Njoftim për Shtyrjen e Seancës Zyrtare Publike

Shoqëria OSSH sh.a., në vijim të aplikimit të tarifave për vitin 2022, ka paraqitur në ERE në datën 16.12.2021 materiale plotësuese në lidhje me këtë aplikim, të cilat i gjeni të publikuara në faqen e ERE në  linkun https://ere.gov.al/sq/publikime/aplikime .

Për sa më sipër, në vijim të njoftimit të ERE nr. 1136 Prot., datë 10.12.2021 për zhvillimin e një seance dëgjimore publike në datën 17.12.2021, me qëllim diskutimin mes palëve në lidhje me aplikimin e shoqërisë OST sh.a. për tarifën e transmetimit të energjisë elektrike për vitin 2022 dhe periudhën 2022-2024 dhe aplikimit të tarifave të OSSH sh.a., për vitin 2022, si dhe për ti dhënë mundësi palëve të njihen me dokumentacionin plotësues të percjellë nga OSSH sh.a. ju bëjmë me dije se kjo seancë do të shtyhet dhe do të organizohet nëpërmjet platformës online sipas modaliteteve të parashikuara në njoftimin sipërcituar, me datë 29.12.2021, ora 10:00.

Duke vlerësuar të rëndësishëm procesin e shqyrtimit të aplikimeve të operatorëve sipërcituar si dhe komenteve të palëve të interesit në lidhe me të, Ju ftojmë të depozitoni me shkrim dhe me email në adresën This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it., pyetjet, opinionet apo sugjerimet në lidhje me këto aplikime jo më vonë se 2 (dy) ditë kalendarike përpara datës së organizimit të saj.