Njoftim per Mbledhje Bordi date 19.05.2022

Njoftim per Mbledhje Bordi date 19.05.2022

Njoftim mbi mbylljen e procedurës për zgjedhjen e furnizuesit të mundësisë së fundit

Enti Rregullator i Energjisë (ERE), në zbatim të Urdhërit të Kryetarit të ERE nr.21, datë 21.02.2022, në datën 15.03 2022, hapi procedurën për përzgjedhjen e furnizuesit të mundësisë të fundit (FMF).
Procedura e mësipërme, mbështetet në parashikimet e nenit 86 të ligjit nr.43/2015 “Për Sektorin e energjisë elektrike”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 449, datë 15.6.2016, “Për miratimin e kushteve dhe të procedurave për përcaktimin e furnizuesit të mundësisë së fundit të energjisë elektrike”, si dhe “Rregulloren për përcaktimin e kritereve të vlerësimit dhe të përzgjedhjes së furnizuesit të mundësisë së fundit”, miratuar me Vendimin e Bordit të ERE-s nr. 141, datë 15.06.2021.
Afati i fundit për dorëzimin e ofertës, sipas shpalljes së publikuar në faqen zyrtare të ERE, në dy media kombetare, dhe në rrjetet sociale të ERE, ishte data 30.03.2022.
Në përfundim të afatit, nuk rezultoi që të këtë patur asnjë aplikim për Furnizues të Mundësisë së fundit nga furnizuesit e licencuar nga ERE.

Prezantimi i Raportit Vjetor 2021

U prezantua sot Raporti Vjetor i ERE në Kuvendin e Shqipërisë, nga Kryetari, Z. Petrit Ahmeti. Raporti paraqiti në mënyrë të detajuar të dhëna mbi ecurinë e Sektorit të Energjisë Elektrike dhe të Gazit Natyror për vitin 2021 dhe krahasimet e disa prej treguesve kryesor të këtij viti me vitet parardhëse, si dhe parashikon ndër të tjera:

a) sigurinë operative të rrjetit;
b) balancën e parashikuar të kërkesës dhe furnizimit me energji elektrike në tregun e brendshëm për një periudhë pesëvjeçare;
c) nivelin e pritshëm të kërkesës dhe prespektivën e sigurisë së furnizimit për një periudhë pesë deri në pesëmbëdhjetë vjeçare nga data e raportit;
d) kapacitetin shtesë prodhues të propozuar, të planifikuar apo në fazë ndërtimi;
e) parashikimin e investimeve, për jo më pak se pesë vitet e ardhshme, që planifikohen të realizohen nga Operatori i Sistemit të Transmetimit apo çdo palë tjetër, lidhur me rritjen e kapacitetit ndërkufitar të interkonjeksionit;
f) cilësinë dhe nivelin e mirëmbajtjes së rrjeteve;
g) masat për menaxhimin e kërkesës në pik dhe ndërprerjeve në furnizimin me energji elektrike;
h) masat e përshtatshme, në rast nevoje, të rritjes së sigurisë së furnizimit;
i) parimet e menaxhimit të kufizimit të kapaciteteve në linjat ekzistuese dhe ato të planifikuara të sistemit të transmetimit;
j) modelet e pritshme të prodhimit, furnizimit, shkëmbimeve ndërkufitare dhe konsumit, duke mundësuar marrjen e masave për menaxhimin e kërkesës;
k) objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm në nivel kombëtar, rajonal dhe europian;
l) informacionin e hollësishëm të Operatorit të Sistemit të Transmetimit, për investimet e parashikuara për linjat e interkonjeksionit dhe për ndërtimin e linjave të brendshme të rrjetit, të cilat, në mënyrë të drejtëpërdrejtë, ndikojnë në linjat e interkonjeksioneve ndërkufitare.

Gjatë fjalës së tij z. Ahmeti, përmendi rëndësinë e disa zhvillimeve të arritura gjatë vitit 2021 si bashkëpunimin me Operatorin e Sistemit të Transmetimit dhe Tregut te Kosovës (KOSTT), dhe Zyrës së Rregullatorit të Energjisë së Kosovës (ZRRE), për bashkimin e tregut të ditës në avancë të energjisë elektrike dhe brenda së njëjtës ditë, ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës si dhe marrëveshja e Bashkëpunimit midis ERE dhe ZRRE për njohjen reciproke të licensave midis të dy vendeve.; Bursa e Energjisë (ALPEX) dhe përzgjedhja e Ofruesit të Shërbimit si një hap i rëndësishëm për funksionimin dhe futjen në operim të Bursës Shqiptare të energjisë elektrike; Nxitja e diversifikimit të buriemeve të energjisë; zhvillimet e gazësjellësit TAP;  miratimi i Rregullores për Integritetin dhe Transparencën e Tregut me Shumicë të Energjisë (REMIT) etj.

Një pjesë e rëndësishme e punës së ERE-s konsiston në zgjidhjen e ankesave të klientëve të energjisë ndaj të licencuarve, çka përfshin trajtimin e ankesave të regjistruara në ERE për zgjidhje apo trajtimin e ankesave dhe konflikteve direkte që lindin nga marrëdhëniet midis furnizuesit të energjisë elektrike apo gazit natyror dhe klientëve, duke pasur si qëllim mbrojtjen e interesave të klienteve në aspektin individual dhe mbrojtjen e interesave të tyre në tërësi nga abuzimet e aktorëve dominant në tregun e energjisë elektrike dhe gazit natyror.

Pavarësisht arritjeve dhe performancës së sektorit të energjisë përfshirë sektorin e gazit natyror për vitin 2021 dhe në planin e përgatitjes së legjislacionit sekondar dhe rregullator, theksoi z. Ahmeti, se ndër fushat të cilat do të jenë objektiv kryesor i punës së ERE-s për vitin në vijim është rishikimi dhe miratimi i akteve rregullatore për t’i paraprirë zhvillimit të tregut të energjisë në vendin tonë. Për këtë qëllim ERE me vendimin nr. 74, datë 12.03.2021 ka miratuar Objektivat Strategjike për periudhën 2021-2023.

Gjithashtu Z.Ahmeti mirëpriti komentet dhe pyetjet e disa prej deputetëve të kuvendit. Kuvendi miratoi dhe rezolutën “PËR VLERËSIMIN E VEPRIMTARISË SË ENTIT RREGULLATOR TË ENERGJISË PËR VITIN 2021”.

logo

Boulevard "Bajram Curri", Street "Viktor Eftimiu" No.1023, Tirane

Energy Regulator Authority

Follow Us: