Welcome to ERE

Bulevardi "Bajram Curri",
Rruga "Viktor Eftimiu"
nr.1023, Tirane
Tel&Fax: +355 042222963, 042269590
E-mail: erealb@ere.gov.al

Kliko ketu per vendndodhjen

NA KONTAKTONI

 

  • Home  
  • »  PER ERE  
  • »  Kush jemi ne  
  • »  Cfare eshte ERE  
PRINT Mail
Misioni i Entit Rregullator te Energjise

ERE eshte person juridik publik, i pavarur nga interesat e industrise se energjise dhe nga organet shteterore. ERE eshte krijuar ne vitin 1995 dhe aktualisht funksionon ne baze te ligjit nr. 43/2015, date 30.04.2015 “Per sektorin e energjise elektrike” dhe ligjit nr.102/2015 "Per sektorin e gazit natyror".

Misioni i Entit Rregullator te Sektorit te Energjise eshte:

  • Garantimi i furnizimit të qëndrueshëm dhe të sigurt me energji elektrike të klientëve, nëpërmjet krijimit të një tregu funksional dhe konkurrues të energjisë elektrike, duke marrë në konsideratë interesat e klientëve, sigurinë e cilësinë e shërbimit të furnizimit me energji elektrike dhe kërkesat për mbrojtjen e mjedisit.
  • Rregullimi i marrëdhënieve në veprimtaritë e prodhimit, transmetimit, shpërndarjes dhe furnizimit me energji elektrike, I cili vendos rregullat lidhur me:

a) hapjen, organizimin dhe funksionimin e një tregu konkurrues të energjisë elektrike;

b) pjesëmarrjen në tregun e energjisë elektrike;

c) dhënien e autorizimeve dhe licencave në sektorin e energjisë elektrike;

ç) rregullimin e veprimtarive në sektorin e energjisë elektrike, mbrojtjen e klientëve, sigurinë e furnizimit dhe krijimin e strukturave konkurruese të tregut të energjisë elektrike;

d) integrimin e tregut shqiptar në tregun rajonal dhe atë europian të energjisë elektrike..