Njoftim

Expired

 

Sot ne ora 16.00 është mbylluar faza e paraqitjes së aplikimeve për administrator të përkohshëm të shoqërisë CEZ Shpërndarje. Për këtë pozicion kanë aplikuar disa kandidate të cilët  kanë paraqitur dokumentacionin pranë ERE.

Nga ana e ERE është ngritur një grup pune i cili do të shqyrtojë nëse aplikimet  përmbushin kriteret e vendosuara nga ana e Bordit të Komisionerëve të ERE.

Kandidatë që përmbushin kriteret për të qënë administrator të përkohshëm të shoqërisë CEZ Shpërndarje SH.A, do të njoftohen për të patur një takim prezantues me Bordin e Komisionerëve të ERE, të enjten, datë 17.10.2013, ora 10.00.

logo

Rruga “Irfan Tomini”, Njësia Administrative Nr.7, Tiranë

Enti Rregullator i Energjisë

Rrjetet Sociale:

Formular ankese