Prezantimi i Raportit Vjetor 2021
U prezantua sot Raporti Vjetor i ERE në Kuvendin e Shqipërisë, nga Kryetari, Z. Petrit Ahmeti. Raporti paraqiti në mënyrë të detajuar të dhëna mbi ecurinë e Sektorit të Energjisë Elektrike dhe të Gazit Natyror për vitin 2021 dhe krahasimet e disa prej treguesve kryesor të këtij viti me vitet parardhëse, si dhe parashikon ndër të tjera:
a) sigurinë operative të rrjetit;
b) balancën e parashikuar të kërkesës dhe furnizimit me energji elektrike në tregun e brendshëm për një periudhë pesëvjeçare;
c) nivelin e pritshëm të kërkesës dhe prespektivën e sigurisë së furnizimit për një periudhë pesë deri në pesëmbëdhjetë vjeçare nga data e raportit;
d) kapacitetin shtesë prodhues të propozuar, të planifikuar apo në fazë ndërtimi;
e) parashikimin e investimeve, për jo më pak se pesë vitet e ardhshme, që planifikohen të realizohen nga Operatori i Sistemit të Transmetimit apo çdo palë tjetër, lidhur me rritjen e kapacitetit ndërkufitar të interkonjeksionit;
f) cilësinë dhe nivelin e mirëmbajtjes së rrjeteve;
g) masat për menaxhimin e kërkesës në pik dhe ndërprerjeve në furnizimin me energji elektrike;
h) masat e përshtatshme, në rast nevoje, të rritjes së sigurisë së furnizimit;
i) parimet e menaxhimit të kufizimit të kapaciteteve në linjat ekzistuese dhe ato të planifikuara të sistemit të transmetimit;
j) modelet e pritshme të prodhimit, furnizimit, shkëmbimeve ndërkufitare dhe konsumit, duke mundësuar marrjen e masave për menaxhimin e kërkesës;
k) objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm në nivel kombëtar, rajonal dhe europian;
l) informacionin e hollësishëm të Operatorit të Sistemit të Transmetimit, për investimet e parashikuara për linjat e interkonjeksionit dhe për ndërtimin e linjave të brendshme të rrjetit, të cilat, në mënyrë të drejtëpërdrejtë, ndikojnë në linjat e interkonjeksioneve ndërkufitare.
Gjatë fjalës së tij z. Ahmeti, përmendi rëndësinë e disa zhvillimeve të arritura gjatë vitit 2021 si bashkëpunimin me Operatorin e Sistemit të Transmetimit dhe Tregut te Kosovës (KOSTT), dhe Zyrës së Rregullatorit të Energjisë së Kosovës (ZRRE), për bashkimin e tregut të ditës në avancë të energjisë elektrike dhe brenda së njëjtës ditë, ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës si dhe marrëveshja e Bashkëpunimit midis ERE dhe ZRRE për njohjen reciproke të licensave midis të dy vendeve.; Bursa e Energjisë (ALPEX) dhe përzgjedhja e Ofruesit të Shërbimit si një hap i rëndësishëm për funksionimin dhe futjen në operim të Bursës Shqiptare të energjisë elektrike; Nxitja e diversifikimit të buriemeve të energjisë; zhvillimet e gazësjellësit TAP; miratimi i Rregullores për Integritetin dhe Transparencën e Tregut me Shumicë të Energjisë (REMIT) etj.
Një pjesë e rëndësishme e punës së ERE-s konsiston në zgjidhjen e ankesave të klientëve të energjisë ndaj të licencuarve, çka përfshin trajtimin e ankesave të regjistruara në ERE për zgjidhje apo trajtimin e ankesave dhe konflikteve direkte që lindin nga marrëdhëniet midis furnizuesit të energjisë elektrike apo gazit natyror dhe klientëve, duke pasur si qëllim mbrojtjen e interesave të klienteve në aspektin individual dhe mbrojtjen e interesave të tyre në tërësi nga abuzimet e aktorëve dominant në tregun e energjisë elektrike dhe gazit natyror.
Pavarësisht arritjeve dhe performancës së sektorit të energjisë përfshirë sektorin e gazit natyror për vitin 2021 dhe në planin e përgatitjes së legjislacionit sekondar dhe rregullator, theksoi z. Ahmeti, se ndër fushat të cilat do të jenë objektiv kryesor i punës së ERE-s për vitin në vijim është rishikimi dhe miratimi i akteve rregullatore për t’i paraprirë zhvillimit të tregut të energjisë në vendin tonë. Për këtë qëllim ERE me vendimin nr. 74, datë 12.03.2021 ka miratuar Objektivat Strategjike për periudhën 2021-2023.
Gjithashtu Z.Ahmeti mirëpriti komentet dhe pyetjet e disa prej deputetëve të kuvendit. Kuvendi miratoi dhe rezolutën “PËR VLERËSIMIN E VEPRIMTARISË SË ENTIT RREGULLATOR TË ENERGJISË PËR VITIN 2021”.
Të fundit
Njoftim për aplikim për licencim në Mbledhjen e Bordit të datës 18.11.2024“Mountain’s Green Energy” sh.p.k.
20-11-2024 Njoftime
Njoftim për aplikim për licencim në Mbledhjen e Bordit të datës 18.11.2024“Mountain’s Green Energy” sh.p.k.
Lexo më shumëNjoftim për Mbledhje Bordi datë 18.11.2024
15-11-2024 Njoftime
Njoftim për Mbledhje Bordi datë 18.11.2024
Lexo më shumëPropozime mbi disa ndryshime në rregullat e tregut të energjisë elektrike
14-11-2024 Konsultime
Propozime mbi disa ndryshime në rregullat e tregut të energjisë elektrike
Lexo më shumëNjoftim për Mbledhje Bordi datë 14.11.2024
12-11-2024 Njoftime
Njoftim për Mbledhje Bordi datë 14.11.2024
Lexo më shumëMetodologjisë së Përcaktimit të Tarifave për Operatorin e Emëruar të Tregut të Energjisë Elektrike (NEMO)
07-11-2024 Konsultime
Varianti i ripunuar i ‘Metodologjisë së Përcaktimit të Tarifave për Operatorin e Emëruar të Tregut të Energjisë Elektrike (NEMO)’
Lexo më shumëNjoftim për Mbledhje Bordi datë 06.11.2024
04-11-2024 Njoftime
Njoftim për Mbledhje Bordi datë 06.11.2024
Lexo më shumëNjoftim për Mbledhje Bordi datë 05.11.2024
01-11-2024 Njoftime
Njoftim për Mbledhje Bordi datë 05.11.2024
Lexo më shumëNjoftim për Mbledhje Bordi datë 30.10.2024
28-10-2024 Njoftime
Njoftim për Mbledhje Bordi datë 30.10.2024
Lexo më shumëNjoftim për aplikim për licencim në Mbledhjen e Bordit të datës 28.10.2024 "SLR ALBANIA" sh.p.k.
28-10-2024 Njoftime
Njoftim për aplikim për licencim në Mbledhjen e Bordit të datës 28.10.2024 "SLR ALBANIA" sh.p.k.
Lexo më shumë