Welcome to ERE

Bulevardi "Bajram Curri",
Rruga "Viktor Eftimiu"
nr.1023, Tirane
Tel&Fax: +355 042222963, 042269590
E-mail: erealb@ere.gov.al

Kliko ketu per vendndodhjen

NA KONTAKTONI

 

  • Home  
  • »  NJOFTIME  
  • »  Njoftime, deklarata per shtyp  
  • »  Deklarata per Shtyp  
PRINT Mail
Deklarate per cmimet 2012-2014
Enti Rregullator i Energjise, ne vijim te komunikimeve me median dhe publikun, njofton:  

Sot, ne daten 7 Dhjetor 2011, ora 12.30, ne zbatim te procedurave dhe detyrimit ligjor do te zhvillohet mbledhja e Bordit te Komisionereve ku nder te tjera do te  shqyrtohen aplikimet e Kompanive qe ushtrojne aktivitet te rregulluar ne sektorin e energjise elektrike, si me poshte:

·        KESH sh.a. - per percaktimin e tarifes se prodhimit te energjise elektrike dhe te tarifes se furnizimit publik me shumice te energjise elektrike, 

·        TEC Vlore sh.a - per aplikimin e percaktimit te cmimit te shitjes se energjise elektrike te Furnizuesi Publik me Shumice.

·        HEC Lanabregas Sh.a. - per percaktimin e tarifes se prodhimit te energjise elektrike.

·        HEC Ulez Shkopet Sh.a. - per percaktimin e tarifes se prodhimit te energjise elektrike.

·        HEC Bistrica 1 Bistrica 2 Sh.a. - per percaktimin e tarifes se prodhimit te energjise elektrike.

·        OST sh.a.  - per percaktimin e tarifes se transmetimit te energjise elektrike. ·        CEZ Shperndarje sh.a. - per percaktimin e tarifes se shperndarjes se energjise elektrike dhe furnizimit publik me pakice per konsumatoret tarifore per Periudhen e Trete Rregullatore 2012-2014.     Kjo mbledhje vjen pas nje procesi te gjate i cili ka nisur me paraqitjen prane ERE-se, me date 1 Shtator 2011, te aplikimeve te Kompanive te mesiperme per miratimin e tarifave dhe cmimeve te reja te energjise elektrike.     Keto aplikime iu nenshtruan nje procesi te gjate te vleresimit te te dhenave, shqyrtimit te kostove dhe monitorimit te te gjithe te veprimtarise se ketyre te licensuarve dhe sherbimeve qe ato ofrojne.  

Ne mbledhjen e sotme te Bordit te Komisionereve te ERE-s do te analizohen  gjithashtu argumentat, llogaritjet, mendimet dhe propozimet e paleve te interesuara te shprehura ne seancen degjimore publike te dates 30.11.2011.  

Me tej ERE do te qendroje ne kontakt me median per bere publike vendimet e Bordit te Komisionereve, lidhur me percaktimin e tarifave dhe cmimet e shitjes se energjise elektrike per periudhen 2012-2014.  

Enti Rregullator i Energjise