Trajnimi i përdoruesve të regjistrit elektronik të Garancive të Origjinës, 29 Qershor 2023 ora 11:00 AM-12:00 PM
Të nderuar palë të interesuara,
Kemi kënaqësinë t’ju informojmë se në vijim të nënshkrimit të marrëveshjes së shërbimit për regjistrin elektronik të garancive të origjinës me Grexel, ofruesin e shërbimit të përzgjedhur nga Sekretariati i Komunitetit të Energjisë, ERE dhe Grexel, ditën e enjte më date 29.06.2023, ora 11.00 – 12.00, do të organizojnë trajnimin e pare të përdoruesve të regjistrit elektronik të Garancive të Origjinës, si pjesë e iniciativës së Komunitetit të Energjisë për krijimin e tregut rajonal të garancive të origjinës.
Secili i interesuar për tregun e garancive të origjinës, mund të marrë pjesë në trajnim duke linkuar linkun e mëposhtëm.
Agjenda e trajnimit është si vijon:
- Prezantimet
- Konfigurimi i përdoruesit User Setup
- Menaxhimi i përdoruesit
- Menaxhimi i llogarisë
- Transferimi i GO
- Anullimi i GO
- Transasksionet e planifikuara
- Rrjetet, raportet, eksportimi i të dhënave në excel
Microsoft Teams meeting Click here to join the meeting
Të fundit
Amendim i Kontrates "Per shitblerjen e energjise elektrike per mbulimin e humbjeve ne sistemin e transmetimit", ndermjet OST sh.a dhe KESH sh.a.
15-09-2023 Konsultime
Amendim i Kontrates "Per shitblerjen e energjise elektrike per mbulimin e humbjeve ne sistemin e transmetimit", ndermjet OST sh.a dhe KESH sh.a.
Lexo më shumëPropozimin për miratimin e Metodologjisë për përcaktimin e strukturës së tarifave në ALPEX dhe miratimin e Listës së Tarifave
07-09-2023 Konsultime
Propozimin për miratimin e Metodologjisë për përcaktimin e strukturës së tarifave në ALPEX dhe miratimin e Listës së Tarifave
Lexo më shumë