Welcome to ERE

Bulevardi "Bajram Curri",
Rruga "Viktor Eftimiu"
nr.1023, Tirane
Tel&Fax: +355 042222963, 042269590
E-mail: erealb@ere.gov.al

Kliko ketu per vendndodhjen

NA KONTAKTONI

 

  • Home  
  • »  Sherbime Konsumatori  
  • »  Formulari i Ankesave  
PRINT Mail
Trajtimi i ankesave
Forma dhe Permbajtja e Ankeses
Cdo person mund te paraqesi ne ERE nje ankese ndaj nje te licensuari sipas formes standarte qe miratohet nga ERE

Ankesa duhet te percaktoje:
  • palen ose palet qe besohet se jane pergjegjese per ceshtjen qe trajtohet ne ankese
  • Veprimin ose mosveprimin qe mendohet se eshte ne kundershtim me ligjet e aplikueshme
  • Perllogaritje te barres financiare, nese ka
  • Veprimin korrigjues, ndihmen apo demshperblimin e kerkuar per demin e shkaktuar
Afatet e trajtimit
ERE brenda 10 diteve i dergon nje kopje te ankeses, pales ose paleve te konsideruara pergjegjese per ceshtjen qe trajtohet ne ankese (i ankimuari)

I ankimuari do te pergjigjet brenda 10 diteve pas njoftimit. I ankimuari do ti dergoje nje kopje te pergjigjes ERE-s dhe nje kopje tjeter ankuesit.

Brenda 20 diteve nga marrja e pergjigjes, kur nuk arrihet zgjidhja e konfliktit, ERE planifikon nje sence degjimi teknike midis paleve ose ne cdo rast mund te kryej verifikimi apo inspektime kryesisht.
Seancat degjimore

ERE gjate ushtrimit te kompetencave te saj si dhe per trajtimin e ankesave te konsumatoreve mund te organizoje disa lloj seancash si me poshte:
  • Seanca te pergjithshme - per marrjen e komenteve nga palet e interesuara lidhur me rregulloret, udhezimet dhe dokumentat e ERE-s.
  • Seancat teknike – per zgjidhjen e ceshtjeve teknike lidhur me tarifat, licensimet, zgjidhjet e mosmareveshjeve apo procedime te tjera te ERE-s.
  • Seanca zyrtare publike – per marrjen e komenteve paleve te interesuarakur ERE eshte ne procesin e percaktimit te tarifave dhe cmimeve per konsumatoret tarifore.
Zhvillimi i seancave degjimore, publikohet ne faqen e interenetit te ERE-s.