shumëPropozime mbi disa ndryshime në rregullat e tregut të energjisë elektrike
14-11-2024 Konsultime
Propozime mbi disa ndryshime në rregullat e tregut të energjisë elektrike
Lexo më shumëNjoftim për Mbledhje Bordi datë 14.11.2024
12-11-2024 Njoftime
Njoftim për Mbledhje Bordi datë 14.11.2024
Lexo më shumëMetodologjisë së Përcaktimit të Tarifave për Operatorin e Emëruar të Tregut të Energjisë Elektrike (NEMO)
07-11-2024 Konsultime
Varianti i ripunuar i ‘Metodologjisë së Përcaktimit të Tarifave për Operatorin e Emëruar të Tregut të Energjisë Elektrike (NEMO)’
Lexo më shumëNjoftim për Mbledhje Bordi datë 06.11.2024
04-11-2024 Njoftime
Njoftim për Mbledhje Bordi datë 06.11.2024
Lexo më shumëNjoftim për Mbledhje Bordi datë 05.11.2024
01-11-2024 Njoftime
Njoftim për Mbledhje Bordi datë 05.11.2024
Lexo më shumëNjoftim për Mbledhje Bordi datë 30.10.2024
28-10-2024 Njoftime
Njoftim për Mbledhje Bordi datë 30.10.2024
Lexo më shumëNjoftim për aplikim për licencim në Mbledhjen e Bordit të datës 28.10.2024 "SLR ALBANIA" sh.p.k.
28-10-2024 Njoftime
Njoftim për aplikim për licencim në Mbledhjen e Bordit të datës 28.10.2024 "SLR ALBANIA" sh.p.k.
Lexo më shumë