Njoftim për Shtyp datë 13.04.2022

Në mbledhjen e Bordit të Entit Rregullator të Energjisë elektrike, sot në datën 13.04.2022 u shqyrtuan aplikimet dhe u miratuan tarifat për shërbimin e transmetimit dhe atë të shpërndarjes së energjisë elektrike si dhe u vlerësuan çmimet e furnizimit për klientët fundorë të lidhur në tension të ulët (0.4 kV). Tarifat e miratuara mundësojnë kryerjen e mirëmbajtjes dhe investimeve më të nevojshme dhe të domosdoshme në rrjet dhe garantojnë qëndrueshmërinë e sistemit dhe cilësinë e shërbimit të furnizimit të konsumatorëve. Pavarësisht aplikimit të OST sh.a për miratimin e një tarife mesatare prej 1.41 lekë/kWh, ERE bazuar në analizën e të dhënave që lidhen me ushtrimin e aktivitetit të transmetimit të energjisë elektrike, vendosi të miratojë tarifën mesatare të transmetimit prej 0.85 lekë/kWh për periudhën rregullatore 1 maj 2022 - 31 dhjetor 2024.

Sa i perket aplikimit te OSSH, kjo e fundit ka kerkuar nje tarife mesatare shperndarje prej 6.69 leke /kWh,  dhe miratimin e tarifave te shperndarjes per nivelet e tensionit si vijon:

  • Tarifa e shperndarjes se energjise elektrike per vitin 2022 ne tensionin 35 kv prej 2.62 Leke /Kwh;
  • Tarifa e shperndarjes se energjise elektrike per vi tin 2022 ne tensionin 20/10/6 kv prej 4.14 Leke/Kwh;
  • Tarifa e shperndarjes se energjise elektrike per vitin 2022 ne tensionin 0.4 kV prej 7.37 Leke/Kwh.

ERE ne perputhje me kuadrin rregullator ne fuqi dhe pas analizimit te te dhenave  per qellime te percaktimit te tarifave te shperndarjes , vendosi te miratoje tarifat e meposhtëme:

  • Tarifa e shpërndarjes së energjisë elektrike për klientët e lidhur në nivelin e tensionit 35 kV - 1.55 Lekë/Kwh
  • Tarifa e shpërndarjes së energjisë elektrike për klientët e lidhur në nivelin e tensionit 0.6 - 20 kV -  3.99  Lekë/Kwh
  • Tarifa e shpërndarjes së energjisë elektrike për klientët e lidhur në nivelin e tensionit 0.4 kV - 6.42  Lekë/Kwh

Nderkohe tarifa mesatare e sherbimit te shperndarjes  per periudhen 1 maj - 31 dhjetor 2022, me miratimin e tarifave te mesiperme,  rezulton  5.89  leke/kWh kundrejt tarifes mesatare prej 6.69 leke /kWh, te kerkuar nga OSSH sh.a.

Tarifat e miratuara me lart kane marrë në konsiderate zvogëlimin e efekteve qe lidhen me rritjen e cmimeve ne tregun rajonal, i cili ka patur dhe do te kete efektet e tij ne financat e operatoreve te sistemeve te transmetimit dhe shperndarjes se energjise elektrike. Per rrjedhoje ERE do te vijoje monitorimin e kostove te aktiviteteve te ketyre operatoreve ne periudhen pasardhese.

Me miratimin e tarifave te transmetimit dhe shperndarjes, ERE paralelisht vleresoi edhe efektet e ketyre tarifave ndaj cmimit final te furnizmit te  klienteve familjare dhe jo familjare ne nivelin e tensionit te ulet 0.4  kV.

Per periudhen e mbetur te vitit 2022,  ERE vendosi lenien ne fuqi te cmimit te klienteve familjar dhe jo familjar te lidhur ne nivelin e tensionit 0.4kv.

Ne vijim paraqitet nje tabele ilustruese qe mundeson krahasimin e tarifave aktuale me tarifat e kerkuara nga operatoret si dhe tarifat e cmimet e miratuara nga ERE te cilat do te jene te aplikueshme duke filluar nga data 1 Maj 2022 si vijon.


tabela tarifa