Politikat e Privatësisë dhe Kushtet e Përdorimit

Enti Rregullator i Energjisë (ERE) mbledh dhe përpunon të dhënat personale të klientëve, të licencuarëve, furnizuesve dhe subjekteve të tjera në përputhje të plotë me Ligjin Nr.9887, datë 10.3.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar.

ERE është një person juridik publik, i pavarur nga çdo institucion tjetër publik ose privat. ERE është krijuar në vitin 1995 dhe aktualisht funksionon në bazë të Ligjit nr. 43/2015, datë 30.04.2015 “Për sektorin e energjisë elektrike”, i ndryshuar dhe Ligjit nr.102/2015 “Për sektorin e gazit natyror”, i ndryshuar.

Në kuadër të përdorimit të faqes zyrtare të internetit www.ere.gov.al, ERE mund të mbledhë në mënyrë direkte të dhëna personale nëpërmjet plotësimit të formularëve elektronik të ankesave si dhe Formularit mbi deklarimin e të Ardhurave për aktivitetet e licencuara në sektorin e
Energjisë Elektrike dhe Gazit Natyror. Plotësimi i këtyre të dhënave është vullnetar.

ERE siguron subjektet e të dhënave personale se të dhënat e tyre mblidhen dhe përpunohen vetëm për qëllime të realizimit të Formularit mbi deklarimin e të Ardhurave për aktivitetet e licencuara në sektorin e Energjisë Elektrike dhe Gazit Natyror.

Duke përdorur web-in zyrtar të ERE dhe/ose duke duke dhënë miratimin për rregjistrimin, subjektet e të dhënave japin pëlqimin për procesimin e mëtejshëm të tyre si dhe garantojnë që të dhënat personale të plotësuara janë të sakta, të vërteta dhe të përditësuara. Për më tepër, subjekti i të dhënave personale është përgjegjës për përditësimin e të dhënave të rregjistruara për të siguruar që informacioni është përditësuar vazhdimisht dhe në mënyrë të plotë.

Subjektet e të dhënave personale kanë të drejtë të kërkojne akses në të dhënat e tyre si dhe të kërkojnë që këto të dhëna të korrigjohen apo të përditësohen në përputhje me kërkesat e nenit 13 dhe 18 të Ligjit Nr.9887 datë 10.3.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar. Kërkesa mund të drejtohet në adresën Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo..

ERE në përputhje me kërkesat e Ligjit Nr.9887, datë 10.3.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar, garanton se ka marrë të gjitha masat fizike, teknike dhe operacionale për ruajtjen e konfidencialitetit si dhe mbrojtjen nga humbja, shkatërrimi, dëmtimi apo edhe shpërndarja e pautorizuar,

Të dhënat personale, të mbledhura dhe të ruajtura në databaza të ERE, do të përpunohen nga punonjësit dhe/ose bashkëpunëtorët e kontrolluesit të të dhënave ose të atyre personave të ngarkuar me përpunimin. Këto të dhëna nuk do të transferohen ose komunikohen te palët e treta, përveç rasteve kur është dhënë pëlqimi ose kur ky informacion kërkohet nga organet kompetente sipas ligjit.

Subjektet e të dhënave kanë të drejtën e refuzimit të pëlqimit në çdo kohë për grumbullimin dhe përdorimin e të dhënave të tyre të njoftuara vullnetarisht si dhe të kërkojnë fshirjen e këtyre të dhënave duke ushtruar të drejtën e zgjidhjes së kontratës së lidhur mes palëve.

Duke u njohur me përmbajtjen e kësaj rubrike, subjektet e të dhënave kanë pranuar kushtet dhe termat në lidhje me politikat e privatësisë të ERE.

****Duke klikuar në këtë seksion ju jeni dakord dhe jepni pëlqimin/miratimin tuaj për përdorimin e të dhënave personale, të cilat do të përpunohen në përputhje të plotë me përcaktimet e Ligjit Nr.9887, datë 10.3.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar, aktet nënligjore në fuqi. Deklarimi i rremë shkakton përgjegjësi penale sipas legjislacionit në fuqi.

Të fundit

Njoftim per Mbledhje Bordi date 27.07.2021

24-07-2021 Njoftime

Njoftim per Mbledhje Bordi date 27.07.2021

Lexo më shumë

Rregullorja per procedurat dhe afatet per dhenien e autorizimit nga ERE per ndryshimin e statusit ligjor te te licencuarit ose ndryshimin e ortakut/aksionerit qe kontrollon interesat e te licencuarit

22-07-2021 Konsultime

 Rregullorja per procedurat dhe afatet per dhenien e autorizimit nga ERE per ndryshimin e statusit ligjor te te licencuarit ose ndryshimin e ortakut/aksionerit qe kontrollon interesat e te licencuarit

Lexo më shumë

Newsletter Nr.3

16-07-2021 Njoftime

Newsletter Nr.3

Lexo më shumë

Njoftim per Mbledhje Bordi date 12.07.2021

09-07-2021 Njoftime

Njoftim per Mbledhje Bordi date 12.07.2021

Lexo më shumë

Kodi i Transmetimit

07-07-2021 Konsultime

Kodi i Transmetimit

Lexo më shumë

Kerkese per derrogim ne lidhje me kodin e transmetimit, miratuar me vendimin e Bordit te ERE 186/2017, ndryshuar me vendmimin 129/2018.

05-07-2021 Konsultime

Kerkese per derrogim ne lidhje me kodin e transmetimit, miratuar me vendimin e Bordit te ERE 186/2017, ndryshuar me vendmimin 129/2018.

Lexo më shumë

Kerkese per derrogim ne lidhie me Kodin e Transmetimit, miratuar me vendimin e Bordit te ERE 186/2017, te ndryshuar.

05-07-2021 Konsultime

Kerkese per derrogim ne lidhie me Kodin e Transmetimit, miratuar me vendimin e Bordit te ERE 186/2017, te ndryshuar.

Lexo më shumë

Newsletter Nr.2

02-07-2021 Njoftime

Newsletter Nr.2

Lexo më shumë

Enti Rregullatori Shqiptar i Energjisė (ERE) do tė drejtojė Presidencėn e MEDREG me Presidentin Petrit Ahmeti gjatė periudhės 2021-2022

01-07-2021 Deklarata për Shtyp

Enti Rregullatori Shqiptar i Energjisė (ERE) do tė drejtojė Presidencėn e MEDREG me Presidentin Petrit Ahmeti gjatė periudhės 2021-2022

Lexo më shumë

Formular Ankese

logo
Bulevardi "Bajram Curri", Rruga "Viktor Eftimiu" Nr.1023, Tiranë

Enti Rregullator i Energjisë

Rrjetet Sociale:

Formular ankese