Welcome to ERE

Bulevardi "Bajram Curri",
Rruga "Viktor Eftimiu"
nr.1023, Tirane
Tel&Fax: +355 042222963, 042269590
E-mail: erealb@ere.gov.al

Kliko ketu per vendndodhjen

NA KONTAKTONI

 

  • Home  
  • »  NJOFTIME  
  • »  Njoftime, deklarata per shtyp  
  • »  Deklarata per Shtyp  
PRINT Mail
Deklarate per shtyp date 04.01.2012

Enti Rregullator i Energjise, ne zbatim te kompetencave te tij bazuar ne Ligjin nr. 9072, date 22.05.2003 “Per sektorin e energjise elektrike”, i ndryshuar,  eshte organi i ngarkuar per mbrojtjen e interesave te konsumatoreve te energjise elektrike. Ne funksion te ushtrimit te ketij detyrimi, ERE monitoron ne menyre te vazhdueshme cilesine e sherbimit te ofruar konsumatorit per te garantuar mbrojtjen dhe respektimin e drejtave te konsumatoreve ne kete sektor.

ERE njofton te gjithe konsumatoret te cilet kane qene subjekt i veprimeve te padrejta nga ana e CEZ Shperndarje dhe ankesa e tyre nuk ka gjetur zgjidhje prane kesaj kompanie, te drejtohen prane ERE-se per te paraqitur ankesat lidhur me problemet qe ata ndeshin per leximin, faturimin e energjise elektrike, demin ekonomik  apo cilesine e sherbimit te ofruar.

Per te adresuar ankesen prane ERE pervec rrugeve tradicionale si me poste apo dorazi tani eshte e mundur edhe me ane te rruges elektronike ne adresen e email: 

ankesa@ere.gov.al  

ERE eshte ne monitorim te vazhdueshem te cdo problematike qe i adresohet dhe ne ushtrim te kompetencave te saj, do te vendose per zgjidhjen e tyre, duke informuar ne cdo hap konsumatorėt e energjisė elektrike.