Formular ankese                                 Bëj një ankesë!

Struktura

 

Struktura/Drejtoria

 

Arsimi dhe kualifikimet e drejtuesve

 

SEKRETAR I PËRGJITHSHËM

 

Z. Radheshi lindur në vitin 1973, prej vitit 2019 mban funskionin e Sekretarit të Përgjithshëm pranë Entit Rregullator të Energjisë.

Në vitin 1996 ka përfunduar studimet në Universitetin e Tiranes, Fakultetin Politeknik, Dega Inxhinieri Elektrike. Kontributi dhe eksperiencat e ndryshme në Sektorin e Energjisë në Shqipëri të Z. Radheshi kanë qënë të vazhdueshme, si Projektues pranë Institutit të Studimeve Elektroenergjitike, Drejtues Projekti për nën-stacionin 220/110 kv Durrës, Shef i Njësisë së Menaxhimit të Projekteve të Transmetimit dhe Shpërndarjes, Shef Kabineti i Drejtorit të Përgjithshem KESH sh.a, Shef i Zyrës së Administrimit në Drejtorinë e Operimit të Tregut të OST, Drejtor i Operimit të Tregut pranë Drejtorisë së Operimit te Tregut tek OST.

Angazhimi i tij ka vijuar edhe si bashkëpunëtor në organizata ndërkombëtare në sektorin e energjisë si: Zëvendës Kryetar i Bordit të Drejtorëve të SEE CAO në Mal të Zi, Zëvendës Drejtues i Grupit Rajonal të OST-ve të Evropës Juglindore, Drejtues i zgjedhur i Task Forcës të OST-ve të vendeve të Ballkanit Perëndimor, Anëtar i Komitetit të Integrimit të tregjeve të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor si rrjedhojë e detyrimeve që rrjedhin nga Proçesi i Berlinit dhe Kryetar i Grupit të Punës ngritur me pjesëmarrjen e OST - ve dhe Bursës së Energjisë Elektrike. Z. Radheshi vazhdon të japë kontributin e tij duke qenë i pranishëm përmes projekteve dhe zhvillimeve në sektorin e Energjisë Elektrike.

 

Z. Elton B. Radheshi

 

KËSHILLTARE E BORDIT

 

Znj. Hyna lindur më 28.04.1977 dhe prej vitit 2020 mban funksionin e Këshilltares së Bordi në Entin Rregullator të Energjisë. Zhvillimi akademik fillon në vitet 2000 pasi

 

Znj. Eva Hyna

mbaron studimet në Universitetin Bujqësor të Tiranës, Fakulteti Ekonomik dhe në vitin 2003 kryen studimet pasuniversitare master shkencor për ‘Menaxhim Agro Biznesi’, Në vitin 2005 mbaron studimet për Drejtësi në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës. Z. Hyna mban titujt ‘Avokat‘ pranë Dhomës Kombëtare të Avokatise, titullin ‘Ekspert fiskal’ dhe gradën shkencore ”Doktor i Shkencave” në fushën e Ekonomisë Agrare, Universitetin Bujqesor të Tiranës. Në vitin 2017 përfundon studimet në Masterin Profesional ‘EU Business Law’ në Fakultetin e Drejtësisë.

Z. Hyna gjatë eksperiencës profesionale ka ushtruar funksionin si specialiste në Institutin e Studimit të tokave në vitin 2001-2005, në vitet 2006- 2007 avokate për çështjet civile, tregëtare, familjare. Prej vitit 2007 ka ushtruar funksione si Specialiste në Drejtorinë Juridike dhe të Liçensimit dhe Shefe e Sektorit të Mbrojtjes së Konsumatorit në ERE. Kontributi i saj ka qënë i vazhdueshëm në fushën e pedagogjisë në Universitetin Bujqësor të Tiranës dhe Universitetin Aleksandër Moisiu në Durrës.

 

DREJTORIA JURIDIKE DHE E ZGJIDHJES SË MOSMARRËVESHJEVE

 

Z. Rushaj ka lindur më 09.03.1981 dhe prej vitit 2020 mban funksionin e Drejtorit në Drejtorinë Juridike dhe Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve në Entin Rregullator të Energjisë.

Z. Rushaj në vitin 2012 ka përfunduar studimet pas- universitare Master Shkencor “E Drejta Kushtetuese e Krahasuar dhe Europiane” në Universitetin e Tiranës dhe në vitin 2005 ka përfunduar studimet për Drejtësi, Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës. Eksperiencat e tij profesionale të mëparshme kanë qënë: ekspert , këshilltar ligjor në sektorin privat. Ka mbajtur funksionet si Përgjegjës në Sektorin e Kontratave në Drejtorinë e Përgjithshme të Financimit dhe Kontraktimit në Ministrinë e Financave dhe Jurist në Departamentin

Ndërkombëtar të Kontabilitetit në Albtelecom sha.

 

Z. Denis Rushaj

 

Përgjatë eksperiencës profesionale të tij ka kryer trajnime dhe kualifikime kombëtare dhe ndërkombëtare në zhvillimin e sektorit të energjise elektrike.

 

DREJTORIA E LIÇENCIMIT AUTORIZIMIT DHE MBIKQYRJES

 

Znj. Kallaku ka lindur më 11.04.1983 dhe prej vitit 2015 mban funksionin e Drejtorit në Drejtorinë e Liçensimit Autorizimit dhe Mbikqyrjes në Entin Rregullator të Energjisë.

Në vitin 2011 ka përfunduar studimet Barchelor dhe Master Shkencor në Fakultetin e Drejtësisë. Në vitin 2014 ka fituar titullin ‘Avokat’ pranë Dhomës Kombëtare të Avokatisë. Në vitin 2016 ka përfunduar studimet pasuniversitare në Master i Shkencave në Legjislacion dhe Institucionet Europiane në Universitetin e Tiranes. Z. Kallaku gjatë eksperiencës profesionale ka mbajtur funksione të ndyshme si Specialiste në Sektorin e Marrëdhënieve me Autoritet Përgjegjëse, Specialiste dhe më pas përgjegjëse në Sektorin Arkive Protokoll në Inspektoriatin e Përgjithshëm të ILDKPKI-së dhe në periudhën 2013-2014 si Eksperte në Prokurorinë e Përgjithshme. Ndërkohë prej vitit 2014 ka mbajtur funksionet si Juriste në Drejtorinë Juridike, në Entin Rregullator të Energjisë. Përgjatë eksperiencës profesionale të saj ka kryer trajnime dhe kualifikime kombëtare dhe ndërkombëtare në zhvillimin e karrierës.

 

Znj. Oriana Kallaku

 

DREJTORIA E MONITORIMIT TË TREGUT DHE INSPEKTIMEVE

 

Z. Qira ka lindur më 27.11.1983 dhe prej vitit 2019 mban funksionin e Drejtorit të Monitorimit të Tregut dhe Inspektimeve në Entin Rregullator të Energjisë.

Në vitin 2007 ka përfunduar studimet në Univesitetin Politeknik të Tiranës në profilin Inxhinieri Elektrike. Gjithashtu në vitin 2018 ka perfunduar kursin pasuniversitar në Profilin Auditues i Energjisë në Ndërtesa në Univesistetin Metropolitan.

Prej viti 2012 ka mbajtur funksionin e Përgjegjësit të Sektorit të Monitorimit në Entin Rregullator të Energjisë dhe në vitet 2008-2012 si Specialist teknik pranë

Operatorit të Sistemit të Transmetimit (OST).

 

Z. Bledar Qira

 

Përgjatë eksperiencës profesionale të tij ka kryer trajnime dhe kualifikime kombëtare dhe ndërkombetare në zhvillimin e sektorit të energjise elektrike.

 

DREJTORIA E ÇMIMEVE DHE TARIFAVE

 

Z. Pajenga ka lindur më 18.08.1986 dhe prej vitit 2020 mban funksionin Drejtor në Drejtorinë e Çmimeve dhe Tarifave në Entin Rregullator të Energjisë.

Z. Pajenga ka përfunduar studimet pasuniversitare në Master Shkencor profili “Financë Bankë” në Universitetin Metropolitan dhe studimet Barchelor dhe Master Shkencor në Administrim Biznesi në Universitetin e Tiranës.

Pas studimeve ka mbajtur funksione të ndryshme në sektorin privat si ekonomist dhe specialist dhe në vitin 2014 ka mbajtur funksionet specialist e më pas si përgjegjës në drejtorinë e Tarifave dhe Çmimeve në Entin Rregullator të Energjisë.

 

Përgjate eksperiencës profesionale të tij ka kryer trajnime dhe kualifikime kombëtare dhe ndërkombëtare në zhvillimin e sektorit të energjise elektrike.

 

Z. Romir Pajenga

 

DREJTORIA E MBROJTJES SË KONSUMATORIT PERFORMANCËS DHE STANDARDEVE

 

Znj. Guga ka lindur më 08.10.1980 dhe prej vitit 2020 mban funksionin Drejtor në Drejtorinë e Mbrojtjes së Konsumatorit Performancës dhe Standardeve në Entin Rregullator të Energjisë.

Zj. Guga në vitin 2003 ka përfunduar studimet për Drejtësi në Universitetin e Tiranës dhe në vitin 2007 ka Fituar titullin ‘Avokat’.

Eksperianca e saj profesionale ka filluar si specialiste juriste dhe përfaqësuese e marrëdhënieve me median dhe eksperte ligjore në sektorin privat: Prej vitit 2013 ka mbajtur funksionet si Përgjegjëse në Drejtorinë Juridike dhe në vitin 2019 Drejtor në Drejtorinë Juridike dhe Mbrojtjes së Konsumatorit në Entit Rregullator të Energjisë.

Përgjatë eksperiencës profesionale të saj ka kryer trajnime dhe kualifikime kombëtare dhe ndërkombëtare në zhvillimin e karrierës në sektorin e energjisë elektrike.

 

Znj. Julia Guga

 

DREJTORIA E GAZIT NATYROR

 

Z. Bitri ka lindur më 18.02.1991 dhe prej vitit 2022 mban funksionin e Drejtorit të Gazit Natyror në Entin Rregullator të Energjisë. Z. Bitri në vitin 2012 ka përfunduar studimet Barchelor në fakultetin e Drejtesisë dhe Shkencave Sociale Profili Drejtësi dhe në vitin 2014 Master Shkencor në profilin ‘E Drejtë Civile’ në Universitetin Kristal, Tiranë. Pas përfundimit të studimeve ka mbajtur funksionet si specialist në Drejtorinë e Përfaqësimit dhe Koordinimit me Institucionet dhe në vitin 2020 specialist në Drejtorinë e Gazit Natyror në Entin Rregullator të Energjisë.

Përgjatë eksperiencës profesionale të tij ka kryer trajnime dhe kualifikime kombëtare dhe ndërkombëtare në zhvillimin e sektorit të energjise elektrike.

 

Z. Gert Bitri

 

DREJTORIA E EKONOMISË DHE FINANCËS

 

Znj. Bushi ka lindur më 21.06.1966 dhe prej vitit 2005 mban funksionin e Drejtorit Ekonomik dhe Finances në Entin Rregullator të Energjisë.

Zj.Bushi (Konomi) ka përfunduar studimet në Fakultetin e Ekonomisë dhe në vitin 2001 ka përfunduar studimet në Fakultetin e Drejtesise në Universitetin e Tiranës.

Në eksperiencën e saj profesionale ka mbajtur funksione të ndryshme, Specialiste në Drejtorinë e Policisë Elektrike Tiranë, Kryetare e Degës Finance-Revizionim pranë Universitetit të Tiranës, Revizore në Komitetin Ekzekutiv KPP Rajoni Nr.2 Tiranë si dhe llogaritare në shkollën e mesme të ndërtimit.

 

Përgjatë eksperiencës profesionale të tij ka kryer trajnime dhe kualifikime kombëtare dhe ndërkombetare në zhvillimin e sektorit të energjise elektrike.

 

Znj. Afërdita Bushi (Konomi)

Bordi

Bordi i Anëtarëve të Entit Rregullator të Energjisë

Bordi i anëtarëve të ERE përbëhet nga 5 anëtarë të emëruar në detyrë nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, sipas dispozitave të ligjit nr. 43/2015 "Per sektorin e energjise elektrike" dhe ligjit nr. 102/2015 "Për sektorin e gazit natyror".

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 



Vende Vakante

 

Shpallje fituesi te tre aplikanteve te kualifikuar ne pozicioniet Shef Sektori 287-1

Shpallje fituesi i aplikantit te kualifikuar ne pozicionin Drejtor i Drejtorise se Tarifave dhe Cmimeve 172-2

Njoftim per vijimin e fazes se dyte te Konkurimit per pozicionin Pergjegjes Sektori 380/1

Shpallja e konkurueseve te kualifikuar per pozicionin Pergjegjes Sektori

Njoftim per shpalljen e kandidatit fitues per proceduren e konkurimit per pranimin nga jashte sherbimit civil ne kategorine e mesme drejtues per pozicionin: "Drejtor ne Drejtorine e Gazit" 112-2

Njoftim fituesi per pranim ne sherbimin civil 183-2

Njoftim per shpalljen e kandidatit fitues per proceduren e konkurimit 

Njoftim per shpallje për lëvizje paralele ngritje në detyrë pranim nga jashtë shërbimit civil në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese

Njoftim Fituesi

Njoftim mbi konkurimin per procedurën e ngritjes ne detyre në kategorine e mesme drejtuese shkrese 1039/2

Njoftim mbi konkurimin per procedurën e ngritjes ne detyre në kategorine e mesme drejtuese  shkrese 1026/5

Njoftim mbi Konkurimin per Ngritjen ne Detyre ne Kategorine e Mesme Drejtuese shkrese 1026/2

Në vijim të :

Njoftim mbi Konkurimin për Procedurën e Levizjes Paralele në Kategorinë e Mesme Drejtues shkrese 1039/1

Shpallje vende të lira pune

Kërkesë për publikim "Shpallje për Nënpunës Civil,Lëvizje Paralele dhe për Ngritjen në Detyrë" shkrese 1026

Shpallje Vende vakande per pozicionin Shefa Sektoresh

Njoftim mbi Konkurimin "Shpallje për Nënpunës Civil,Lëvizje Paralele dhe për Ngritjen në Detyrë" shkrese 1026/1

Cilët jemi

ERE është person juridik publik, i pavarur nga interesat e industrisë së energjisë dhe nga organet shtetërore. ERE është krijuar në vitin 1995 dhe aktualisht funksionon në bazë të ligjit nr. 43/2015, datë 30.04.2015 “Për sektorin e energjisë elektrike” dhe ligjit nr.102/2015 "Për sektorin e gazit natyror".

Misioni i Entit Rregullator në Sektorin e Energjisë është:

Garantimi i furnizimit të qëndrueshëm dhe të sigurt me energji elektrike të klientëve, nëpërmjet krijimit të një tregu funksional dhe konkurrues të energjisë elektrike, duke marrë në konsideratë interesat e klientëve, sigurinë e cilësinë e shërbimit të furnizimit me energji elektrike dhe kërkesat për mbrojtjen e mjedisit.

  • Rregullimi i marrëdhënieve në veprimtaritë e prodhimit, transmetimit, shpërndarjes dhe furnizimit me energji elektrike, I cili vendos rregullat lidhur me:

a) hapjen, organizimin dhe funksionimin e një tregu konkurrues të energjisë elektrike;

b) pjesëmarrjen në tregun e energjisë elektrike;

c) dhënien e autorizimeve dhe licencave në sektorin e energjisë elektrike;

ç) rregullimin e veprimtarive në sektorin e energjisë elektrike, mbrojtjen e klientëve, sigurinë e furnizimit dhe krijimin e strukturave konkurruese të tregut të energjisë elektrike;

d) integrimin e tregut shqiptar në tregun rajonal dhe atë europian të energjisë elektrike.

Misioni i Entit Rregullator në Sektorin e Gazit Natyror është:

  • Garantimi i shërbimeve për një zhvillim të qëndrueshëm dhe të sigurt për funksionimin e tregut të gazit natyror, duke mundësuar krijimin e një tregu funksional dhe konkurrues duke marrë në konsideratë interesat e klientëve, sigurinë e cilësinë e shërbimit të furnizimit me gaz natyor si dhe kërkesat për mbrojtjen e mjedisit.
  • Rregullimi i marrëdhënieve në veprimtaritë e transmetimit, shpërndarjes, furnizimit,  tregtimit, depozitimit të gazit natyror, si dhe operimit në impiantet e GNL-së, i cili vendos rregullat lidhur me:

a) përcaktimin e fazave të hapjes së tregut, organizimin dhe funksionimin e nje tregu konkurrues, duke mundësuar dhe siguruar n qëndrueshmërin në investimet e nevojshme në rrjete.

b) dhënien e autorizimeve dhe licencave për shoqëritë e gazit natyror.

c) krijimin e kushteve të barabarta për të gjithë pjesëmarrësit e tregut të gazit natyror, duke bashkëpunuar me autoritete të tjera rajonale dhe/ose europiane rregullatore.

Politikat e Privatësisë dhe Kushtet e Përdorimit

Enti Rregullator i Energjisë (ERE) mbledh dhe përpunon të dhënat personale të klientëve, të licencuarëve, furnizuesve dhe subjekteve të tjera në përputhje të plotë me Ligjin Nr.9887, datë 10.3.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar.

ERE është një person juridik publik, i pavarur nga çdo institucion tjetër publik ose privat. ERE është krijuar në vitin 1995 dhe aktualisht funksionon në bazë të Ligjit nr. 43/2015, datë 30.04.2015 “Për sektorin e energjisë elektrike”, i ndryshuar dhe Ligjit nr.102/2015 “Për sektorin e gazit natyror”, i ndryshuar.

Në kuadër të përdorimit të faqes zyrtare të internetit www.ere.gov.al, ERE mund të mbledhë në mënyrë direkte të dhëna personale nëpërmjet plotësimit të formularëve elektronik të ankesave si dhe Formularit mbi deklarimin e të Ardhurave për aktivitetet e licencuara në sektorin e
Energjisë Elektrike dhe Gazit Natyror. Plotësimi i këtyre të dhënave është vullnetar.

ERE siguron subjektet e të dhënave personale se të dhënat e tyre mblidhen dhe përpunohen vetëm për qëllime të realizimit të Formularit mbi deklarimin e të Ardhurave për aktivitetet e licencuara në sektorin e Energjisë Elektrike dhe Gazit Natyror.

Duke përdorur web-in zyrtar të ERE dhe/ose duke duke dhënë miratimin për rregjistrimin, subjektet e të dhënave japin pëlqimin për procesimin e mëtejshëm të tyre si dhe garantojnë që të dhënat personale të plotësuara janë të sakta, të vërteta dhe të përditësuara. Për më tepër, subjekti i të dhënave personale është përgjegjës për përditësimin e të dhënave të rregjistruara për të siguruar që informacioni është përditësuar vazhdimisht dhe në mënyrë të plotë.

Subjektet e të dhënave personale kanë të drejtë të kërkojne akses në të dhënat e tyre si dhe të kërkojnë që këto të dhëna të korrigjohen apo të përditësohen në përputhje me kërkesat e nenit 13 dhe 18 të Ligjit Nr.9887 datë 10.3.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar. Kërkesa mund të drejtohet në adresën Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo..

ERE në përputhje me kërkesat e Ligjit Nr.9887, datë 10.3.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar, garanton se ka marrë të gjitha masat fizike, teknike dhe operacionale për ruajtjen e konfidencialitetit si dhe mbrojtjen nga humbja, shkatërrimi, dëmtimi apo edhe shpërndarja e pautorizuar,

Të dhënat personale, të mbledhura dhe të ruajtura në databaza të ERE, do të përpunohen nga punonjësit dhe/ose bashkëpunëtorët e kontrolluesit të të dhënave ose të atyre personave të ngarkuar me përpunimin. Këto të dhëna nuk do të transferohen ose komunikohen te palët e treta, përveç rasteve kur është dhënë pëlqimi ose kur ky informacion kërkohet nga organet kompetente sipas ligjit.

Subjektet e të dhënave kanë të drejtën e refuzimit të pëlqimit në çdo kohë për grumbullimin dhe përdorimin e të dhënave të tyre të njoftuara vullnetarisht si dhe të kërkojnë fshirjen e këtyre të dhënave duke ushtruar të drejtën e zgjidhjes së kontratës së lidhur mes palëve.

Duke u njohur me përmbajtjen e kësaj rubrike, subjektet e të dhënave kanë pranuar kushtet dhe termat në lidhje me politikat e privatësisë të ERE.

****Duke klikuar në këtë seksion ju jeni dakord dhe jepni pëlqimin/miratimin tuaj për përdorimin e të dhënave personale, të cilat do të përpunohen në përputhje të plotë me përcaktimet e Ligjit Nr.9887, datë 10.3.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar, aktet nënligjore në fuqi. Deklarimi i rremë shkakton përgjegjësi penale sipas legjislacionit në fuqi.
logo
Bulevardi "Bajram Curri", Rruga "Viktor Eftimiu" Nr.1023, Tiranë

Enti Rregullator i Energjisë

Rrjetet Sociale:

Formular ankese