Njoftim "Per Kontraktimin e nje Konsulenti Nderkombetar per rastin e Cez Shperndarje, qe do te asistoje Entin Rregullator te Energjise (ERE)"
“PËR KONTRAKTIMIN E NJË KONSULENTI NDËRKOMBËTAR PËR RASTIN E CEZ SHPËRNDARJE, QË DO TË ASISTOJË ENTIN RREGULLATOR TË ENERGJISË (ERE)”
Enti Rregullator i Energjisë, me shkresën nr. 683/3 Prot., datë 31.10.2012, ka kërkuar nga Avokatura e Shtetit fillimin e procedurave ligjore për përzgjedhjen e një konsulenti ndërkombëtar, i cili do të kishte mundësi reale të ofronte konsulencë të kënaqshme në fushën e licencimit në sektorin energjetik, në përputhje me Kreun IV të vendimit nr. 392, datë 08.04.2009 të Këshillit të Ministrave “Për miratimin e rregullores “Për marrëdhëniet e Avokaturës së Shtetit me institucionet shtetërore dhe entet publike, rolin e Avokatëve të Shtetit në gjykim, si dhe normat e posaçme procedurale”.
Avokatura e Shtetit, pasi ka shqyrtuar rastin, me shkresën nr. 1705/9 Prot., datë 31.10.2012 drejtuar Ministrit të Drejtësisë, ka kërkuar kontraktimin e një konsulenti, për të ofruar konsulencë për Entin Rregullator të Energjisë, me qëllim asistimin për arritjen e një marrëveshje me shoqërinë CEZ Shpërndarje sh.a.. Kërkesës së Avokaturës së Shtetit drejtuar Ministrit të Drejtësisë, i bashkëngjitet edhe kërkesa e titullarit të administratës publike për kontraktimin e një konsulenti (shkresa nr. 683/3 Prot., datë 31.10.2012 e Kryetarit të Entit Rregullator të Energjisë).
Duke mbajtur në konsideratë vlerësimet e bëra në shkresën nr. 1705/9 Prot. , datë 31.10.2012 të Avokatit të Përgjithshëm të Shtetit dhe shkresën nr. 683/3 Prot., datë 31.10.2012 të Kryetarit të Entit Rregullator të Energjisë, ku specifikohet nevoja e kontraktimit të një konsulenti ndërkombëtar për të asistuar Entin Rregullator të Energjisë për rastin e CEZ Shpërndarje, vlerësoj se:
1- kjo çështje është me rëndësi të veçantë për interesat e shtetit dhe për moscenimin e sigurisë së furnizimit me energji elektrike të konsumatorëve tariforë.
2- kjo çështje është shumë e vështirë për t’u ndjekur nga Avokatura e Shtetit, për shkak të kompleksitetit shumë të madh të çështjes, si dhe nevojës për njohuri mbi praktikën ndërkombëtare në fushën e licencimit në sektorin e energjisë.
3- për këtë çështje organi i administratës publike (Enti Rregullator i Energjisë) ka çmuar të paraqesë kërkesë për fillimin e procedurave ligjore për përzgjedhjen e një konsulenti, i cili do t’i asistojë dhe ndihmojë lidhur me rastin e CEZ Shpërndarje.
Në këtë kuadër, në përputhje me ligjin nr. 10018, datë 13.11.2008 “Për Avokaturën e Shtetit” dhe paragrafin 1, të nenit 18, të Rregullores bashkëlidhur vendimit nr. 392, datë 08.04.2009 të Këshillit të Ministrave “Për miratimin e rregullores “Për marrëdhëniet e Avokaturës së Shtetit me institucionet shtetërore dhe entet publike, rolin e Avokatëve të Shtetit në gjykim, si dhe normat e posaçme procedurale”, me Urdhrin nr. 6792/5, datë 01.11.2012 të Ministrit të Drejtësisë “Për fillimin e procedurave për kontraktimin e një konsulenti ndërkombëtar për rastin e CEZ Shpërndarje, që do të asistojë Entin Rregullator të Energjisë (ERE)”, është urdhëruar fillimi i procedurave për kontraktimin e një konsulenti ndërkombëtar, për t’i ofruar Entit Rregullator tw Energjisw konsulencë në fushën e licencimit në sektorin elektroenergjetik, duke qenë se kjo çështje ka një natyrë të veçantë dhe të ndërlikuar juridike, si dhe kërkon njohuri të specializuar në fushën ligjore dhe financiare në sektorin elektroenergjetik.
Për këtë qëllim, në urdhrin nr. 6792/5, datë 01.11.2012 të Ministrit të Drejtësisë është ngritur Komisioni i Përzgjedhjes, i cili do të vlerësojë ofertat dhe do t’i paraqes Ministrit të Drejtësisë një raport të hollësishëm mbi klasfifikimin përfundimtar, sipas pikëve të marra nga cdo kandidat për konsulent. Për informacione më të hollësishme lidhur me konkurimin referojuni Kreut IV, të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 392, datë 08.04.2009 “Për marrëdhëniet e Avokaturës së Shtetit me institucionet shtetërore dhe entet publike, rolin e avokatëve të shtetit në gjykim, si dhe normat e posaçme procedurale”.
Më poshtë gjendet dokumentacioni i plotë mbi këtë çështje dhe procesin e konkurimit.
1. FTESËN PËR OFERTË nr. 6792/7 Prot., datë 01.11.2012
2. Urdhri Ministrit Nr. 6792/2, datë 01.11.2012
3. Urdhri i Ministrit Nr. 6792/5, datë 01.11.2012
4. Ligji nr. 10018, datë 13.11.2008 "Për Avokaturën e Shtetit"
5. Vendimi nr. 392, datë 08.04.2009 të Këshillit të Ministrave “Për miratimin e rregullores “Për marrëdhëniet e Avokaturës së Shtetit me institucionet shtetërore dhe entet publike, rolin e Avokatëve të Shtetit në gjykim, si dhe normat e posaçme procedurale”
Të fundit
Njoftim për Mbledhje Bordi datë 25.11.2024
21-11-2024 Njoftime
Njoftim për Mbledhje Bordi datë 25.11.2024
Lexo më shumëNjoftim për aplikim për licencim në Mbledhjen e Bordit të datës 18.11.2024“Mountain’s Green Energy” sh.p.k.
20-11-2024 Njoftime
Njoftim për aplikim për licencim në Mbledhjen e Bordit të datës 18.11.2024“Mountain’s Green Energy” sh.p.k.
Lexo më shumëNjoftim për Mbledhje Bordi datë 18.11.2024
15-11-2024 Njoftime
Njoftim për Mbledhje Bordi datë 18.11.2024
Lexo më shumëPropozime mbi disa ndryshime në rregullat e tregut të energjisë elektrike
14-11-2024 Konsultime
Propozime mbi disa ndryshime në rregullat e tregut të energjisë elektrike
Lexo më shumëNjoftim për Mbledhje Bordi datë 14.11.2024
12-11-2024 Njoftime
Njoftim për Mbledhje Bordi datë 14.11.2024
Lexo më shumëMetodologjisë së Përcaktimit të Tarifave për Operatorin e Emëruar të Tregut të Energjisë Elektrike (NEMO)
07-11-2024 Konsultime
Varianti i ripunuar i ‘Metodologjisë së Përcaktimit të Tarifave për Operatorin e Emëruar të Tregut të Energjisë Elektrike (NEMO)’
Lexo më shumëNjoftim për Mbledhje Bordi datë 06.11.2024
04-11-2024 Njoftime
Njoftim për Mbledhje Bordi datë 06.11.2024
Lexo më shumëNjoftim për Mbledhje Bordi datë 05.11.2024
01-11-2024 Njoftime
Njoftim për Mbledhje Bordi datë 05.11.2024
Lexo më shumëNjoftim për Mbledhje Bordi datë 30.10.2024
28-10-2024 Njoftime
Njoftim për Mbledhje Bordi datë 30.10.2024
Lexo më shumë