Njoftim për Shtyp 29.12.2021

Enti Rregullator i Energjise gjatë ditës së sotme organizoi seancën degjimore publike me qëllim diskutimin me palët e interesit në lidhje me aplikimin e shoqërisë OST sh.a. për tarifën e transmetimit të energjisë elektrike për vitin 2022 dhe periudhën 2022-2024 dhe aplikimit të tarifave të OSSH sh.a., për vitin 2022.

Në këtë seancë dëgjimore, ishin ftuar të gjithë palët e identifikuara të interesit si shoqata konsumatori, shoqata prodhuesish apo tregëtarësh, si dhe cdo institucion tjetër që në funksion të veprimtarisë ka mes të tjerave edhe adresimin e cështjeve të interesit të konsumatorit Shqipëtar. Kjo ishte një seancë publike në të cilën u ftuan të pasqyrojnë aktivitetin por edhe të adresojnë pyetje të gjithë mediat televizive, ato audiovizive si dhe përfaqesues të shtypit të shkruar.

Seanca dëgjimore pati në fokus të saj prezantimin nga ana e përfaqesuesve te OSSH dhe OST te aplikimeve per tarfe si dhe sqarimeve të nevojshme në lidhje me elementët përbërës të këtyre aplikimeve si dhe adresimin e pyetjeve të palëve pjesëmarrëse.

Pjesëmarres në këtë seancë vec aplikuesve dhe medias, ishin Shoqata e prodhuesve shqipëtare, Konfindustria, Shoqata e prodhuesve të energjisë nga burimet e rinovueshme (AREA), Agjencia e mbrojtjes së konsumatorit, Avokati i Popullit etj.

Qëllimi i ERE-s është që në vendimarrjen e saj për shqyrtimin e tarifave të propozuara nga OST dhe OSSH,  të balancojmë interesat e palëve duke mbajtur ne konsiderate që këto tarifa të bazohen në kosto të drejta dhe të argumentuara si dhe të reflektojnë aktet e tjera ligjore në fuqi të tillë si politikat në fushën e burimeve të rinovueshme apo planeve të konsolidimit financiar të sektorit të energjisë dhe detyrimeve që lidhen me shërbimin publik.

Nga ana tjetër ERE synon të ruajë ekulibrat mes palëve të interesit por edhe nevojave të shoqërive që ofrojnë shërbime të rregulluara. Është e rëndesishme për të permbushur misionin e sa më sipër që edhe shoqëria civile apo palët e interesit të luajnë nje rol aktiv në adresimin e problematikave që evidentojnë, nesë gjejnë të tilla, në këto aplikime me qëllim vlerësimin e drejtë të kërkesave për tarifat e transmetimit apo shpërndarjes dhe marrjen e nje vendim marrje sa me te drejte.